Autor: TV News

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha sot se vendi i tij dëshiron të kontribuojë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, si pjesë e një aleance vendesh që do të mbështesin përfundimin e luftës në Ukrainë. Suedia mund të ofrojë mbikëqyrje ajrore dhe burime detare, pavarësisht nga nevojat e përgjithshme dhe me kusht që të jetë e sigurt për ta bërë këtë, tha Kristersson për radion publike suedeze SR.

Read More

AC Milan është afër sigurimit të nënshkrimit të sulmuesit Victor Boniface nga Bayer Leverkusen në një marrëveshje huazimi që përfshin një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, sipas Gianluca Di Marzio. Skuadra italiane, e udhëhequr nga drejtori sportiv Igli Tare, ka paraqitur një ofertë zyrtare në 48 orët e fundit, me Leverkusen që aktualisht po shqyrton propozimin. Boniface thuhet se ka rënë dakord në parim për një kontratë afatgjatë me Milanin. Trajneri i ri i Bayer, Erik ten Hag, po i jep përparësi Patrik Schick në sulm, dhe klubi duket se është i gatshëm ta lërë Boniface të largohet nëse…

Read More

Presidenti i SHBA, Donald Trump zhvilloi sërish një bisedë telefonike me presidentin bjellorus, Aleksandr Lukashenka, pas bisedës që zhvillloi vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë. Trump e ka cilësuar Lukashenkan si president shumë të respektuar, ndërsa theksoi se biseda e tij me të ishte përqendruar tek lirimi i 1.300 të burgosurve politikë. Sipas Valer Kavaleuskit, kreut të një organizate në mërgim të quajtur Agjencia e Çështjeve Euro-Atlantike, theksi i Trumpit mbi të burgosurit politikë ishte thellësisht simbolik. “Trump e vendosi çështjen humanitare, lirimin e të burgosurve politikë, në krye të mesazhit të tij”,…

Read More

Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë,…

Read More

Izraeli ka miratuar  projektin për ndërtimin e një vendbanimi në Bregun e pushtuar Perëndimor, që në praktikë do të ndante territorin palestinez në dy pjesë. Ky projekt, sipas palestinezëve dhe grupeve për të drejtat e njeriut mund të shuajë shpresat për një shtet palestinez në të ardhmen. Zhvillimi i vendbanimit për kolonët, që është një hapësirë e hapur toke në lindje të Jerusalemit,  ka qenë në shqyrtim për më shumë se dy dekada, por projekti u ngri për shkak të presionit të Shteteve të Bashkuara gjatë administratave të kaluara. Komuniteti ndërkombëtar gjerësisht konsideron se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun…

Read More

Momente paniku janë regjistruar këtë të mërkurën në mëngjes në aeroportin Malpensa në Milano, kur një person i vuri flakën një koshi plehrash pranë zonës së check-in në Terminalin 1, afër portës 13. Mediat italiane raportojnë se flakët u përhapën menjëherë, duke mbushur zonën me tym, ndërsa pasagjerët u larguan me nxitim. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë skenat e kaosit. Autori i ngjarjes u neutralizua menjëherë nga policia kufitare dhe forcat e sigurisë së aeroportit. Bëhet fjalë për një shtetas nga Mali, me dokumente të rregullta dhe pa precedentë penalë, i cili sipas mediave italiane pritet të akuzohet…

Read More

Izraeli ka dhënë miratimin final për projektin kundërthënës për ndërtimin e një vendbanimi në Bregun e pushtuar Perëndimor, që në praktikë do të ndante territorin palestinez në dysh. Ky projekt, sipas palestinezëve dhe grupeve për të drejtat e njeriut mund të shuajë shpresat për një shtet palestinez në të ardhmen. Zhvillimi i vendbanimit për kolonët në E1, që është një hapësirë e hapur toke në lindje të Jerusalemit, ka qenë në shqyrtim për më shumë se dy dekada, por projekti u ngri për shkak të presionit të Shteteve të Bashkuara gjatë administratave paraprake. Komuniteti ndërkombëtar gjerësisht konsideron se ndërtimi i…

Read More

Itali – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm,  në Terminalin 1 të aeroportit të Malpensës. Një burrë, i cili dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose substancave narkotike, është paraqitur në zonën e check-in me një çekiç në dorë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Fillimisht ai ka nisur të godasë dhe shkatërrojë monitorët e imbarkimit, ndërsa më pas ka tentuar t’u vërë zjarrin koshave të mbeturinave. Personeli i aeroportit ndërhyri menjëherë, por burri u bë agresiv edhe ndaj tyre, duke u përpjekur t’i qëllonte me çekiç. Vetëm falë ndërhyrjes së një operatori, i ndihmuar nga…

Read More

Klubi ukrainas, Metalist 1925 ka njoftuar se ylli i tyre i ri, Baton Zabërgja ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit. Zabërgja u prezantua gjatë të martës te klubi ukrainas, pasi javë më parë kompletoi transferimin e tij nga klubi shqiptar, Dinamo City. Menjëherë pas një dite, klubi i tij i ri, Metalist 1925 ka njoftuar se sulmuesi vushtrrias është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. “Lojtari i sapoardhur në Metalist 1925, Baton Zabërgja është thirrur në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet e shtatorit…

Read More

Ushtria izraelite do të thërrasë 60.000 ushtarë rezervistë për të luftuar në qytetin e Gazës sipas një plani për pushtim, raportuan mediat lokale. Vendimi i ushtrisë erdhi pasi ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, miratoi një plan për pushtimin e qytetit të Gazës, tha të mërkurën transmetuesi publik izraelit KAN. Transmetuesi tha se trupat e rregullta që veprojnë në Rripin e Gazës do të zgjerohen gjithashtu. Sipas radios së ushtrisë izraelite, numri i rezervistëve brenda ushtrisë do të rritet në 130.000 në total në përgatitje për “një operacion të zgjatur që do të zgjasë disa muaj” deri në mesin e vitit…

Read More