Autor: TV News
Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të ullirit dhe bimësisë së ndryshme. Në disa raste, u rrezikuan edhe banesat dhe jetët e qytetarëve. Në Krujë, policia identifikoi dhe arrestoi një 19-vjeçar me precedent për drogë, i cili, megjithëse ishte me masë arrest në shtëpi, e shkel këtë masë dhe i vuri zjarrin një sipërfaqe toke në fshatin Barkanesh, pas një konflikti me fqinjët për motive pronësie. Po ashtu, dy persona të tjerë u arrestuan pasi ndezën zjarre në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe…
Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona. Shifrat e viktimave janë më të lartat e regjistruara brenda një jave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pothuajse është në vitin e dytë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përsëriti një ide që palestinezët duhet të largohen nga Gaza. “Ata nuk po dëbohen, do t’u…
Neser me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Steauas së Bukureshtit, e vlefshme në rundin e tretë të Europa League. Sot me fiillim nga ora 18:00, futbollistët e skuadrës rumune do ta zhvillojnë seancën e parë stërvitore. E për ta parë gjendjen nga afër, stadiumin e kanë vizituar edhe disa gazetarë. Siç shkruan gazeta rumune GSO.ro, ata janë ndarë tejet të kënaqur. Sipas kësaj gazete, “Fadil Vokrri” përshkruhet si stadium i pastër dhe i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Përparësi konsiderohet edhe largësia e tifozëve nga fusha, pasi stadiumi është olimpik –…
Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e krijuar. Të premten është publikuar njoftimi që ka sqaruar rrugën që duhet të ndiqet por në fuqi mbetet masa e pezullimit deri në publikimin e aktgjykimit të ri. Nga Kushtetuesja nuk u deklaruan se kur pritet të publikohet aktgjykimi i plotë, por njohësit thonë se procedurat e brendshme që përfshirjnë edhe përkthimin e aktgjykimit në tri gjuhë bën që të ketë vonesa. Vullnet Bugaqku KDI, shprehet: “Afate ligjore e procedurale nuk ka të përcaktuara,…
Vala ekstreme e të nxehtit po thyen rekorde temperaturash në mbarë Evropën dhe po shkakton zjarre të mëdha. Alarme janë lëshuar në pjesë të Spanjës, Greqisë dhe Malit të Zi duke paralajmëruar për rreziqe të konsiderueshme për shëndetin, ndërsa temperaturat kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Në Spanjë, një punonjës i një qendre hipizmi vdiq pasi pësoi djegie të rënda në pranë Madridit. Erërat mbi 70 km/orë shkaktuan flakë pranë shtëpive. Në rajonin veriperëndimor të Spanjës, Castile dhe Leon, u evakuuan pothuajse 4,000 persona dhe u raportuan më shumë se 30 zjarre, me një që kërcënonte Las Médulas, të listuar në…
Nga selia blu, Sali Berisha reagoi për situatën e zjarreve, duke kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Kreu i PD-së hodhi akuza ndaj qeverisë duke e bërë përgjegjëse, ndësa sulmoi edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke e cilësuar si ‘narko’ dhe që ‘vazhdon ahengje nëpër bashki’. “Në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit. Nëqoftëse ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare. Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale. Forcat e armatosura dhe qindra policë përdoren për të…
Qeveritë e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë një grup diplomatik i njohur edhe si E3 informuan Kombet e Bashkuara të martën se ishin gati të aktivizonin një klauzolë në marrëveshjen të vitit 2015 me Irani që do të lejonte rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Republikës Islamike nëse Teherani nuk do të kthehej menjëherë në tryezën e negociatave me bashkësinë ndërkombëtare për këtë çështje, raportoi Financial Times. Qeveria iraniane ishte në bisedime me Shtetet e Bashkuara mbi programin e saj bërthamor kur Izraeli nisi një luftë 12-ditore në qershor, në të cilën ndërhyri edhe ushtria amerikane, duke bombarduar tre objekte bërthamore iraniane.…
Klubet e Liges Premier kanë vendosur t’i bëjnë homazh sulmuesit të ndjerë të Liverpoolit, Diogo Jotës. Sipas BBC-së, të gjitha ndeshjet e raundit hapës të ligës do të fillojnë me një minutë heshtjeje në kujtim të tij. Lojtarët gjithashtu do të mbajnë shirita të zinj në krah gjatë ndeshjeve për të nderuar kujtimin e Jotës. Diogo Jota humbi jetën tragjikisht më 3 korrik në një aksident automobilistik në Spanjë. Në këtë aksident humbi jetën edhe vëllai i tij, Andre Teixeira da Silva, i cili luante për Penafiel në divizionin e dytë të Portugalisë. Para se t’i bashkohej Liverpoolit, Jota kishte…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pranë fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol. Nga përplasja e dy motorëve, ka humbur jetën në vendngjarje 70-vjeçari Urim Çaze, banues në Konispol. Drejtuesi i motorit tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Manchester United është i interesuar për ta përforcuar repartin defensivë dhe Dayot Upamecano është emri i ri në listën e Ruben Amorim. Francezi i Bayern Munich po shihet si një opsion serioz për “Djajtë e Kuq”. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e United po analizojnë mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit 26-vjeçar. Përforcimi i prapavijës mbetet një nga prioritetet kryesore të këtij afati kalimtar. Skuadra e Amorim ka ende punë të papërfunduara në afatin kalimtar dhe po kërkon të zgjidhë dobësitë e shfaqura në sezonet e fundit. Qendra e mbrojtjes është sektori ku pritet ndërhyrja më e madhe. Raportimet e gazetarit gjerman…
