Autor: TV News

SHBA-të janë gati për të qenë pjesë e garantuesve të sigurisë për Ukrainës, thotë kancelari gjerman Friedrich Merz. Në një deklaratë për ZDF, ai u shpreh: “Lajmi i mirë është se Amerika është gati të marrë pjesë në garancitë e sigurisë dhe nuk po ua lë vetëm europianëve.” Sa i përket udhëtimit të ardhshëm të Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, Merz tha se pas kësaj duhet të mbahet një takim tripalësh sa më shpejt të jetë e mundur mes Zelensky, Putin dhe Trump me synimin për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. “Nëse funksionon, ia vlen më shumë sesa një…

Read More

Barcelona rikthehet sonte në fushën e lojës për të luajtur javën e parë të La Ligas. Kampionët e Spanjës do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Mallorcan. Skuadra e Vedat Muriqit pret katalanasit në orën 19:30 me një mision tepër të vështirë, të ndalojnë kampionët. Më pas në orën 21:30 do të zhvillohet takimi tjetër Alaves-Levante. Ja formacionet zyrtare: Mallorca XI: Leo Roman; Jaume, Raillo, Valjent, Mojica; Morlanes, Sánchez; Darder, Pablo Torre, Asano; Muriqi. Barcelona XI: Joan García; Eric García, Araujo, Pau Cubarsí, Balde; Pedri, De Jong; Lamine Yamal, Fermín, Raphinha; Ferran Torres. /GazetaBlic Sport/

Read More

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina të cilat u përplasën kokë më kokë. Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, një prej të cilëve më rëndë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar një të shkëlqyer dhe të suksesshëm takimin me homologun rus, Vladimir Putin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump shprehet që nëse gjithçka shkon sipas plani, mund të ketë takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky dhe të arrihet marrëveshje për paqe. “Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe me disa udhëheqës evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, shumë të respektuar. U vendos nga të…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump pati me homologun ukrainas, pas samitit të Alaskës. Reuters raporton se Zelensky ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe ka refuzuar të lëshojë territorin e pushtuar tashmë në pjesën më të madhe të tij, në duart e rusëve. Presidenti Putin mësohet se ka kërkuar pikërisht Donbasin në takimin me Trump për të ndaluar avancimin e trupave të tij më…

Read More

Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi 130 të tjerë. Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës. Ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të tjerë u nxorën gjatë natës. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, një punishte baruti në objekt u përfshi nga flakët dhe shkaktoi shpërthimin. Nga të plagosurit, 29 mbetën në spital , 13 në Ryazan dhe 16 u transportuan në qendrat mjekësore në Moskë. Autoritetet rajonale thanë se tre persona…

Read More

Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo. Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës, ka xhiruar gomat dhe është larguar. Ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar. Ai ka ndaluar ka dalë nga makina…

Read More

Sot ka filluar edicioni i ri i garave në Ligën e Parë. Vëllaznimi ka triumfuar me rezultat 4 me 2 ndaj Feronikelit ’74, kurse Liria triumofi me shifrat 1 me 3 ndaj Rilindjës, shkruan GazetaBlic Sport. Fitore siguroi edhe Trepça ndaj Istogut, kurse Besa dhe Vushtrria barazuan 1 me 1. Ja rezultatet e plota /GazetaBlic Sport/ The post Shumë gola në ndeshjet e xhiros hapëse në Ligën e Parë, ja rezultatet e plota appeared first on GazetaBlic.

Read More

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur. Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor. Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit. Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet. Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të…

Read More