Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!

24 Gusht, 2026

Dy dërgesa me qumësht nga Kosova bllokohen në “Bllacë”, AUV-ja: U gjet aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

24 Gusht, 2026

Nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen kundër Covid janë “transmetues të rrjetit 5G”

24 Gusht, 2026

Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli në finalen e Lojërave Mesdhetare: Dy mundësit shkupianë synojnë medaljen e artë

24 Gusht, 2026

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO

24 Gusht, 2026

Shtyhet gjykimi i Grubit

24 Gusht, 2026

Detaje nga rasti në Malishevë – burri dyshohet se vrau gruan, dyshohet se kishte probleme mendore

24 Gusht, 2026

“Në shtator do bllokojmë rrugët, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Rama nuk hiqet me këngë e valle

24 Gusht, 2026

MARLIN SIDA, mjeti i parë detar pa pilot i Turqisë fiton aftësinë e vendosjes së minave

24 Gusht, 2026

VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat…

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë, shkaqet dhe trajtimet natyrale

TV NewsBy TV News13 Gusht, 2025 Lifestyle Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë.

Ka raste që dhimbja shfaqet menjëherë pas ngrënies dhe arsyet janë të ndryshme.

Problemet me tretjen

Problemet me tretjen mund të shkaktojnë dhimbje abdominale pas ngrënies së disa ushqimeve me yndyrë. Dhimbja shoqërohet me fryrje dhe një shije acidike në gojë.

Përpiquni të përtypeni ngadalë dhe pini lëngje pas vakteve dhe jo gjatë tyre. Në raste dhimbjesh përdorni çaj xhenxhefili që ka një efekt qetësues për të gjithë sistemin tretës.

Fryrjet

Fryrjet shkaktojnë kontraktime në stomak sidomos pas të ngrënit. Çaji i nenexhikut ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi.

Gastriti

Ky problem shfaqet si pasojë e inflamacionit të shtresës së stomakut, si pasojë e baktereve, barnave, stresit, alkolit dhe kafeinës. Nëse dhimbja vërehet në zonën e sipërme abdominale, atëherë ajo vjen si pasojë e gastritit.

Lëngu i patates ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut dhe pakësimin e acidit në të gjithë sistemin.

Lëngu përftohet duke shtrydhur pataten e grirë dhe duke e tretur në ujë të vakët.

Ulçera

Një tjetër arsye përse ju dhemb stomaku pas ushqyerjes, mund të jetë ulçera. Lëngu i lakrës është një kurë natyrale dhe efikase kundër saj.

Për më tepër, ju duhet të riktheni ekuilibrat e florës bakteriale duke marrë më shumë probiotikë.

Urthi

Urthi mund të shoqërohet me një dhembje që shtrihet nga stomaku deri në mes të kraharorit. Shmangni domatet, qepët dhe agrumet.

Ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe pikante munden të shkaktojnë urth gjithashtu. Pini ujë para dhe pas vakteve por jo gjatë tyre.

Simptomat e urthit trajtohen edhe me dy lugë gjelle uthull molle të tretur në një gotë me ujë.

Refluksi 

Kjo sëmundje është një formë më e rëndë e urthit që shoqërohet me dëshirën për të vjelle, vështirësi në përtypje, dhimbje kraharori dhe stomaku.

Shmangni çokollatën, ushqimet me yndyrë, kafenë, alkolin, domatet, specat dhe agrumet që irritojnë shtresat e ezofagut. Soda e bukës është një kurë ideale për këto simptoma.

Gurë në tëmth

Dhimbjet e stomakut si pasojë e gurëve të tëmthit ndihen pas ngrënies së ushqimeve me yndyrë. Dhimbjet shfaqen disa orë pas ngrënies.

Ju duhet të pini rregullisht ujë me limon esëll dhe në mbrëmje për të zgjidhur këtë problem.

Ishemia Intestinale

Kjo ndodh kur qarkullimi i gjakut në zorrë bllokohet për arsye të ndryshme.

Simptomat përfshijnë: dhimbje të papritur stomaku, lëvizje të sforcuara të zorrëve, të përziera dhe ethe.

Në këtë rast, rekomandohet që të konsultoheni menjëherë me një mjek

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Ushqyerja, ushtrimet dhe gjumi: si ta zgjasni vërtet jetën tuaj

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Veronika, thesari i natyrës për shëndetin; Si ta përdorni

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Vitamina C, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Lajmet e fundit

Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!

24 Gusht, 2026

Dy dërgesa me qumësht nga Kosova bllokohen në “Bllacë”, AUV-ja: U gjet aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

24 Gusht, 2026

Nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen kundër Covid janë “transmetues të rrjetit 5G”

24 Gusht, 2026

Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli në finalen e Lojërave Mesdhetare: Dy mundësit shkupianë synojnë medaljen e artë

24 Gusht, 2026

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO

24 Gusht, 2026

Shtyhet gjykimi i Grubit

24 Gusht, 2026

Detaje nga rasti në Malishevë – burri dyshohet se vrau gruan, dyshohet se kishte probleme mendore

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.