Autor: TV News

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka dhënë një deklaratë pas bisedimeve të liderëve europianë , Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë. “Tani është koha për të përshpejtuar punën tonë praktike për të vendosur në vend një garanci të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s me angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Antonio Costa. Costa tha se garancia kryesore e sigurisë  një temë kyçe diskutimi që nga bisedimet e Donald Trump me Vladimir Putin të premten  duhet të jetë që Ukraina të ketë forca të armatosura të afta për të mbrojtur…

Read More

Hamas ka pranuar propozimin për armëpushim në Gaza, që parashikon lirimin e gjysmës së pengjeve izraelite, si pjesë e një marrëveshjeje me faza për zgjidhjen e luftës. Por pavarësisht kësaj sulmet izraelite nuk kanë ndalur. Të paktën tetë persona u vranë nga goditja ndaj tendave që strehonin persona të zhvendosur në Khan Younis dhe katër të tjerë në një sulm në Deir el-Balah. Forcat izraelite hodhën në erë një shtëpi në jug të Gazës, ndërsa pati raporte për zjarr edhe në lagjen Tuffah në lindje të qytetit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga agimi në 26. Zyra…

Read More

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka ndërmjetësuar për një takim të mundshëm mes Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një intervistë për Fox News, Trump dha më shumë detaje mbi përpjekjet e tij për të sjellë palët në një tryezë bisedimesh. “E kam rregulluar disi me Putinin dhe Zelenskyn. Në fund të ditës, ata janë ata që duhet të vendosin. Ne jemi 7,000 milje larg,” u shpreh Trump. Ai shtoi se ka komunikuar drejtpërdrejt me Presidentin Putin dhe po përpiqet të koordinojë një takim me Presidentin Zelensky. “Telefonova Presidentin Putin dhe…

Read More

Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, është shfaqur si objektiv i disa klubeve të Ligës Premier, përfshirë West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers. Sipas gazetari Matteo Moretto, dy klubet po e monitorojnë nga afër situatën e tij, me një ofertë të mundshme prej 30 milionë eurosh që pritet para mbylljes së afatit kalimtar. Pavarësisht interesit në rritje, Casado mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës. 21-vjeçari vazhdon të stërvitet me ekipin e parë nën drejtimin e Hansi Flick dhe nuk ka treguar asnjë dëshirë për t’u larguar nga klubi. Burime pranë lojtarit thonë se ai e ka përparësi zhvillimin e tij te Barcelona…

Read More

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të Ashdodit të martën, si pjesë e përpjekjeve po vazhdojnë për të lehtësuar krizën ushqimore në territorin palestinez. Anija, e regjistruar në Panama, është ngarkuar me 52 kontejnerë me ushqime, sikurse pasta, oriz, ushqim për foshnja dhe ushqime të konservuara. Zyrtarët doganorë izraelitë kanë kontrolluar ndihmat në portin qipriot të Limasolit, prej ku anija nisi lundrimin të hënën. Rreth 700 tonë me ndihma vijnë nga Qiproja, që janë blerë me paratë e dhuruara nga Emiratet e Bashkuara…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vuno ku një 94-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga muri i banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve, i moshuari ka humbur jetën. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet për vlerësim, pasi më datë 17.08.2025, është rrëzuar aksidentalisht nga muri i banesës së tij, në fshatin Vuno, shtetasi K. S., 94 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Read More

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga tifozët e Zenit St Petersburgut ndaj sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku. Më 12 gusht, Zenit mposhti Rubin Kazanin me rezultat 3-0 në Shën Petersburg në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë RPL. Daku shënoi një gol për Kazanin, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it dhe kjo bëri që tifozët vendas ta fyejnë sulmuesin 27-vjeçar shqiptar, pasi ai në verë, negocioi një transferimin i cili nuk…

Read More

Tre qytete kryesore në Serbi përjetuan tensione të larta gjatë javës së fundit, teksa protestat antiqeveritare përshkallëzuan dhunën. Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë grupet e demonstruesve, ndërsa qindra persona u arrestuan dhe dhjetëra u lënduan. Demonstruesit sulmuan dhe shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të tyre, një vizitë në njërin nga këto objekte e bëri edhe presidenti Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë vlen të theksohet se Vuçiç ka thirrur sot, 19 gusht, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.    Trupa vendimmarrëse e përbërë nga presidenti, kryeministri, ministrat e…

Read More

Dashi – Ditë shumë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat që keni në krah. Beqarët do e nisin ditën pozitivisht, por në fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Në planin financiar nuk duhet të bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e të ardhurave të jetë e mirë. Demi – Tensioni do të mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Debatet do të jenë të zjarrta dhe disa mund të arrijnë edhe…

Read More

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e pasigurt, me portierin italian që pritet të largohet këtë verë nga klubi francez. 26-vjeçari u përjashtua dukshëm nga skuadra e PSG-së për Superkupën e Evropës kundër Tottenham Hotspur, duke shkaktuar zhgënjim në mediat sociale dhe duke sinjalizuar një largim të mundshëm. Blerja e Lucas Chevalier nga PSG-ja ka përforcuar më tej mundësinë e largimit të Donnarummas nga kryeqyteti francez. Sipas Sky Sports, Donnarumma vlerësohet midis 40 milionë euro dhe 50 milionë euro, pavarësisht se i ka mbetur vetëm një vit në kontratë. Klubet e Ligës Premier, Manchester United dhe Manchester…

Read More