Autor: TV News
U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Liridon Rata, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në…
Çfarë fati | Transferimi i shumëpritur i Romës, Leon Bailey lëndohet në stërvitjen e parë me ekipin!
Starti shumë i pritur i Leon Bailey te AS Roma është shtyer nga një dëmtim muskulor i pësuar gjatë seancës së tij të parë stërvitore me klubin e Serie A, vetëm disa orë pasi nënshkroi kontratën e tij. Anësori 28-vjeçar xhamajkan, i cili mbërriti në Romë të hënën në mbrëmje për të përfunduar një transferim huazimi prej 3 milionë eurosh nga Aston Villa me një opsion blerjeje prej 20 milionë eurosh plus 2 milionë euro në bonuse, përballet me një afat kohor të pasigurt debutimi, sipas Sky Sport Italia. Bailey, i cili iu nënshtrua testeve mjekësore të martën dhe finalizoi…
Ish-zv drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, rezulton i zhdukur prej mesditës së sotme në Tiranë. Familjarët janë paraqitur në Komisariatin nr. 1 mbi dyshimet se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim me një njeri të afërt, jo familjar, është shprehur se po e arrestonin. Por nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka asnjë arrest të tij. Në këtu kushte kanë bërë kallëzim për zhdukje. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë e inskenuar, por edhe një pengmarrje e mundshme. Denoncimi është vlerësuar në maksimum nga policia, janë kryer disa kontrolle deri tani, por nuk është gjetur.…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë. Ai shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur më pak se 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar. Madje duke bërë analizë logjike, kryeministri shpjegon se ndërkohë materialet që iu vunë në dispozicion për shqyrtim magjistratit, kërkonin më shumë se 9 minuta kohë nga ajo që ka zgjatur…
Tifogrupi zyrtar i Kosovës, ‘Dardanët’ i kanë bërë thirrje futbollistit, Leon Avdullahu t’i thotë “PO” kombëtares së Kosovës. Futbollisti i Hoffenheim është cak i Kosovës, andaj tifogrupi “Dardanët” i kanë bërë thirrje publike të pranojë Kosovën. Më poshtë keni postimin e tyre: “LEON, HAJDE ME LUANËTLEON, Kosova është vendi i gjyshit e babit tënd, ti je shqiponja që Kombin e gëzon. Veq në Kosovë nuk je i huaj. S’kemi bërë asnjëherë thirrje të tillë më herët. Por, kësaj radhe po bëjmë përjashtim. E shohim më se të arsyeshme. Kjo për faktin se kryefjalë është Leon Avdullahu. Jo vetëm kaq. Nuk…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti veten “hero lufte” të martën duke iu referuar sulmit ajror që urdhëroi kundër objekteve bërthamore të Iranit. Gjatë një interviste në emisionin radiofonik të prezantuesit konservator Mark Levin, Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte gjithashtu “një hero lufte” për shkak të bashkëpunimit mes tyre. “Ai është një hero lufte. Mendoj se edhe unë jam”, tha Trump. “Askush nuk interesohet. Por edhe unë jam. Dua të them, unë i dërgova ato aeroplanë.” Presidenti dukej se po i referohej sulmit që urdhëroi ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit në qershor, në një përpjekje…
Antibiotikët përdoren për të vrarë ose penguar rritjen e baktereve. Edhe pse mund t’i mendoni antibiotikët si ilaç, ato në fakt kanë ekzistuar për shekuj me rradhë në formë natyrale. Disa ekstrakte bimore, vajra esencialë dhe madje edhe ushqime kanë veti antibiotike të cilat mund të ndihmojnë në trajtimin e shumë infeksioneve. Një shembull që mund të përmendim është ekstrakti i boronicës së kuqe, që përmban veti antibakteriale dhe antioksidantë, perfekte për tratimin e infeksioneve të traktit urinar. Bimët mund të kenë gjithashtu veti antibakteriale dhe veti antifungale. Ato mund të jenë po aq efektive sa një antibiotik kimik në…
Të paktën tre persona u vranë në një sulm artilerie ruse në qytetin lindor ukrainas të Kostyantynivka, thanë zyrtarët vendas, ndërsa trupat e Moskës përparojnë për të rrethuar qendrën strategjike në rajonin industrial të Donbasit të Ukrainës. Katër persona të tjerë u plagosën në sulm, për të cilin guvernatori rajonal, Vadim Filashkin tha se përfshinte tetë predha nga një sistem lëshimi raketash me shumë raketa që synonin tregun lokal. Filashkin u bëri thirrje banorëve të evakuohen nga qyteti, i cili po sulmohet gjithnjë e më shumë ndërsa forcat ruse i afrohen nga tre anë. Të martën, Filashkin shtoi se forcat…
Skuadra e Dritës nesër luan ndeshjen e rëndësishme në “Play Off” të kualifikimeve për Conference League ndaj Differdange. Drita dhe Differdange ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport. Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani konfirmoi se Rron Broja nuk do të luajë në dy ballafaqimet ndaj Differdange, shkak suspendimit. Broja u ndëshkua me të kuq ndaj FCSB, gjë që e penalizon atë të paraqitet në dy sfidat e ardhshme. /GazetaBlic Sport
Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar të mërkurën që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare të futbollit, për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Para ndeshjeve vendimtare të Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës kundër Izraelit në dy muajt e ardhshëm, AIAC-i theksoi se “Izraeli duhet të ndalet. Edhe futbolli duhet të marrë masa”. AIAC ia ka dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Italisë – e cila do t’u përcillet shtëpive të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA – duke kërkuar pezullimin e Izraelit. “Bordi i Drejtorëve të AIAC beson njëzëri…
