Autor: TV News

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur paraditen e sotme në një ullishte në fshatin Gjocaj në bashkinë e Peqinit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të mbështetura edhe nga banorët e zonës u bë e mundur që flakët të izoloheshin dhe të shmangej përhapja e tyre drejt zonës së banuar. Zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht brenda më pak se dy orësh, duke shmangur dëme më të mëdha. Gjatë kësaj jave, në territorin e bashkisë Peqin janë regjistruar të paktën 15 vatra zjarri, prej të cilave pesë kanë qenë me përmasa të konsiderueshme.Ndërkohë në gjashtë bashkitë…

Read More

Pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe liderët evropian, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka deklaruar se ka nisur bisedimet për një takim tre palësh. “Në përfundim të takimeve, e thirra Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky. Pas këtij takimi, do të kemi një Trilat, ku do të jenë të dy Presidentët, plus unë. Përsëri, ky ishte një hap shumë i mirë dhe i hershëm për një luftë që ka vazhduar për gati katër vjet. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari…

Read More

Robert Lewandowski ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së Topit të Artë dhe ka përsëritur dyshimet e ngritura së fundmi nga Cristiano Ronaldo, duke sugjeruar se çmimi “The Best” i FIFA-s mund të jetë më i besueshëm se çmimi i France Football. Duke folur për BBC-në, sulmuesi i Barcelonës tha se disa lojtarë të Barcelonës meritojnë njohje këtë vit bazuar në performancat e tyre. “Ka pretendentë të fortë nga Barcelona që meritojnë vlerësim”, ka thënë fillimisht Lewandowski. Lewandowski gjithashtu vuri në dyshim se cili çmim individual kishte më shumë vlerë në futbollin modern. “Nuk e di se cili është më i…

Read More

Milorad Dodik ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin që ia heq mandatin si president i Republikës Serbe, duke theksuar se do të vazhdojë të veprojë si udhëheqës i këtij entiteti të Bosnjë dhe Hercegovinës. “Nuk do ta pranoj këtë vendim. Do t’i qëndroj besnik vullnetit të popullit serb. Ju jeni sjellë me arrogancë dhe prisni që unë të nënshtrohem. Kjo nuk do të ndodhë. Unë mbetem president i Republikës Serbe – shkruani çfarë të doni. Jam zgjedhur nga populli dhe nuk do të zëvendësohem nga ndonjë administratë e huaj”, u shpreh Dodik në platformën X. Ai gjithashtu akuzoi…

Read More

Kina tha se “mbështet të gjitha përpjekjet” për paqe, pas një takimi në Uashington midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky dhe njoftimit të një samiti të mundshëm midis presidentit ukrainas dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. “Kina gjithmonë ka besuar se dialogu dhe negociatat janë e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të zgjidhur krizën ukrainase. Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për paqe”, tha Mao Ning, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze. Kina ka ndjekur një qasje të ekuilibruar, por mjaft të kundërshtueshme dhe strategjike ndaj konfliktit në Ukrainë, duke u përpjekur vetë të pozicionohet si ndërmjetëse pa e…

Read More

Barcelona po përgatitet të nënshkruajë Alessandro Bastonin nga Interi në afatin kalimtar të verës 2026, e cila do të ishte një nga marrëveshjet më të mëdha në futbollin evropian në vitet e fundit dhe një shtesë e nevojshme për katalunasit. Joan Laporta, Deco dhe Hansi Flick bien dakord se mbrojtësi i Interit i përshtatet profilit që ata po kërkojnë pas largimit të Inigo Martinez në Arabinë Saudite për të luajtur për Al Nassr. Në moshën 26-vjeçare, Bastoni e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës. Ai ka fituar dy tituj të Serie A dhe është…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se “në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës”. Ministri bëri të ditur se kishte vizituar anijen përpara nisjes, duke përcjellë…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë kanë mbërritur në shtëpinë e bardhë për një takim historik ku pritet të vendoset mbi fatin e ukrainës dhe luftës me Rusinë. Takimi i parë është Trump-Zelensky, i planifikuar të zgjasë rreth dy orë më pas do të bashkohër krerët e shteteve nga europa që kanë mbërritur në uashington për të mëbshtetur ukrainën. Takimi vjen pas bisedimeve mes Trump dhe Putin të premten ndërsa në lojë janë çështje të rëndësishme si shkëmbimi i territoreve të ukrainës, heqja dorë nga plani për tju bashkuar NATOs, garanci europiane dhe amerikane sigurie si…

Read More

Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Athinë. Viktima është identifikuar si Artur Bashimi (Turabi), person me precedentë penalë, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë, në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas. Forca të shumta policie greke rrethuan vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë. Sipas të dhënave, Bashimi kishte qenë i arrestuar më herët në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Viktima, Artur Bashimi Ai u arrestua në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e…

Read More

Dy foshnja të lindura para kohe në Spitalin San Maurizio në Bolzano humbën jetën javën e kaluar, pasi u prekën nga një infeksion serioz. Foshnjat lindën me peshë nën një kilogram dhe u infektuan me bakterin Serratia marcescens, i cili mund të jetë i rrezikshëm për personat me imunitet të dobët. Autoritetet shëndetësore thonë se infeksioni lidhet me një detergjent për larjen e enëve, i përdorur nga spitali dhe që u tërhoq menjëherë nga tregu. Spitali përkohësisht nuk do të pranojë foshnja të parakohshme me rrezik të lartë. Prokuroria e Bolzanos ka urdhëruar autopsinë e foshnjave për të parë nëse…

Read More