Autor: TV News
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka mbërritur në Torino, për të nënshkruar marrëveshjen me Juventusin. Por atje, Zhegrovën e priti edhe një befasi e këndshme. Ai u prit nga shqiptarët me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjest që ia dhuroi një buzëqeshje të madhe Zhegrovës.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se po përgatitet mendërisht për një luftë të gjatë në Ukrainë, por nuk pranoi të përgjigjej nëse Berlini do të vendosë trupa paqeruajtëse pas armëpushimit. Në një intervistë televizive të dielën, ai tha gjithashtu se nëse nuk do të kishte vendosur të ndryshonte rregullat e borxhit të Gjermanisë për t’i lejuar asaj të investonte masivisht në mbrojtje, aleanca e NATO-s ndoshta do të ishte shpërbërë në qershor. “Po e përgatis veten mendërisht për faktin se kjo luftë mund të zgjatet për një kohë të gjatë”, i tha ai ZDF-së kur u pyet nëse shpresonte që…
Një ngjarje e pazakontë në Kinë është bërë virale në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar akuzon një zinxhir farmacies se “i shkatërroi martesën”, pasi sipas tij i zbuloi gruas lidhjen jashtëmartesore, përmes një telefonate të paqëllimshme. Ngjarja ndodhi në provincën Guangdong, ku burri në fjalë tentoi të blejë pilula kontraceptive me vlerë rreth 2.2 dollarë, përmes një aplikacioni të farmacies. Por, për shkak të një “problemi me sistemin e pagesave”, transaksioni nuk u përfundua. Stafi i farmacisë, në përpjekje për të konfirmuar blerjen, kontaktoi me numrin e regjistruar në kartën e anëtarësisë, i cili rezultoi të ishte i…
Një helikopter ushtarak në një fluturim rutinë u rrëzua të hënën në Pakistanin verior, duke vrarë dy pilotë dhe tre teknikë në bord, tha një zëdhënës i qeverisë. Helikopteri me sa duket u rrëzua në rajonin Gilgit-Baltistan për shkak të një defekti teknik dhe më pas u përfshi nga flakët, tha Faizullah Faraq, zëdhënësi i qeverisë rajonale. Ai nuk dha detaje të mëtejshme dhe tha se autoritetet po hetojnë. Aksidente të tilla nuk janë të rralla në Pakistan. Muajin e kaluar, një helikopter që transportonte furnizime me ndihma në rajonin veriperëndimor Bajaur të goditur nga përmbytjet u rrëzua në mot…
Leon Avdullahu para pak minutash ka mbërri në Kosovë për ta nisur aventurën e re me Dardanët. Futbollisti i Hoffenheimit e zgjodhi Kosovën para Zvicrës dhe kështu veprimi i tij u konsiderua si heroik, ndërsa iu bë një pritje speciale në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Dhe, mesfushori kualitativ i dha fjalët e para para gazetarëve me të mbërri në tokën Dardane. “Jam shumë i kënaqur, e kam marrë vendimin me zemër dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha me Kosovën.” Më ka pëlqyer edhe projekti sportiv dhe për…
Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në një samit të organizuar nga Pekini në Tianjin të Kinës, mbrojti sulmin e tij ndaj Ukrainës të martën, duke fajësuar përsëri Perëndimin për shkaktimin e konfliktit. “Kjo krizë nuk shpërtheu nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i cili u mbështet dhe u provokua nga Perëndimi”, tha Putin gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Deklarata i referohet lëvizjes pro-evropiane Maidan në Ukrainë, e cila e detyroi presidentin pro-rus të vendit të largohej nga pushteti në vitin 2014. Moska më pas kishte aneksuar gadishullin e Krimesë dhe kishte…
Dy të rinj, 18 dhe 26-vjeç, janë arrestuar nga policia në Kamëz pasi u kapën me një çantë të dyshuar me kanabis. Njoftimi i policise: Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “The bag”. U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen,…
Prej disa ditësh në rrjetet sociale është përfolur një lidhje e mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Kaderit. Zërat u nxitën nga një koment i bërë publikisht, ku Gjesti i kishte lënë Kaderit një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”. Ky moment i shkurtër virtual u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti, aq më tepër kur u vu re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBV që Gjesti ndiqte në Instagram, duke shtuar kështu dyshimet se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëri. Madje, në rrjet nuk munguan as aludimet…
Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës sipas orës lokale të dielën. Epiqendra e tërmetit ishte 27 km larg Jalalabadit, qytetit të pestë më të madh të Afganistanit, dhe rreth 140 km larg kryeqytetit Kabul. Ministria e Brendshme e talebanëve raporton se numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistanin lindor është 610. Më shumë se 1,300 persona janë plagosur, thotë ministria. Sipas ministrisë, tre fshatra u “shkatërruan plotësisht dhe pësuan dëme të rënda”. “Disa nga të plagosurit janë evakuuar dhe viktimat e bllokuara nën shtëpitë e shembura janë gjetur”, tha ministria, duke…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore, duke shpallur një kontratë pesëvjeçare që mbulon projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari. Ky investim, i udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, synon të sigurojë infrastrukturë të avancuar për trupat amerikane dhe në rajon, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm në përballjen me sfidat gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Një tregues i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të forcuar praninë e saj ushtarake dhe infrastrukturore në këtë pjesë të kontinentin është edhe shpallja e një kontrate të re të Korpusit të Inxhinierëve…
