Autor: TV News

Viruset e rrezikshme që shkaktojnë sëmundje të rënda paralizuese po përhapen shumë në Gaza. Fëmijët e uritur që jetojnë nën bllokadën izraelite nuk kanë qasje në ushqimin ose trajtimet që u nevojiten për t’u shëruar, shkruan Politico. Për muaj të tërë, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se shkatërrimi i impianteve sanitare të Rripit të Gazës nga Izraeli mund të nxisë rritjen e sëmundjeve infektive. Tani, mjekët po raportojnë një rritje të rasteve të paralizës akute, një sindromë e rrallë që shkakton dobësi muskulore që mund ta bëjë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen. Përpara tetorit 2023, paraliza akute ishte “diçka e çuditshme…

Read More

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion. Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë. Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur. A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë? Ujë pas zgjimit Pini një gotë…

Read More

“Pas valës së protestave antiqeveritare në  Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata ‘terroristë’”, raportoi transmetuesi publik gjerman ZDF, duke cituar fjalët e Vuçiqit nga një konferencë të dielën. “Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin”, tha ai. Vuçiç përshkruhet në raport si një “politikan i krahut të djathtë” dhe citohet të ketë thënë se qeverisë së tij i duhen disa ditë për të përgatitur një “kornizë ligjore dhe formale” për përgjigjen e shtetit. “Do të jetë krejtësisht…

Read More

Zvicra do t’i jepte “imunitet” presidentit rus Vladimir Putin nëse ai viziton vendin për bisedime paqeje me Ukrainën, tha të martën ministri i Jashtëm zviceran. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi bisedime intensive me udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë të cilave ai telefonoi Putinin dhe sugjeroi që të dy udhëheqësit të takoheshin për të arritur një marrëveshje paqeje. Në një postim në Truth Social, ai tha se kishte filluar të organizonte një samit, megjithëse ofroi detaje të pakta. Presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi të martën se një takim i tillë mund të zhvillohet në…

Read More

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”. “Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim. Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re…

Read More

Shorti për fazat kryesore të Europa League dhe Conference League do të zhvillohet brenda një ceremonie të vetme, njoftoi faqja zyrtare e internetit e UEFA-s. Eventi do të mbahet më 29 gusht. Shorti i Europa League do të zhvillohet i pari, i ndjekur nga ai i Conference League. Të dyja do të zhvillohen në një format plotësisht të automatizuar dhe dixhital – nuk do të përdoren topa. Kalendarët e të dyja garave do të publikohen jo më vonë se 31 gusht./GazetaBlic Sport

Read More

Izraeli ende kërkon lirimin e “të gjithë pengjeve” të mbajtura në Gaza, tha sot një burim qeveritar për AFP-në, duke komentuar propozimin e ri të ndërmjetësve për një armëpushim në enklavën palestineze, i cili parashikon kthimin e pengjeve në dy faza. Pas 22 muajsh luftime, Hamasi njoftoi të hënën se kishte pranuar propozimin për një armëpushim 60-ditor të shoqëruar me lirimin e pengjeve në dy faza. Izraeli “nuk e ka ndryshuar” politikën e tij dhe vazhdon të “kërkojë lirimin” e të gjithë pengjeve “në përputhje me parimet e përcaktuara nga kabineti për t’i dhënë fund luftës”, tha burimi qeveritar. “Ne jemi në fazën përfundimtare…

Read More

Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si pasojë e zjarreve në dekadat e fundit, pavarësisht se temperaturat në Gadishullin Iberik kanë rënë. Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë cisternë, punuan për t’i shuar flakët që kanë përfshirë pyjet, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës, ku agjencia meteorologjike AEMET raportoi rrezik “shumë të lartë ose ekstrem” për zjarre, sidomos në rajonin e Galicisë. Zjarret në Galici kanë shkatërruar qytete të vogla, duke i detyruar vendasit në shumë raste të ndërhyjnë para se të mbërrinin zjarrfikësit. Njësi zjarrfikëse…

Read More

Real Madrid TV ka analizuar gjykimin e gjyqtarëve ndaj Barcelonës dhe lojtarëve të tyre, veçanërisht me Lamine Yamal. Sipas RMTV, lojtarët kundërshtar marrin një karton të kuq për çdo 56 faulle ndaj Lamine. Ndërkohë, lojtarët kundërshtar marrin një karton të kuq për çdo 140 faulle ndaj Vinicius Junior. Lidhur me ligjin e mesatareve, Real Madrid TV beson se gara është shumë e anuar në favor të Barcelonës dhe lojtarëve të tyre. Një sezon i ri ka filluar, dhe kështu kanë filluar edhe axhendat, ankesat dhe kritikat ndaj gjyqtarëve. /GazetaBlic Sport

Read More