Autor: TV News

Real Madrid ka një plan të qartë në rast se arrihet shitja e Rodrygos, i cili është në shënjestrën e Manchester Cityt dhe Pep Guardiolës. Klubi do të nisë menjëherë ndjekjen për të transferuar Ibrahima Konate nga Liverpool dhe Adam Wharton nga Crystal Palace. Mesfushori i ri anglez konsiderohet si pjesë kyçe për të përforcuar mesfushën e Realit. Ai është lojtar defensiv, por me vizion të shkëlqyer loje, duke regjistruar një saktësi pasimesh prej 87 për qind dhe duke spikatur në rikuperimin e topave. Qendërmbrojtësi francez në anën tjetër është përzgjedhur për të sjellë forcë fizike dhe eksperiencë ndërkombëtare në…

Read More

Pas situatës së rëndë të shkaktuar nga zjarret në disa zona të vendit, veçanërisht në Gramsh, Delvinë dhe Himarë, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë për të mbështetur blegtorët e dëmtuar, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme koncentrati për ushqimin e bagëtive. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se në mbështetje të blegtorëve të bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 tonë koncentrat për ushqimin e bagëtive. Ndërkohë, theksoi ai, në Delvine dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 tonë koncentrat. Në bashkitë e prekura ka nisur edhe…

Read More

Protestat kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë vazhduar edhe mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin serb, duke u shoqëruar me tensione të larta dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas mediave vendase, përfshirë nova.rs, përplasjet më të ashpra ndodhën pranë Fakultetit të Drejtësisë, ku protestuesit hodhën fishekzjarre dhe mjete të forta, ndërsa në sfond dëgjoheshin goditje topash dhe shpërthime, duke e kthyer zonën në një skenë kaotike që ngjante me një zonë lufte. Forcat policore, përfshirë brigadat e ndërhyrjes së shpejtë, u vendosën përgjatë Bulevardit “Mbret Aleksandër” dhe rrugëve përreth për të shpërndarë turmat dhe për të…

Read More

Udhëheqësit evropianë iu bashkuan thirrjes telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky pas samitit të Alaskës, në një shkëmbim që “zgjati më shumë se një orë”, tha qeveria franceze në një deklaratë. Në telefonatë morën pjesë Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kryeministria italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti polak Karol Nawrocki, sipas Pallatit Elysee. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Ursula von der Leyen e Bashkimit Evropian gjithashtu iu bashkuan thirrjes. Zelensky tha se foli me Trumpin kokë më kokë për…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të hënën do të zhvillojë një takim në Uashington me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me qëllim diskutimin e mënyrave konkrete për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një postim në Telegram, Zelensky u shpreh “mirënjohës për ftesën”, duke nënvizuar gatishmërinë e vendit të tij për të bashkëpunuar me të gjitha palët që mbështesin paqen. “Ukraina konfirmon se është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha forcat për arritjen e paqes. Presidenti Trump më informoi për takimin e tij me udhëheqësin rus dhe për pikat kryesore të diskutimit të…

Read More

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Mollaj të Korçës, ku si pasojë e një konflikti fizik, një28-vjeçar u godit me thikë nga  nga një 41-vjeçar. Në pranga u vu autori 41-vjeçar, i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vihen në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes. Gjithashtu u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë). Njoftimi zyrtar Shërbimet e Policisë,…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për Fox News, deklaroi se pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin, marrëveshja për armëpushim në Ukrainë është “tani në dorën e Zelenskyt”. “Jemi shumë afër një marrëveshjeje,” tha Trump për gazetarin Sean Hannity, duke shtuar: “Ukraina duhet ta pranojë. Mund të thonë edhe jo.” Ai bëri të ditur se hapi i ardhshëm është një takim trepalësh mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin. “Të dy më duan aty – dhe unë do jem,” theksoi Trump, duke u shprehur optimist se paqja mund të vijë “brenda një…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “jashtëzakonisht produktiv” takimin me presidentin rus Vladimir Putin, zhvilluar në Anchorage të Alaskës. Pas rreth tre orësh negociata me dyer të mbyllura, Trump u shpreh se është bërë përparim i madh, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Ramë dakord për shumë pika, disa janë të vogla, njëra është shumë e rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se “do të nisin telefonatat me NATO-n dhe presidentin Zelensky” për t’i informuar mbi bisedimet. Trump nuk dha detaje për çështjet e diskutimit, por shprehu optimizëm për arritjen…

Read More

Pirja e ujit është një veprim i thjeshtë, me një mori përfitimesh për shëndetin fizik dhe mendor. Por kujdes, nuk është vetëm çështja se sa ujë pini, por edhe kur e pini atë, për të përmirësuar shëndetin tuaj. Pirja e ujit mund të bëjë ndryshimin midis ndjenjës së lodhjes ose të energjisë, midis lëkurës së lodhur dhe lëkurës që shkëlqen, midis urisë së pakontrolluar dhe një metabolizmi më aktiv. Sipas disa studimeve, ka momente strategjike kur pirja e alkoolit mund ta ndihmojë trupin të funksionojë më mirë, të rregullojë ritmet e brendshme dhe t’i japë një shtysë konkrete mirëqenies së…

Read More

Pas një vere të mbushur me merkato, përgatitje dhe pritje të zjarrtë nga tifozët, Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26. Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, aty ku Liverpooli do të përballet sonte me Bournemouth-in, në një duel që pritet të sjellë emocion dhe intensitet që në javën e parë. “Reds” do të synojnë mbrojtjen e titullit të kampionit, pas një sezoni fantastik. Me përforcimet e shumta dhe me një mungesë të madhe – Diogo Jotan i cili vdiq tragjikisht disa javë më parë do t’i mbledhin forcat për ta zhvilluar një sezon tjetër madhështor.…

Read More