Autor: TV News
Vijon monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili. Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas…
Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re. Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez. Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të…
Vitet e fundit gjyqtarët kosovar në vazhdimësi kanë ndarë drejtësinë në garat evropiane. Por për herë të parë në histori, gjyqtarët kosovarë do të drejtojnë një ndeshje të fazës “play-off” në garat e UEFA-s. Genc Nuza si gjyqtar kryesor së bashku me asistentë e tij, Bujar Selimaj e Granit Hyseni dhe gjyqtar i katërt, Burim Jahmurataj, do të gjykojnë ndeshjen përballjen Strasbourg – Brondby, e vlefshme për play-offin e Conference League, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Stade de la Meinau” në Francë. Asistent në VAR do të jetë gjyqtari tjetër kosovar, Dardan Çaka. Genc Nuza për…
Policia ka identifikuar dhe arrestuar 25-vjeçarin ne Durres si i dyshuar për plagosje te rëndë me sende të forta një person gjatë nje konfliktit të çastit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar. I arrestuari është Kristo Domi, kurse i plagosuri Gëzim Muka, që ka dëmtime serioze në pjesën e kokës. I dëmtuari gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë. Pas veprimeve paraprake, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. “Në…
Europa diskuton fatin e Ukrainës, dilema mes udhëheqësve për armëpushimin dhe lëshimin e territoreve
Ndërsa Uashingtoni po përgatitet të mirëpresë Volodymir Zelenskyn për bisedime vendimtare me Donald Trump të hënën, udhëheqësit europianë nga koalicioni i vullnetarëve do të zhvillojnë një konferencë online këtë të diel. Ajo do të bashkëdrejtohet nga kryeministri britanik Starmer, presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Scholz dhe pritet të nxjerr një qëndrim të përbashkët nëse Europa do të mbështesë një armëpushim apo një marrëveshje paqeje të përhershme. Europianët dhe Ukraina kanë kërkuar deri tani një marrëveshje armëpushimi që do të ndalonte luftimet, ndërsa presidenti Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për armëpushim dhe ka thënë se palët duhet…
Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në një zonë të thepisur, në vendin e quajtur “Filikurë”. Sot, pas marrjes së njoftimit se një turiste çeke, gjatë zbritjes me litar në terren shkëmbor, ishte rrëzuar dhe kërkonte ndihmë, shërbimet e patrullës së Rendit dhe ato të Policisë Kufitare organizuan punën dhe kaluan menjëherë në vendin e raportuar. Pas lokalizimit të turistes, u bë e mundur zbritja e saj në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare drejt portit…
Lionel Messi po vazhdon me formë fantasike në kampionatin amerikan. Sulmuesi argjentinas mbrëm shënoi një tjetër gol në fitoren 3-1 të Inter Miamit, në ndeshjen ndaj Los Angeles Galaxy. 38-vjeçari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, shënoi gol në minutën e 84-të, derisa pesë minuta më pas bëri edhe një asisitm për Luis Suarezin. Messi kryeson listën e golashenuesve në MLS me 19 gola të shënuara këtë sezon, ndërsa regjistron edhe 11 asistime. Magical Messi 🪄 Number 19 on the year. pic.twitter.com/nO1WNoq4cy — Major League Soccer (@MLS) August 17, 2025
Ukraina po përballet me luftime të vazhdueshme dhe goditje ajrore që vijojnë të shkaktojnë viktima dhe shkatërrime. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se forcat e saj shkatërruan dhe interceptuan 300 dronë ukrainas gjatë natës, sipas raportimit nga agjencia shtetërore e lajmeve Interfax. Njëkohësisht, sipas kësaj agjencie, trupat ruse goditën edhe depot e raketave taktike “SAPSAN”, të cilat Russia i përshkruan si të mbështetura nga NATO. Deri më tani, këto pretendime nuk janë verifikuar nga burime ndërkombëtare të pavarura.
Udhëheqësit evropianë që përbëjnë “koalicionin e të vullnetshmëve” janë duke u përgatitur për një video-konferencë të rëndësishme të dielën, para se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të udhëtojë për në Uashington për t’u takuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Kjo konferencë synon të përshpejtojë arritjen e një marrëveshjeje paqësore për Ukrainën dhe të sigurojë një angazhim të fortë nga SHBA për mbështetje të mëtejshme. Koalicioni, i cili është i bashkëkryesuar nga liderët evropianë Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz, ka si qëllim të bashkojë shtetet evropiane për të siguruar një marrëveshje që do të mbrojë Ukrainën në procesin e paqes…
Premierliga angleze sot vazhdon me tre ndeshje tjera interesante. Vëmendja kryesora do të jetë te deri mes Manchester United dhe Arsenalit, e cila nis nga ora 17:30. Trajneri i ”djajve të kuq”, Ruben Amorim ka thënë se skuadra e tij është gati për sezonin e ri dhe të përgatitur për ti mposhtur ”topçinjtë”. ”Jemi gati për sezonin. Jemi të përgatitur për të fituar kundër Arsenalit. Kam besim. E di që në disa momente do të kemi vështirësi. Është një ndeshje kundër Arsenalit, kështu që do të kemi vështirësi në disa momente. Jemi më të përgatitur dhe mendoj se kemi më…
