Autor: TV News
Skuadra e Gjilanit ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Prishtinës. Golin e tretë ndaj Prishtinës e realizoi Armend Thaqi, shkruan GazetaBlic Sport. Thaqi realizoi nga fauli pas 91 minutave lojë, për të vulosur fitoren e ‘Skifterave’. Rezultati aktual i takimit është 3-1. /GazetaBlic Sport
Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë. Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”. Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Wadephul: Gjermania e ka bërë shumë të qartë se refuzon planet izraelite Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i…
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës, Gjilani – Prishtina. Pjesa e parë e duelit ka përfunduar me rezultatin 2:0, në favor të vendasve, shkruan GazetaBlic Sport. Në minutën e katërt realizoi Edi Basa, teksa pesë minuta më vonë shënoi Jarovic nga penalltia. Në ndeshjet tjera, rezultatet janë këto: Malisheva – Dukagjini 0:0 Ferizaj – Ballkani 0:0 Drenica – Prishtina e Re 0:0 /GazetaBlic Sport
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi sot sulmin ushtarak kundër zëdhënësit të krahut të armatosur të Hamasit, i njohur si Abu Obeida. Në deklaratat e bëra para mbledhjes javore të kabinetit, Netanyahu tha, sipas një deklarate nga zyra e tij: “Ne kryem një sulm kundër zëdhënësit të Hamasit Abu Obeida. Shpresoj që ai të mos jetë më me ne, por vërej se askush nga Hamasi nuk e ka sqaruar këtë çështje.” דובר טרור החמאס אבו עוביידה חוסל בעזה, ונשלח לפגוש את כל מסוכלי ציר הרשע מאיראן, עזה, לבנון ותימן בתחתית הגיהינום. ברכות לצה”ל ולשב”כ על הביצוע המושלם. בקרוב, עם התגברות המערכה על עזה, יפגוש שם עוד רבים…
Gjyqtari Michael Salisbury është pezulluar për ndeshjen e së dielës në Premier League midis Liverpool dhe Arsenal, pasi Shoqata e Futbollistëve Profesionalë (PGMOL) tha se ishte një gabim që gjyqtari nuk lejoi golin e parë të Fulham kundër Chelsea të shtunën. Josh King shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes, por goli u anulua pasi VAR ndërhyri për një faull ndaj Rodrigo Muniz. Shefi i gjyqtarëve, Howard Webb, ka folur me Fulhamin dhe ka njoftuar se vendimi ishte një gabim. Si rezultat, organizata e gjyqtarëve PGMOL e zëvendësoi Salisbury-n (gjyqtar i VAR) me John Brooks për ndeshjen e së dielës…
Në fillim të vitit të ri shkollor, më 8 Shtator, do të hapin dyert 30 shkolla të rikonstruktuara nga veriu në jug të vendit, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Kreu i qeverisë theksoi se investimet në arsim nuk do të ndalen. “Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri”, shkruan Rama. Ndërkohë në fshatin Bërzhitë të Tiranës, gjithashtu po ndërtohet shkolla e re “Mersin…
Rusia ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën dy rajone dhe duke shënjestruar disa lokacione të tjera në të gjithë vendin. Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës mëngjesin e së dielës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper. Kiper shtoi se sulmet ruse dëmtuan gjithashtu shtëpi private dhe ndërtesa të tjera dhe se një person u plagos. “Infrastruktura kritike po furnizohet përmes gjeneratorëve”, tha Kiper, duke shtuar se qyteti bregdetar Çernomorsk, në jug të Odesës,…
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz përjetojnë rënie të humorit, lodhje dhe mungesë motivimi, një gjendje e njohur si depresioni sezonal. Shkak kryesor është mungesa e dritës natyrale dhe ndryshimet hormonale që ndodhin në organizëm. Si ta përballojmë? Kaloni kohë në natyrë gjatë ditës, edhe për pak minuta. Mbani rutinë të rregullt të gjumit dhe ushqimit. Ushtrohuni fizikisht, aktiviteti ndihmon në çlirimin e endorfinave. Qëndroni të lidhur me njerëzit, edhe kur nuk keni shumë dëshirë. Në raste të rënda, këshillohuni me një profesionist të shëndetit mendor. Ndryshimet e stinës janë normale, por nuk duhet të injorohen, kujdesi ndaj vetes është…
Në datën 5 tetor mbaron mandati i Komisionit Rregullator, një prej 3 organeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 5 anëtarët e Komisionit Rregullator u zgjodhën nga Parlamenti në 5 tetorin e vitit 2020, 3 si propozime të PS, 1 si propozim i PD dhe 1 si propozim i LSI. Dhe sipas Kodit Zgjedhor, anëtarët e rinj miratohen nga Parlamenti me shumicë të cilësuar, me 84 vota, shumicë e vendosur në atë kohë për të garantuar konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Në këtë frymë të ligjit, duket se një prej vendimeve të para që duhet të realizojë me konsensus PS e…
Legjenda e Leicester Cityt, Jemie Vardy është bërë me skuadër të re. Sulmuesi anglez, sipas Fabrizio Romanos karrierën pritet ta vazhdoj në kampionatin italian. 38-vjeçari ka arritur me skuadrën e promovuar në Serie A, Cremonese. Ai do të nënshkruaj kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Vardy shumë shpejt do të udhëtojë drejt Italisë, për teste mjekësore.
