Autor: TV News

Kombëtarja e Sllovakisë ka shhënuar golin e dytë ndaj Gjermanisë. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Strelec, shkruan GazetaBlic Sport. Strelec ka shënuar golin e dytë ndaj Gjermanisë pas 54 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-0. Ja goli: VIDEO

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi këtë mëngjes në qendër të Londrës , kur një autobus dykatësh u përplas jashtë stacionit të trenit të ngarkuar në Victoria Street , Westminster, duke rezultuar në disa të plagosur. Pak pas orës 8:00 të mëngjesit, një helikopter ambulance u thirr në vendngjarje, ndërsa një forcë e madhe policie dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje. Sipas autoriteteve, të plagosurit përfshijnë shoferin e autobusit, pasagjerë dhe këmbësorë, të cilët u dërguan në spitalet e qytetit. Sipas gazetës Sun , zona është rrethuar nga autoritetet, me trafikun të ndaluar plotësisht ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën…

Read More

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në një intervistë për revistën franceze Paris Match, pranoi se Bashkimi Evropian dhe bota perëndimore gabuan në vlerësimin e Presidentit rus, Vladimir Putin. “Duhet ta kishim kuptuar madhësinë e kërcënimit që në vitin 2014, kur pushtoi Krimenë, dhe ndoshta që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë”, tha Merz, duke theksuar se vetë kishte qenë gjithmonë skeptik, por duhej të vepronte më herët. Ai e përshkroi regjimin e Putinit si një “sistem kleptokratik” që i është afruar autokracisë me kalimin e viteve, duke shtuar se sulmi ndaj Ukrainës përbën një kërcënim të madh për sigurinë evropiane. Megjithatë,…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Bilanci”, ku është arrestuar administratori i spitalit privat ish-“Sante Plus Albania”, Edmond Zaja, dhe janë shpallur në kërkim dy aksionerët e këtij subjekti, Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Hetimet disamujore zbuluan se subjekti i cili ka ndryshuar emrirn në Internacional Medicare Hospital, kishte fshehur fitime mbi 1 milion euro dhe përdorte produkte të ndaluara për shërbimet shëndetësore. Gjithashtu, u konstatua se ishin punësuar persona pa siguruar dhe se po kryhej evazion fiskal. Gjatë operacionit, u sekuestruan 100 blloqe mandatesh të pafiskalizuar dhe 27 lloje medikamentesh të dyshuara të kontrabanduara. Policia po punon për kapjen…

Read More

Nik Domer, gazetari zviceran i CH Media ka folur në lidhje me ndeshjen e nesërme midis Zvicrës dhe Kosovës. ‘Helvetikët’ dhe ‘Dardanët’ përballen nesër në Basel nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport. Domer thotë se ndeshjet mes Zvicrës e Kosovës janë gjithnjë të veçanta, teksa potencon se ‘Helvetikët’ janë favorit, të paktën në letër. “Zvicra-Kosova është gjithmonë një rast i veçantë. Lojtarë të shumtë, nga të dyja palët, kanë një lidhje midis dy kombeve. Në fakt, do ta quaja ende një duel vëllazëror. Bazuar në renditjen botërore të FIFA-s – pra,…

Read More

Një skenë e veçantë romantike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Atdhe Aliu, ka vendosur që përvjetorin e dashurisë me partneren e tij ta shënojë me një propozim martese që do të mbahet mend gjatë. Ngjarja ndodhi në katin e sipërm të parkingut afër QKUK-së, ku Atdheu i kishte thënë të dashurës se do të kalonin një mbrëmje të qetë vetëm për të dy, duke shijuar pamjen e qytetit. Por surpriza e vërtetë filloi kur aty mbërritën tri vetura dhe nga njëra u hap bagazhi ku shkëlqente mbishkrimi “Be my wife” (Bëhu gruaja ime).…

Read More

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të enjte në një apartament në qendër të Athinës. Mediat greke raportojnë se policia ka gjetur një çift të vdekur. Sipas mediave trupi i gruas ishte në gjendje dekompozimi të avancuar ndërsa burri, 66 vjeç, u gjet me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, e vendosur pranë çiftit të vdekur. Hetimet janë në fazën fillestare dhe një mjek ligjor pritet në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Read More

Klos/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, janë aksidentuar me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motomjet, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T. Si pasojë e përplasjes së automjeteve dhe motomjetit, kanë mbetur të lënduar shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Read More

Çdo zakon që përvetësojmë kërkon pak kohë për t’u bërë një përvojë, por shumë më tepër kohë për t’u hequr qafe, veçanërisht nëse konsiderohet i dëmshëm për shëndetin. Sigurisht, nëse lidhet me substanca varësie, siç është nikotina në cigare, lënia e duhanit bëhet edhe më e vështirë. Megjithatë, kur duhanpirësit arrijnë ta lënë, gëzojnë përfitime të shumëfishta, duke përfshirë mbrojtjen kundër shfaqjes së kancerit. Më konkretisht, lënia e duhanit shoqërohet me një rrezik të reduktuar të kancerit 10 vjet pas ndërprerjes së tij, sipas një studimi të botuar në JAMA Network Open. Studiuesit hulumtuan 196,829 raste të kancerit gjatë një…

Read More