Autor: TV News
Milani ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë zviceran, Zachary Athekame, nga skuadra e Young Boys. Lojtari 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030. Ish-mbrojtësi i Xamax do të mbajë fanellën me numrin 24 te “Rossonerët”. Sipas raportimeve, Milani ka paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Young Boys kanë ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme. Athekame është një lojtar i gjithanshëm në krahun e djathtë, i aftë të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe më…
Aktorja Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me një ceremoni martese përkrah partnerit të saj, Miradit. E njohur për publikun si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe sidomos për rolin e Lizës në serialin shumë të ndjekur Bashkallajk, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë.
Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata. Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump po përpiqet të sigurojë përfitime ekonomike për Uashingtonin duke lehtësuar marrëveshjet e paqes midis vendeve të tjera, sipas Politico. “Me secilën prej këtyre marrëveshjeve të paqes, ka pasur njëfarë përfitimi ekonomik për Amerikën”, citoi gazeta një zyrtar të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë. Sipas individëve pranë Trump, lehtësimi i marrëveshjeve midis vendeve në konflikt është në përputhje me qasjen “Amerika e Para” të republikanit, pasi ai kërkon të lidhë marrëveshjet e paqes me marrëveshjet tregtare, si në rastin e Armenisë dhe Azerbajxhanit. Sipas një zyrtari të administratës së Uashingtonit, Trump gëzon rolin e paqebërësit. Ai…
Edhe mbrëmjen e së enjtes, disa qytete të Serbisë u “pushtuan” nga protesta masive. Përplasje të forta janë regjistruar në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Valjevo. Në Novi Sad, protestuesit hynë me forcë në ambientet e Partisë Progresive Serbe, duke thyer xhamat, dëmtuar pajisjet dhe hequr kamerat e sigurisë. Ndërkohë, në Beogradin e Ri, një grup i vogël demonstruesish hodhi fishekzjarrë drejt ambienteve të partisë së presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa disa kontejnerë iu vunë flakës. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Përleshje të mëdha janë raportuar edhe përpara Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, ku protestuesit janë përplasur…
Inigo Martinez ka folur për bisedën që pati me Cristiano Ronaldon pas transferimit te Al-Nassr. 34-vjeçari surprizoi botën e futbollit kur vendosi të ndërpriste kontratën me Barcelonën për t’u bashkuar me skuadrën e Al-Nassr me parametër zero. Mbrojtësi spanjoll ka pranuar më pas se vendimi i tij kishte motivim financiar, duke përshkruar pagën e tij të re si të papërballueshme për t’u refuzuar. “Kam një ndjesi të mirë. Ai më priti kur mbërrita në Portugali për stërvitjet e parasezonit dhe arritëm të bisedonim. Ai është i gëzuar dhe ndjej një atmosferë pozitive brenda grupit”, ka thënë Martinez. Martinez është një…
Francesk Mecaj personi i arrestuar për trafik armësh me Italinë është lënë në burg pa afat. Gjykata e Lezhës e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 30 vjeçarit që rezulton me prevedent penal në vendin fqinj. Ai u arrestua pak ditë më parë në malësi të madhe si personi që kishte futur armë zjarri në një valixhe me qëllim trasportimin e tyre. Burime bëjnë me dije se indiciet erdhën nga një informacion I mbërritur Guardia di finanza. Thuhet se është bërë ndalimi i dy shoferëve të autobusit pasi në një valixhe brenda bagazhit të tyre u gjetën amrë zjarri dhe municione.…
Mesfushori shqiptar Kastriot Imeri, ka kompletuar transferimin tek klubi zviceran Thun në formë huazimi nga Young Boys. Pas përfundimit të periudhës së huazimit, Thuni do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij të plotë. Njoftimi i plotë i Thun: FC Thun ka nënshkruar me mesfushorin ofensiv Kastriot Imeri në formë huazimi për një sezon nga BSC Young Boys. Pas përfundimit të huazimit, FC Thun ka një opsion blerjeje për lojtarin. 25-vjeçari nga Gjeneva u transferua para tre vitesh në kryeqytet nga klubi i tij i parë, Servette, pas një sezoni mbresëlënës. Pas një sezoni të parë solid, ai…
Protestues me flamuj ukrainas dhe pankarta janë mbledhur në Anchorage, ku më vonë sot, Donald Trump dhe Vladimir Putin do të diskutojnë konfliktin në Ukrainë. Ndërsa makinat që kalonin sinjalizonin mbështetjen e tyre, numri i demonstruesve u rrit, duke u shtrirë përgjatë një autostrade në Anchorage. Demonstrata u organizua nga organizata për drejtësi sociale “Stand Up Alaska”, e cila postoi në mediat sociale më parë këtë javë: “Komunitetet e Alaskës janë të bashkuara. Ne nuk duam kriminelë lufte këtu lart.”Një banderolë e madhe e mbajtur nga rreth dhjetë persona shkruante: “Ukraina dhe Alaska – Rusia kurrë më!”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë sot një takim historik në Alaska, i paralajmëruar prej disa javësh, me theks të veçantë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas agjendës së publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump do të niset nga Uashingtoni në orën 06:45 të mëngjesit sipas orës lokale (EDT) dhe do të mbërrijë në Anchorage të Alaskës. Takimi me presidentin Putin është planifikuar të nisë në orën 11:00 me kohën lokale (20:00 BST) dhe pritet të zgjasë rreth shtatë orë. Pas përfundimit të bisedimeve, Trump do…
