Autor: TV News

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Janë shkarkuar nga detyra zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ilva Gjuzi, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi si dhe zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko. Kujtojmë që tre zv.ministrat e shkarkuar pas pak ditësh do të marrin mandatin e deputetit duke u ulur për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. VENDIMI: Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit; Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Znj. Romina Kuko, zëvendësministër…

Read More

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e kësaj të mërkure që të shpërblejë punonjësit e FA, Policisë së Shtetit, forcave zjarrfikëse dhe Mbrojtjes Civile. Në vendim theksohet se anëtarët e forcave të FA, policisë, zjarrfikëse dhe mbrojtjes civile do të shpërblehen nga 1-3 paga në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. VENDIMI: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin…

Read More

Një tërmet tjetër, me magnitudë 5.5 ballë, tronditi Afganistanin juglindor të martën, duke shkaktuar frikë për dëme dhe shkatërrime të mëtejshme, pothuajse dy ditë pasi një tërmet i madh në të njëjtin rajon vrau më shumë se 1,400 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë. Tërmeti i fundit ndodhi në një thellësi relativisht të vogël prej 10 km, në të njëjtin nivel me atë që goditi mesnatën e së dielës me një magnitudë prej 6 ballë. Ky ishte një nga tërmetet më të këqija të Afganistanit në vite, duke shembur shtëpi në fshatra të largëta. Lëkundjet pasuese shkaktuan panik dhe ndaluan…

Read More

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është gjysmëfinalisti i parë në US Open, Grand Slam-in e fundit të sezonit. Numri dy në botë mposhti çekun Jiri Lehecka me rezultatin 6:4, 6:2, 6:4 në çerekfinale pas vetëm dy orësh lojë. Alcaraz luajti një tjetër ndeshje dominuese, duke mos i lejuar kundërshtarit të tij asnjë shans, ndërsa theu servisin e tij katër herë. 22-vjeçari vazhdoi kështu serinë e tij prej pesë fitoresh radhazi 3:0 në US Open, pasi më parë kishte mposhtur Reilly Opelka, Mattia Bellucci, Luciano Darderi dhe Arthur Rinderknech me të njëjtin rezultat. Më vonë sonte, ai do të mësojë emrin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur kritikëve dhe komenteve për aksionin për lirimin e hapësirave publike, të cilët e cilësojnë show, duke theksuar se janë hequr vetëm tendat, ndërsa karriget vijojnë të bllokojnë trotuaret. Në një postim në rrjetet sociale Rama thekson se të gjithë ata që shqetësohen për karriget duhet të bëjnë pak durim, pasi së shpejti do ju vijë radha edhe atyre bashkë me kushtet e reja. Postimi i Ramës: Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të…

Read More

Një diplomat që punonte në ambasadën e Indonezisë në Peru, u qëllua për vdekje në Lima, kryeqyteti i Perusë, jashtë shtëpisë së tij  të hënën në mbrëmje. Autoritetet lokale konfirmuan se nga ana e ministrisë së Rendit, po zhvillohet një hetim për të përcaktuar rrethanat në të cilat diplomati u vra para derës së përparme të rezidencës së tij. Shefi i policisë David Guivar, duke folur në transmetuesin publik TV Peru, tha se ishte e mundur që të ishte një “larje hesapesh”. Diplomati po kthehej në shtëpi me biçikletë kur u qëllua nga një burrë që iku me motoçikletë me…

Read More

Skuadra e Trepçës nga Mitrovica ka arritur një transferim të minutave të fundit të merkatos. Siç mëson GazetaBlic Sport, KF Trepça ka arritur marrëveshje me futbollistin e njohur kosovar, Osman Mëziu. Sulmuesi anësor ka nënshkruar për një sezon me klubin e Trepçës. Së fundmi, Mëziu ishte pjesë e Vëllaznimit, teksa tani kalon tek Trepça, me synime të qarta, rikthimin në Superligën e Kosovës për stinorin e ardhshëm. /GazetaBlic Sport

Read More

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, deklaroi në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër situatën në Serbi dhe në entitetin Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës. Qëllimi i Washingtonit është i qartë, sic u kuptua dhe nga mesazhi i ambasadorit: Të mos lejohet asnjë zhvillim që mund të çojë në konflikt rajonal. “Po ndjekim me shumë kujdes gjithçka që po ndodh si në Republikën Sërpska, ashtu edhe në Serbi. Aktualisht, jemi të përqendruar që situata të mos shndërrohet në një konflikt të mundshëm rajonal. Shtetet e Bashkuara…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se asnjë “sulm”, “tentativë aneksimi” apo “zhvendosje e popullsisë” nuk do të pengojë përpjekjet për njohjen e shtetit palestinez. “Momentumi që kemi zhvilluar me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe në të cilin tashmë janë bashkuar disa partnerë, nuk do të ndalet,” u shpreh Macron, duke iu referuar bisedës me udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite. Kreu i Elizesë kritikoi gjithashtu ashpër vendimin e qeverisë amerikane për të mos u dhënë viza anëtarëve të delegacionit palestinez përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e cilësuar “të papranueshëm”. Macron kërkoi revokimin e masës dhe…

Read More

Napoli nuk ka shpenzuar kurrë më parë kaq shumë për paga sa do të shpenzojë këtë sezon. Sipas La Gazzetta dello Sport, kampionët italianë do t’u paguajnë gjithsej 160 milionë euro lojtarëve dhe stafit të trajnerëve deri në korrik 2026 – një shifër rekord për klubin. Në krahasim me vitin e kaluar, fatura e pagave të Napolit është rritur me 50 milionë euro. Rritja lidhet si me ardhjen e disa lojtarëve të profilit të lartë (si 5.5 milionë euro për Kevin De Bruyne dhe 5 milionë euro për Rasmus Hojlund) ashtu edhe me zgjatjen e kontratave me anëtarët ekzistues të…

Read More