Autor: TV News

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me skepticizëm ndaj njoftimit të Hamasit, i cili të mërkurën në mbrëmje deklaroi gatishmërinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të liruar pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës. “Fatkeqësisht, ky është një tjetër marifet mediatik nga Hamasi, i cili nuk përmban asgjë të re. Lufta mund të përfundojë menjëherë, por vetëm sipas kushteve të përcaktuara nga Kabineti i Sigurisë. Lirimi i të gjitha pengjeve; çmontimi i arsenalit të Hamasit; demilitarizimi i plotë i Rripit; kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin; dhe krijimi i një administrate civile alternative që nuk përbën kërcënim për…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e pagave dhe taksimit në Shqipëri. “Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Sot, shqiptarët përballen me realitetin e hidhur: paga minimale më e ulëta në rajon dhe një sistem taksash të padrejtë që rëndon mbi punën dhe shtresën e mesme. Ndërkohë, ekonomia punon vetëm për pakicën,” – shkruan Tabaku. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat:• Paga minimale në Shqipëri është 408 €,• 200 € më pak se në Serbi,• 189 € më pak se në…

Read More

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, ku Kosova përballet me Zvicrën në Basel. Foda u shpreh se është i kënaqur me formën e lojtarëve dhe beson se “Dardanët” mund të arrijnë rezultat pozitiv. “Në ndeshjet e fundit patëm paraqitje të mira, sidomos ndaj Islandës. Por nuk duhet të harrojmë për paraqitjet e mira që ka pasur gjithnjë Zvicra, sidomos ndaj kombëtareve më të mira të botës. Ndeshjet ndaj Zvicrës, kanë qenë përballje në të cilat Kosova kryesisht është mbrojtur. Në ndeshjen e nesërme do të synojmë të…

Read More

Gjatë sezonit turistik veror 36 qendra shëndetësore, nga veriu në jug, garantuan shërbim mjekësor për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha sot se “68108 pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim nga 1 qershori deri më 31 gusht, në 36 qendrat shëndetësore verore të hapura 24/7, me ekipe mjekësore pranë pushuesve çdo ditë”. Sipas saj, 30% e pushuesve që morën shërbim në këto qendra ishin turistë të huaj. Ministrja Koçiu u shpreh se “falë përkushtimit të stafeve mjekësore, pushuesit kanë shijuar një sezon…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë gati, ndërsa tha se Franca dhe aleatët e saj po kordinoheshin për sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Macron tha se Rusia po përpiqet të vonojë procesin e paqes dhe të vazhdojë sulmet ndaj Ukrainës. Siç shpjegoi Macron, garancitë e sigurisë tani janë gati, me përfshirje ushtarake dhe politike nga 35 anëtarë, me qëllim që t’i ofrojnë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet. “Argumenti kryesor këtu është se nuk ka kufizime në mbrojtjen e Ukrainës”, tha ai, duke theksuar nevojën për të “ringjallur” ushtrinë ukrainase për…

Read More

Skuadra e Shqipërisë sonte luan ndaj Gjilbratarit në ndeshje miqësore. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:00 në Europa Point në Gjilbratar, shkruan GazetaBlic Sport. Sylvinho ka startuar me Brojën, Asanin dhe Dakun në sulm nga minuta e parë. Më poshtë keni formacionet zyrtare të dy kombëtareve: Gjilbratar: Banda, Jolley, Torilla, Lopes, McClafferty, Scanion, Valarino, Pozo, Richards, De Barr, Del Rio. Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kacurri, Hysaj, Bajrami, Berisha, Pajaziti, Broja, Daku, Asani. /GazetaBlic Sport  

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova. Znj. Spiropali e cilësoi zyrën si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor” dhe u shpreh se ajo është “Një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.” Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berlin ditën e sotme. Sipas mediave vendase, një makinë përplasi një grup njerëzish në trotuar. Incidenti ndodhi rreth orës 13:10 sipas orës lokale në Seestraße, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Sipas Bild, një BMW përplasi një grup fëmijësh, të moshës midis 7 dhe 8 vjeç. #Berlin-Wedding: Unter den Opfern sollen viele Kinder sein, da mehrere Gruppen vor Ort unterwegs waren. Eine Betreuerin soll nach ersten Erkenntnissen schwer verletzt worden sein, mehrere Kinder leicht. https://t.co/Dor5t4s1gJ pic.twitter.com/dugraW1Shm — Bettina Punkt (@Taykra) September 4, 2025 Tre nga 15 fëmijët në vendngjarje…

Read More

Cody Gakpo ka pranuar se këtë verë kishte interes specifik nga Bayern Munich. Holandezi pati një sezon të fortë 2024-25 për Liverpoolin, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë shtatë asiste në 49 paraqitje. Që kur u bashkua nga PSV Eindhoven në janar 2023, Gakpo ka bërë 131 paraqitje për Liverpoolin. Anësori zbuloi për ESPN se si Bayern u përpoq ta nënshkruante atë, por në fund bavarezët iu drejtuan Luis Diaz. “Nga sa kuptoj, pati interes nga (Bayern), por në fund ata blenë Luis Diaz. Kjo është mirë. Sigurisht, unë vetë e kam përjetuar ndryshe. Një afat i tillë transferimesh…

Read More

Dibër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe drogë; vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”. Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. Elsi Kuca (Dauti), 26…

Read More