Autor: TV News

Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta për vitin e ri shkollor do të jenë të hapura në platformën e-Albania deri më 1 shtator. Kështu bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila iu bëri thirrje prindërve që të përfundojnë procesin e regjistrimit sipas afatit të përcaktuar. “Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, nënvizon Manastirliu. Viti shkollor nis më…

Read More

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe shkëmbimit të menjëhershëm të të dhënave mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Spanjë i shtetasit Algert Zeneli., 25 vjeç, lindur në Laç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas hetimeve, Algert Zeneli akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qenë i përfshirë në kultivimin e 10…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një vizitë gati njëjavore në Kinë, një kohë jashtëzakonisht e gjatë për të në një moment kyç për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me aleatin e tij më të rëndësishëm, Xi Jinping. Sipas Kremlinit, bëhet fjalë për një vizitë “vërtet të paprecedentë”, që përkon me samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), një paradë ushtarake madhështore në Pekin për 80-vjetorin e fitores ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe me takime të nivelit të lartë mes Moskës dhe Pekinit. Në krah të Xi Jinping në tribunën qendrore, Putin do të qëndrojë…

Read More

Dashi – Hëna do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje, të cilët duhet të veprojnë me diplomaci. Ka shumë mundësi që disa nga mënyrat tuaja të të menduarit dhe ndjenjat, të mos përputhen me ata që keni pranë. Demi – Kjo fundjavë do të sjellë zhvillime të rëndësishme. Janë ditë të cilat i prijnë një dhjetori të mbarë, gjatë të cilave do të çoni përpara projekte të rëndësishme për shtëpinë dhe lidhur me ndjenjat. Binjakët – Pas disa ditëve mjaft të tensionuara, gjatë kësaj të shtune do të ndiheni disi të lehtësuar, në sajë të…

Read More

Kryeministri indian Narendra Modi tha të enjten se do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në Tianjin të Kinës. Modi do të vizitojë Kinën të shtunën për takimin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Në një postim në X, Modi tha se India ka luajtur “një rol aktiv dhe konstruktiv” në SCO. India do të vazhdojë të punojë me anëtarët e SCO-së për të adresuar sfida të ndryshme të përbashkëta”, tha ai. “Unë gjithashtu do të takohem me Presidentin Xi Jinping, Presidentin…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar të gjithë dënimin prej 2 vitesh e 20 ditësh, i dhënë nga Gjykata e Posaçme për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Goro u arrestua më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Më 13 mars 2025 dhe më pas më 22 korrik 2025, Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO-së konfirmuan vendimin përfundimtar të dënimit. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre, si dhe për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave, vepra që…

Read More

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe katër të pandehurve të tjerë, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Procedimi penal, i nisur në vitin 2019 dhe i zgjeruar më tej në bashkëpunim me autoritetet e disa shteteve, përfshin skema të dyshuara korrupsioni dhe ndikimi të paligjshëm në favor të bizneseve, me qëllim përfitime të paligjshme dhe mosdeklarim të shpenzimeve të mëdha në deklaratat e pasurisë. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

Read More

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtërave. Në reagimin e KLGJ theksohet se deklarata e bëra nga kryeministri Rama, cënojnë pavarësinë dhe dinjitetin e pushtetit gjyqësor, që është themeli i shtetit të së drejtës. Në deklaratë theksohet se gjyqtarët duhet të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, duke respektuar vetëm Kushtetutën dhe ligjet.Lexo edhe :Related Posts Deklarata e KLGJ: Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së KLGJ, e cila e konsideronte të papranueshme sulmet ndaj gjyqtarëve dhe cënim të pavarësisë së gjyqësorit, akuzat e bëra nga kryeministri lidhur me vendimet e dhëna në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Me anë të një reagimi në “X”, Rama thekson se KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga Kongresi amerikan të miratojë shkurtime të reja buxhetore në vlerën e 4.9 miliardë dollarëve që do të prekin programet e ndihmës ndërkombëtare. Sipas një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, kjo nismë përfshin fonde të Departamentit të Shtetit dhe të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila tashmë është shpërbërë zyrtarisht dhe funksionet e saj janë integruar në Departamentin e Shtetit. Në një letër të dërguar kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Zyra e Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë thekson se “Presidenti Trump do të vendosë gjithmonë Amerikën të parën”.…

Read More