Autor: TV News
Emri i Edon Zhegrovës është kthyer në senasacion jo vetëm të dashamirësit e futbollit në Shqipëri e Kosovë, por edhe te politikanët. Pasi Kryemisnitri Edi Rama e “pagëzoi” kalimin e Zhegrovës te Juventusi, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erion Barçe. Në një “story” në rrjetin social “Instagram”, Braçe shkruan me nota ironike rreth veshjes së sulmuesit 26-vjeçar gjatë prezantimit në Torino: “Pupupupupu! Ngriji pantallonat u çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”. Sulmuesi i “Dardanëve” ka shansin e “artë” të tregoi veten në një nivel të lartë të futbollit botëror.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Berisha nderuan sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në vend, aktorë, kineastë, si dhe shumë dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur. Berisha tha për mediat se Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit. Ai i shprehu ngushëllimet artistes Roza Anagnosti, bashkëshortes së Dhimitër Anagnostit dhe gjithë familjes së regjisorit. Berisha: Sot është…
Ekipi kombëtar spanjoll, i udhëhequr nga trajneri Luis de la Fuente, mbërriti në Sofje të martën në mbrëmje përpara ndeshjes së tyre të parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Bullgarisë, e planifikuar për të enjten në stadiumin Vasil Levski. Skuadra u përball me pengesa me tre tërheqje të rëndësishme. Gavi i Barcelonës u largua për shkak të një dëmtimi të lehtë në stërvitje. Pas testeve mjekësore, Fabian Ruiz i Paris Saint-Germain dhe Yeremy Pino i Villarreal gjithashtu u tërhoqën, duke përmendur përkatësisht shqetësime muskulore dhe dhimbje në kyçin e këmbës. Ata do të zëvendësohen nga Aleix García i…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Armanda Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e homazheve për lamtumirën e fundit ndaj regjisorit dhe personalitetit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Kreu i shtetit vendosi një kurorë me lule pranë arkëmortit të Anagnostit dhe shprehu ngushëllime bashkëshortes së tij, aktores Roza Anagnosti, si edhe familjarëve. Presidenti Begaj e cilësoi ndarjen nga jeta të regjisorit si shuarjen e një ylli nga plejada e artistëve të mëdhenj shqiptarë, duke theksuar se arti i tij do të vazhdojë të magjepsë shqiptarët edhe në brezat që vijnë. Në shenjë respekti për…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh në gjigantin italian, Juventus. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Kurti njoftoi se ka biseduar me videolidhje me yllin kosovar, Edon Zhegrova. “Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po…
Kompania postare DHL, e cila realizoi procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit për shqiptarët e diasporës, kërkon 26 milionë lekë kamatëvonesa, për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka paguar për punën e kryer në zgjedhjet e 11 majit. Në një kërkesë drejtuar KQZ-së, kompania DHL vë në dukje se kontrata e firmosur për zgjedhjet parlamentare parashikon se shuma prej 863 milionë lekësh duhej të ishte paguar brenda një muaji nga momenti i dorëzimit të faturave, detyrim të cilin DHL e ka plotësuar prej muajit qershor, duke vënë në dukje se për çdo vonesë kontrata parashikon…
Ka njerëz që janë jashtëzakonisht të sigurt për veten e tyre, të tjerë që lëvizin nëpër botë me ngurrim. Për shumicën kjo varet nga jeta e një personi, nga përvojat e jetës. Për disa të tjerë varet nga ndikimi astral dhe kështu ankthi ynë mund të vijë drejtpërdrejt nga yjet. Atëherë le të zbulojmë se cilat janë shenjat që preken direkt!horoskop Peshqit Është padyshim një nga shenjat më me ankth të Zodiakut. Ata shpesh kanë nerva për shkak të ndjeshmërisë së tepruar. Gjithashtu kalojnë mjaft lehtë nga një gjendje humori në tjetrën: tani janë të gëzuar dhe pas pak i…
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e dytë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi. Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka konkluduar se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ndodhet në SHBA ku pritet të zhvillojë një takim me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. DASH ka konfirmuar se Dumani do të zhvillojë një takim me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin e Shtetit. Takimi mes Dumanit dhe zyrtarit të lartë të DASH do të bëhet rreth orës 22:30 (me orën shqiptare).
Italia bëri një rikthim mbresëlënës duke mposhtur Spanjën me rezultatin 67-63 në një ndeshje emocionuese të Eurobasket. Mouhamet Diouf ishte më efikasi për Italinë me 14 pikë dhe 8 ribaunde, ndërsa Giampalo Ricci shtoi 11. Saliou Niang kontribuoi me një double-double prej 10 pikësh dhe 10 ribaundesh, por ai u largua nga loja për shkak të një dëmtimi. Për Spanjën, Santi Aldama shënoi double-double me 19 pikë dhe 10 ribaunde, ndërsa Sergio de Larrea shtoi 15 pikë. Pas këtij rezultati, Italia barazohet me Greqinë me një rekord 3-1, e cila duhet të mposhtë Spanjën në raundin e fundit për të…
