Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Tianjin të Kinës të dielën në mëngjes për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Pas mbërritjes, Erdoğan u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, ku diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e transportit.
#SONDAKİKA
Cumhurbaşkanı Erdoğan, Çin’in Tiencin şehrinde Çin Devlet Başkanı Şi Cinping ile bir araya geldi.https://t.co/UnMWnTQp6Q pic.twitter.com/WjjYCcK5MQ— TRT HABER (@trthaber) August 31, 2025
Sipas presidencës turke, gjatë takimit u vlerësua edhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, ku Presidenti Erdogan deklaroi se tregtia dypalëshe duhet të mbështetet nga investimet në mënyrë që të bëhet e ekuilibruar dhe e qëndrueshme.
Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në Gaza, lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, veprimi i përbashkët i dy vendeve për të mbështetur zhvillimin e Sirisë, si dhe çështje të tjera rajonale dhe globale./vizionplus.tv

