Autor: TV News

Rodri ishte jashtëzakonisht i zemëruar pas humbjes së Manchester City ndaj Brighton të dielën, duke akuzuar shokët e skuadrës për “gabime fëmijësh”. Para paraqitjes zhgënjyese të Cityt në stadiumin ‘Amex’, ku golat nga James Milner dhe Brajan Gruda i dhanë fitoren me përmbysje vendasve, skuadra e Guardiolës pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier. Kjo është hera e parë që City humbet dy nga tre ndeshjet e para të kampionatit nën drejtimin e Guardiolës, dhe hera e parë që nga sezoni 2004/2005 që klubi regjistron një fillim kaq të dobët. Aktualisht, ata ndodhen në vendin e 12-të në tabelë.…

Read More

Janë publikuar emrat e personave të shoqëruar në komisariat në Korçë, pas sherrit të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme. Në komisariat janë shoqëruar Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi. Nga sherri, dy persona janë plagosur, teksa njëri ka marrë plagë në bark.   Korçë/Informacion paraprak     Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.     Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë…

Read More

Derisa Kievi, aleatët e tij evropianë dhe Uashingtoni po vazhdojnë të kërkojnë gjetjen e një mënyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Rusia ka shpalosur plane për një ofensivë të re në vjeshtë. Shefi i ushtrisë ruse ka njoftuar se ushtria po i përcakton synimet e ardhshme për forcat ushtarake të Kremlinit. “Sot, po përcaktojmë detyrat për grupet e forcave të armatosura që synojnë periudhën e vjeshtës”, tha më 30 gusht Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë. “Grupi i kombinuar i trupave po vazhdon një ofensivë të pandërprerë përgjatë pothuajse gjithë vijës së frontit. Iniciativa strategjike…

Read More

Udhëheqësit e Kinës dhe Indisë thonë se tashmë ekziston një besim më i thelluar mes tyre pas viteve të tensioneve, përfshirë edhe mosmarrëveshjen e gjatë kufitare. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri indian Narendra Modi u takuan në kuadër të takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin portual të Tianjin. Kjo është hera e parë e Modit në Kinë në shtatë vjet. Xi i tha Modit se Kina dhe India duhet të jenë partnere, jo rivale, ndërsa Modi tha se tani ekziston një “atmosferë paqeje dhe stabiliteti” midis tyre. Në samit merr pjesë edhe Presidenti rus Vladimir…

Read More

Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Tianjin të Kinës të dielën në mëngjes për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Pas mbërritjes, Erdoğan u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, ku diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e transportit. #SONDAKİKACumhurbaşkanı Erdoğan, Çin’in Tiencin şehrinde Çin Devlet Başkanı Şi Cinping ile bir araya geldi.https://t.co/UnMWnTQp6Q pic.twitter.com/WjjYCcK5MQ — TRT HABER (@trthaber) August 31, 2025 Sipas presidencës turke, gjatë takimit u vlerësua edhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, ku Presidenti Erdogan deklaroi se tregtia dypalëshe duhet të mbështetet nga investimet në mënyrë që të bëhet e ekuilibruar dhe e qëndrueshme. Gjatë takimit…

Read More

Skuadra e Ballkanit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Ferizajt. Golin e avantazhit për Ballkanin e shënoi sulmuesi, Valentin Serebe, shkruan GazetaBlic Sport. Serebe fitoi penallti, e më pas edhe realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 93’të. Rezultati aktual i takimit është 1-2. /GazetaBlic Sport

Read More

Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar  përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj. E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim. E pasur me antioksidantë Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa…

Read More

Kabineti izraelit i sigurisë do të mblidhet për të shqyrtuar planet për marrjen e kontrollit të Qytetit të Gazës, ndërsa qeveria përballet me presion ndërkombëtar në rritje dhe kundërshtim të pashembullt vendas, madje edhe nga vetë udhëheqësit e sigurisë të Izraelit, shkruan CNN. Rishikimi është thjesht një përditësim formal për të gjithë kabinetin e sigurisë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz miratuan tashmë planet e IDF-së në fillim të këtij muaji. Por kjo mbledhje vjen ndërsa Izraeli përballet me disa javë vendimtare brenda dhe jashtë vendit. Krahas përshkallëzimit të planifikuar ushtarak, Netanyahu dhe kabineti, i përbërë…

Read More