Autor: TV News

Harvey Elliot ka arritur marrëveshje për kalimin tek skuadra e Aston Villas. Marrëveshja e plotë me Liverpoolin është arritur. Është një huazim me detyrim blerjeje, me vlerë rreth 40 milionë euro. Lojtari është duke iu nënshtruar testeve mjekësore, para se të bëhet publike pjesa e transferimit të tij. /GazetaBlic Sport

Read More

Komisioni Europian ka akuzuar Rusinë për një sulm të hapur përmes ndërhyrjes në sistemin e GPS të avionit ku fluturonte presidentja von Der Leyen. Incidenti ndodhi gjatë fundjavës teksa shefja e Komisionit po fluturonte me avion privat drejt Bullgarisë kur sistemi i hartës elektronike u bllokua duke detyruar pilotët të përdornin hartat fizike. Zëdhënësja Arianna Podestà, konfirmoi se ulja në pistë ishte bërë e sigurt ndërsa me hetimin e çështjes po merren autoritetet e Sofies pasi incidenti ndodhi në hapsirën ajrore të Bullgarisë. Incidenti vjen rreth një javë pasi sulmet ajrore ruse shkaktuan dëme të mëdha në zyrat e delegacionit europian…

Read More

Tre persona që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran në Zagori janë shpëtuar nga policia e Gjirokastrës. Njëri prej tyre kishte rënë në përrua. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Punonjësit e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran, Zagori. Gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre kishte rënë në përrua dhe e kishte të pamundur lëvizjen. Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në malin mbi fshatin Ndëran, njësia administrative Zagori, 3 shtetas, duke eksploruar me këmbë zonën, kishin mbetur të bllokuar pasi…

Read More

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen e 59-të. Lajmine e ka bërë vet ajo të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Mes tjerash, Simaku i ka dërguar edhe një mesazh prekës djalit të saj. “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty.Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!” “Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty…Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më…

Read More

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Old Greenwich, Connecticut, ku një ish-drejtues i Yahoo vrau nënën e tij të moshuar dhe më pas kreu vetëvrasje. Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, dyshohet se ishte ndikuar nga bisedat me ChatGPT, të cilit i kishte dhënë emrin “Bobby”, përpara se të ndërmerrte aktin fatal ndaj nënës së tij Suzanne Eberson Adams, 83 vjeç. Sipas The Wall Street Journal, Soelberg i besonte chatbot-it për mendime dhe këshilla, duke e përdorur për të ushqyer teori konspirative që përfshinin edhe nënën e tij. Në një nga bisedat, pas pretendimeve të tij se nëna dhe shoqja e…

Read More

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është afër kompletimit të transferit të madh te gjiganti italian, Juventus. Sulmuesi i krahut ka arritur në Torino, aty ku do kryej testet mjekësore dhe do nënshkruaj kontratën e re me Juventusin. Pamje të arritjes së Edonit tek zyrat e klubit ka ndarë në rrjete sociale edhe gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit nga tërmeti në Afganistan . “Unë jam në solidaritet të plotë me popullin e Afganistanit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin më herët sot”, tha ai. OKB-ja tha më herët në mediat sociale se ekipet e saj në Afganistan po “ofrojnë ndihmë emergjente dhe mbështetje për shpëtimin e jetës”. Por shumë nga zonat e prekura rëndë janë të largëta dhe kanë rrjete telekomunikacioni të kufizuara, duke i komplikuar përpjekjet e shpëtimit.

Read More

Rëndohet ndjeshëm bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues që goditi mbrëmjen e së dielës rajonin lindor të Afganistanit. Sipas zëdhënësit të qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, numri i viktimave ka shkuar në 800, ndërsa mbi 2,500 persona janë plagosur vetëm në provincën Kunar. Në Nangarhar janë raportuar të paktën 12 viktima të tjera dhe 255 të plagosur. Tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë qytetit Jalalabad dhe vetëm 5 km thellësi, shkatërroi dhjetëra fshatra të ndërtuar me baltë dhe gurë, ndërsa pasgoditjet e shumta kanë shtuar panikun. Situata është përkeqësuar nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve të…

Read More

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore ndaj një spitali në Rripin qendror të Gazës sipas Zyrës së medias të Qeverisë së Gazës. Në një deklaratë, zyra njoftoi se avionët luftarakë izraelitë bombarduan tendat që strehonin palestinezët e zhvendosur në oborrin e Spitalit të Dëshmorëve Al-Aksa në Deir al-Balah, duke rezultuar në një numër të madh lëndimesh dhe dëmesh materiale. “Ishte hera e 14-të që spitali është shënjestruar nga ushtria izraelite që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës, gjë që pasqyron një këmbëngulje të qartë në shënjestrimin e infrastrukturës shëndetësore dhe shkeljen e ligjeve ndërkombëtare që ndalojnë dëmtimin…

Read More