Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump fton Zelensky-n në Uashington, takimi do të zhvillohet të hënën

TV NewsBy TV News16 Gusht, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të hënën do të zhvillojë një takim në Uashington me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me qëllim diskutimin e mënyrave konkrete për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një postim në Telegram, Zelensky u shpreh “mirënjohës për ftesën”, duke nënvizuar gatishmërinë e vendit të tij për të bashkëpunuar me të gjitha palët që mbështesin paqen.

“Ukraina konfirmon se është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha forcat për arritjen e paqes. Presidenti Trump më informoi për takimin e tij me udhëheqësin rus dhe për pikat kryesore të diskutimit të tyre. Është e rëndësishme që ndikimi i Shteteve të Bashkuara të reflektohet realisht në zhvillimet e situatës,” deklaroi Zelensky.

Takimi i pritshëm në Uashington vjen pas takimit të zhvilluar në Alaskë mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin — takim që ka ngjallur interes dhe debate në skenën ndërkombëtare. Kjo do të jetë reagimi i parë publik i Zelenskyt pas kësaj ngjarjeje.

Në deklaratën e tij, Zelensky shtoi:

“Të hënën do të takohem me Presidentin Trump në Uashington, për të diskutuar në detaje hapat e nevojshëm për ndalimin e luftës dhe vrasjeve. Jam thellësisht mirënjohës për këtë ftesë.”

Ndërkohë, pas bisedës telefonike me presidentin ukrainas, Trump ka zhvilluar komunikime edhe me liderët e NATO-s, përfshirë një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe krerë të tjerë europianë, për t’i informuar mbi detajet e bisedimeve me presidentin Putin.

Ky raund i ri diplomatik shënon një përpjekje të intensifikuar për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të eksploruar mundësitë për një zgjidhje paqësore.

/vizionplus.tv

Lexuar: 50

Lajme te ngjashme

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.