Autor: TV News

Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Ajo pasqyron një harmoni të rrallë mes arkitekturës dhe peizazhit natyror. E vendosur mbi kodra me pamje mahnitëse mbi detin Jon, ajo ruan kujtimet e një jete të thjeshtë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të zonës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale videon promovuese të Pandeli Cecos, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video Reels “Wanderlust in Albania 2” të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. “Një udhëtim në Qeparo, midis blusë së Jonit dhe…

Read More

Barcelona rikthehet sonte në fushën e lojës për të luajtur javën e parë të La Ligas. Kampionët e Spanjës do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Mallorcan. Skuadra e Vedat Muriqit pret katalanasit në orën 19:30 me një mision tepër të vështirë, të ndalojnë kampionët. Më pas në orën 21:30 do të zhvillohet takimi tjetër Alaves-Levante. Ja formacionet zyrtare: Mallorca XI: Leo Roman; Jaume, Raillo, Valjent, Mojica; Morlanes, Sánchez; Darder, Pablo Torre, Asano; Muriqi. Barcelona XI: Joan García; Eric García, Araujo, Pau Cubarsí, Balde; Pedri, De Jong; Lamine Yamal, Fermín, Raphinha; Ferran Torres. /GazetaBlic Sport/ The post Formacionet…

Read More

Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald Trump, atij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tyre rus, Vladimir Putin, pasi në një samit të mbajtur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Alaskë, më 15 gusht, palët nuk kanë arritur marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë. E përditshmja amerikane, New York Times, i ka cituar disa zyrtarë evropianë t’i kenë thënë se edhe liderët evropianë janë ftuar për të marrë pjesë të hënën në Uashington, në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt. Në një deklaratë të nënshkruar…

Read More

Përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Hama vazhdojnë, teksa zjarret për shpërthejnë në të gjithë Sirinë perëndimore. Siria që tre ditë po lufton me zjarre pyjore në shkallë të gjerë në provincat Hama, Homs, Tartus dhe Latakia, të cilat po shkaktohen nga nxehtësia ekstreme që ka përfshirë vendin. Pavarësisht mbështetjes nga helikopterët e ushtrisë siriane, përpjekjet për shuarjen e zjarreve po pengohen rëndë nga erërat e forta, terreni i rëndë dhe burimet e kufizuara të ujit. Ministri sirian i Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed al-Saleh, tha se zjarret në shumë zona ishin vënë nën kontroll dhe se ekipet e…

Read More

Skuadra e Tottenham e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin e ri në Premier League. Londinezët janë në avantazh prej 3 me 0 ndaj Burnley, shkruan GazetaBlic Sport. Fokusi në këtë takim ishte tek goli i realizuar nga Richarlison, respektivisht goli i tij i dytë personal në ndeshje, i cili ishte i jashtëzakonshëm. Ja pamjet: VIDEO.

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin, ka reaguar për takimin që mbajti me Trump në Alaskë. Pas kthimit në Rusi presidenti rus tha se diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë me homologun e tij amerikan.Lexo edhe :Related Posts Vladimir Putin deklaroi se vizita e tij në Alaska ishte “e dobishme dhe në kohën e duhur”. “Patëm mundësinë, të cilën e shfrytëzuam, për të folur për shkaqet që shkaktuan krizën. Është pikërisht eliminimi i këtyre shkaqeve të thella që duhet të formojnë bazën e zgjidhjes”, tha Putin. Udhëheqësi rus deklaroi gjithashtu se biseda që pati me Donald Trump ishte “e sinqertë dhe thelbësore”.

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë. Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese. Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa.

Read More

Armando Broja nuk është as në stol për Burnley, që sot po luan në transfertën e Totenhem. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje. Burnley e beson Brojën si një element të rëndësishëm për të ardhmen. Duhet thënë se nuk vuan nga ndonjë dëmtim, ndërsa në momentin që do të jetë gati për të përballuar ndeshjen do të kthehet në fushën e blertë.

Read More

Presidenti Zelensky ka lëshuar një deklaratë tjetër pas takimit të Trump me Putinin, duke këmbëngulur se “duhet të arrihet paqja e vërtetë” dhe jo “thjesht një pauzë tjetër midis pushtimeve ruse”. Komentet e tij vijnë pasi një marrëveshje armëpushimi dështoi të materializohej nga bisedimet në Alaska, në të cilat presidenti ukrainas nuk ishte i ftuar. Presidenti i SHBA-së, Trump, ka thënë që të gjitha palët bien dakord që duhet të ndjekin një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, duke anashkaluar një marrëveshje të mundshme armëpushimi paraprakisht. Zelensky, i cili do të takohet me Trump në Uashington të hënën, foli me…

Read More

Kryeministri Sir Keir Starmer sapo ka lëshuar një deklaratë në lidhje me samitin e Trump dhe Putin. “Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë sjellë më afër se kurrë më parë përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë”, filloi ai, duke shtuar: “Udhëheqja e tij në përpjekje për t’i dhënë fund vrasjeve duhet të përgëzohet.” Ai tha se hapi tjetër duhet të jenë bisedimet e mëtejshme që përfshijnë Zelenskyy-n, pasi “rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të”. Ai tha se garancitë e sigurisë së Evropës dhe SHBA-së për Ukrainën do të ishin thelbësore në “pengesimin…

Read More