Autor: TV News
Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në periudhën afatmesme, sipas vlerësimeve të FMN-së, në një dokument të fundit mbi prioritetet e reformave strukturore në Evropë. Duke analizuar prioritetet e reformave strukturore për Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, FMN vuri dukje se vendi ynë se po përballet me sfida të thella në tregun e punës, kapitalin njerëzor, rregulloret e biznesit, efikasitetin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit. Fondi vuri në dukje se Shqipëria duhet të rrisë më tej efikasitetin…
Nedim Bajrami ka hasur vështirësi për të gjetur qëndrueshmëri që nga transferimi te Rangers në Skoci, në verën e vitit 2024.Mesfushori shqiptar kaloi në “Ibrox” nga Sassuolo, por nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin e parë.Sezonin e kaluar, Bajrami u kritikua shpesh për performancat e tij, megjithëse luajti 44 ndeshje në të gjitha garat për klubin. Rangers ka vendosur të regjistrojnë Jaden Meghoma, një mbrojtës të majtë 19- vjeçar i cili u bashkua së fundmi në formë huazimi nga Brentfordi.Me ardhjen e tij, Bajrami, si mesfushor sulmues, është lënë jashtë skuadrës dhe nuk do të…
Pas takimeve maratonë si fillim me kreun e kremlinit Vladimir Putin e më pas me homologun e tij ukrainas Volodymir Zelensky, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shpreh se vendi i tij mund të ofrojë mbështetje ajrore për arritjen e një marrëveshje paqeje në Ukrainë. “Kur bëhet fjalë për sigurinë, evropianët janë të gatshëm të dërgojnë njerëz në terren. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata me gjëra të ndryshme, veçanërisht, ndoshta… nga ajri”, tha Trump. Ndërsa u pyet nëse në takime pati diskutime për shkëmbim territoresh, kryesisht për Donbasin, ai u përgjigj: Nuk është një luftë që duhej të kishte filluar.…
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se nuk e mbështet idenë e mbajtjes së bisedimeve të ardhshme për paqen në Ukrainë në Hungari. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi Budapestin si vend për një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy me kryeministrin hungarez Viktor Orban dje, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Por Tusk sugjeron që mbajtja e bisedimeve në kryeqytetin e Hungarisë i njëjti vend ku u nënshkrua Memorandumi i Budapestit i vitit 1994 do të përfaqësonte një ironi historike. Ukraina hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në këmbim të garancive të sigurisë si pjesë e…
Të paktën 76 persona kanë vdekur pasi një autobus që po bartte migrantë afganë, të kthyer nga Irani, u përplas me makina të tjera në perëndim të Afganistanit, tha një zyrtar provincial. “Shtatëdhjetë e gjashtë qytetarë të shtetit… humbën jetën e tyre në këtë incident dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë”, tha përmes një deklarate Mohammad Yousuf Saeedi, zëdhënës i Qeverisë provinciale të Heratit. Policia në qarkun Guzara, që gjendet në periferi të qytetit Herat ku ndodhi aksidenti mbrëmjen e së martës, tha se autobusi u përplas me një motoçikletë dhe një kamion që po bartte karburante. Si pasojë…
Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A, pasi eksperti italian i transferimeve Nicolo Schira raporton se palët kanë arritur një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse. Sipas Schiras, Bianconerët tani po e detyrojnë Lillen ta pranoj ofertën e tyre, duke pasur parasysh se kontrata e lojtarit po skadon dhe ai tashmë ka njoftuar vendimin e tij për të mos rinovuar me klubin francez. “Edon Zhegrova i ka dhënë mundësinë e tij Juventusit…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku një 50-vjeçar u plagos me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, dhe autori i dyshuar u kap dhe u vu në pranga brenda një kohe të shkurtër. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është shtetasi Eraldo Dibra alias Eraldo Basha, 33 vjeç, banues në Laç. Ai dyshohet se ka plagosur me mjet prerës në krah shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë. I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën…
Deputetët e legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen sërish në tentativën e radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili u publikua të hënën i plotë, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur sot, në ora 11:00. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar, që mund të votohet vetëm deri në tre herë. Konstituimi i Kuvendit të Kosovës po konsiderohet si urgjencë shtetërore edhe nga presidenca e cila përmes një përgjigjje për KosovaPress tha se Kosova duhet të ketë sa…
Dashi Energjia e ditës ju nxit të merrni iniciativa të reja. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen, ndërsa në jetën personale një surprizë e këndshme mund t’ju ngrejë humorin. Kujdes me shpenzimet impulsive. Demi Sot do të ndiheni më të qetë dhe të sigurt. Koha është e përshtatshme për të marrë vendime financiare. Në dashuri, komunikimi i hapur do të sjellë afrim me partnerin. Binjakët Do të keni shumë lëvizje dhe takime gjatë ditës. Kreativiteti juaj është në kulm, ndaj përdoreni për projekte të reja. Në marrëdhënie, kujdes nga keqkuptimet e vogla. Gaforrja Emocionet sot janë të forta. Fokusohuni…
Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook”. Rama shkruan se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama. /vizionplus.tv
