Autor: TV News
Barcelona rikthehet sonte në fushën e lojës për të luajtur javën e parë të La Ligas. Kampionët e Spanjës do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Mallorcan. Skuadra e Vedat Muriqit pret katalanasit në orën 19:30 me një mision tepër të vështirë, të ndalojnë kampionët. Më pas në orën 21:30 do të zhvillohet takimi tjetër Alaves-Levante. Një tjetër sfidë interesante në javën e parë të kampionatit spanjoll, është ajo mes Valencias dhe Real Sociedadit që do të zhvillohet po në orën 21:30. Ja formacionet e mundshme: Mallorca: Roman; Morey, Raillo, Valjent, Mojica; Morlanes, Mascarell; Asano, Darder, Torre; Muriqi…
Një zyrtar i lartë ukrainas ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, se me propozimin për zëvendësimin e armëpushimit me një “marrëveshje paqeje”, ai në fakt po përkrah qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin. Oleksandr Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në parlamentin ukrainas, deklaroi për Reuters se Trump “fatkeqësisht ka marrë anën e Putinit dhe kjo ishte kërkesa e tij.” Sipas Merezhkos, ideja e një marrëveshjeje paqeje që përjashton një armëpushim paraprak është problematike, pasi sipas konceptit të Putinit, ajo nënkupton: Pengimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, -Pranimin e kërkesave për “denazifikim” dhe “demilitarizim”, -Zbatimin e një…
Mbrëmja e 15 gushtit në Librazhd është shndërruar tashmë në një traditë të veçantë: “Nata e Mërgimtarit”. Për të tretin vit me radhë, kjo festë u organizua në sheshin qendror të qytetit, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe emocionuese për qindra qytetarë dhe emigrantë të rikthyer për pushime. E konceptuar si një homazh për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit, por që mbajnë gjallë lidhjet me vendlindjen, festa mblodhi bashkë banorë të zonës, familjarë dhe mërgimtarë, të cilët përjetuan një mbrëmje të mbushur me muzikë, ngjyra dhe ndjenja. Në skenën e improvizuar në qendër të qytetit performuan artistë…
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, ku janë përfshirë dy vetura me targa lokale. Një nga viktimat, femër kosovare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. “Rr. Adem Jashari, Malishevë 15.08.2025 – 13:39. Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet…
Yjet kanë fjalën edhe në verë. Më në fund është koha e vitit kur ne të gjithë planifikojmë pushimet tona verore, ekskursionet dhe udhëtimin tonë. Disa mund të shkojnë me pushime me familjen e tyre, ndërsa të tjerë planifikojnë një udhëtim me miqtë e tyre. Megjithatë, nëse besoni te shenjat e horoskopit, duhet të keni kujdes se me cilët njerëz zgjidhni të shkoni me pushime, pasi shenja e tyre e zodiakut mund ta bëjë të gjithë udhëtimin një dështim të plotë. Po, disa tipare të disa shenjave mund ta bëjnë pothuajse të pamundur kohën e mirë. Ndërsa vapa rritet, gjithçka…
Pas takimit mes kreut të Kremlinit, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ka ardhur edhe reagimi i Europës. Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit francez Macron, Kryeministres së Italisë Meloni, Kancelarit gjerman Merz, Kryeministrit britanik Starmer, Presidentit finlandez Stubb, Kryeministrit të Polonisë Tusk, Presidentit të Këshillit Evropian Costa dhe asaj të Komisionit, von der Leyen, thuhet se udhëheqësit janë informuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë në lidhje me bisedimet. Sipas tyre, hapi i radhës duhet të jetë një takim ku i pranishëm të jetë edhe Zelensky. “Presidenti Trump na informoi ne dhe Presidentin Zelensky pas takimit të…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Perlat të Sukthit, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy komshinjve përfundoi me një tentativë vrasjeje. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Benard Shkajoti, 32 vjeç, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë komshiun e tij duke e përplasur me makinë. I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Durrës Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth,…
Sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Federico Chiesa, ka deklaruar se është i lumtur te Liverpooli dhe ka falënderuar trajnerin Arne Slot për fjalët inkurajuese, ndërsa goli i tij i parë në Ligën Premier iu dedikua në mënyrë të natyrshme Diogo Jotës. Chiesa pritej të largohej këtë verë pas një sezoni të vështirë debutues, ku u përball me mungesë minutash, rënie forme dhe probleme fizike. Megjithatë, mbrëmë ai hyri nga stoli në një moment kyç, kur rezultati ishte 2-2 kundër Bournemouth, dhe me një goditje fluturimthi riktheu Liverpoolin në avantazh 3-2, përpara se Mohamed Salah të vuloste fitoren 4-2. “Mendimi im…
Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj. Ai deklaroi se në muajin qershor të vitit 2025 janë regjistruar 14770 punonjës më shumë të deklaruar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një rritje domethënëse që vjen si rezultat i një kombinimi të politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe përforcimit të kontrolleve për informalitetin. Ministri Malaj vlerësoi këtë progres si një tregues të qartë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar…
Të paktën 320 persona kanë humbur jetën në 48 orët e fundit si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve masive që kanë goditur pjesën veriore të Pakistanit, sipas një bilanci të ri të publikuar nga autoritetet pakistaneze. Shifra e përgjithshme e viktimave që nga fillimi i sezonit të musoneve, në fund të qershorit, ka arritur tashmë në më shumë se 600 të vdekur në të gjithë vendin. Ndër zonat më të goditura është provinca malore Khyber Pakhtunkhwa, që ndodhet në kufi me Afganistanin. Sipas autoritetit lokal të menaxhimit të fatkeqësive, vetëm në këtë provincë janë regjistruar 307 viktima. Floods…
