Autor: TV News
Nedim Bajrami aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren shqiptare, ku në orën 18:00 kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me Gjibraltarin. Mesfushori pritet të jetë si gjithmonë titullarë në formacionin e Sylvinhos, pasi siç dihet është një element kyç te kuqezinjtë. Por lideri i Kombëtares merr lajmin e keq nga Skocia. Trajneri i Rangers nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e Europa League. Russell Martin e ka lënë jashtë liste, duke vendosur të mos mbështetet te shërbimet e shqiptarit. Një veprim ky që tregon se Bajrami në këtë sezon nuk është në planet e stafit të skocezve dhe se e ardhmja…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq, nga komuniteti serb, për veprime që dyshohet se përbëjnë spiunazh për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Serbisë (BIA).Sipas Prokurorisë, Jelena Gjukanoviq ka siguruar dhe shpërndarë dokumente të ndjeshme, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, dhe ka bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të BIA-s.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se investimet në infrastrukturë kanë nxitur turizmin në vend. Ajo u ndal te ndërtimi i rrugës së Arbrit, e cila siç tha ajo ka ndikuar në një rritje të madhe të qarkullimit drejt Bulqizës. “Në Bulqizë është zbuluar një varr monumental, që do ta kthejë këtë destinacion, në një definicionet të turizmit arkeologjik. Shifra më e lartë e këtij sezoni nga tuneli i murrizit, ishte 17 gusht, dhe shifra është 190 50 automjete që lëvizin drejt Dibrës. Ky është një fakt i pakontestueshëm, që se si infrastruktura nxit turizmin edhe në…
Edhe pse u njoftua disa muaj më parë se ndeshja e fundit e Argjentinës në shtëpi në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 mund të ishte e fundit e Lionel Messit në tokën e tij, shumë e injoruan këtë fakt, por duket se kjo gjë po ndodh. Sonte pasmesnate, Argjentina pret Venezuelën në Monumental në Buenos Aires, ku Leo ka të ngjarë të veshë fanellën e tij shumë të dashur në tokën e tij për herë të fundit, transmeton GazetaBlic Sport. Messi pritet të luajë në Kupën e Botës 2026, por ai ndoshta nuk do të luajë një ndeshje zyrtare…
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy VanHorn ka pasur një takim pune në Kryesinë e Kuvendit. Ajo vizitoi Kryesinë rreth orës 11:00 dhe mësohet se ka zhvilluar takim me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropali. Vizita e VanHorn në Kryesinë e Kuvendit vjen vetëm pak ditë përpara se të nisë sesioni i ri parlamentar. Takimi në Kryesinë e Kuvendit vjen pas një tjetër vizite të zhvilluar disa ditë më parë në Kryeministri.
Zvicra dhe Kosova do të përballen të premten në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, atje ku ‘Dardanët’ synojnë vetëm rezultat pozitiv, transmeton GazetaBlic Sport. Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, me një numër të madh të tifozëve shqiptarë që pritet të jenë të pranishëm në ‘St. Jakob Park ‘. Kombëtarja e Kosovës është nisur tashmë për në Zvicër, atje ku do të kryejë sot pasdite edhe një seancë të fundit stërvitore para ndeshjes.
Udhëheqësit evropianë dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky takohen sot në Paris që të rrisin presionin ndaj kreut të Kremlinit për t’i dhënë fund luftës. Samiti pritet të drejtohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer. Diskutimet synojnë që të forcojnë planet për garancitë e sigurisë për Kievin nëse arrihet një armëpushim, por edhe që liderët të kenë një pamje më të qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Volodymyr Zelensky arriti një ditë më parë në Francë, ku u prit nga Macron. “Ne evropianët jemi gati, që të ofrojmë garanci të sigurisë për…
Studentët indonezianë do të organizojnë protesta në ndërtesën e parlamentit në kryeqytetin Xhakarta të enjten, tha një grup studentësh, pasi një takim i propozuar me qeverinë mbi demonstratat masive që kanë lënë 10 të vdekur ende nuk është realizuar. Të udhëhequra nga studentë, punëtorë dhe grupe të të drejtave të njeriut, protestat e javës së kaluar kundër dhunës policore dhe prioriteteve të shpenzimeve shtetërore u përhapën në të gjithë demokracinë e tretë më të madhe në botë, pasi një automjet policie goditi dhe vrau një shofer taksie me motor. Demonstratat herë pas here janë shndërruar në të dhunshme . Grupet…
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës, më 5 shtator, në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit. ‘Dardanët’ synojnë nisje të mbarë dhe pozitive, duke arritur një rezultat pozitiv në tokën zvicerane, gjë që do të ishte një lajm shumë i mirë dhe një motiv për ndeshjen tjetër ndaj Suedisë. Sulmuesi i Prishtinës, Leotrim Kryeziu ka luajtur më parë në Zvicër dhe tha për ‘GazetaBlic Sport‘ se kemi të bëjmë me një përfaqësuese shumë të fortë. Megjithatë, ai u deklarua optimist, duke thënë se ka besim se Kosova do ta fitojë këtë ndeshje.…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotësisht” ushtrinë e Rusisë, si një “detyrim vëllazëror”, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se dy shtetet kanë raporte “speciale”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Phenianit, KCNA, më 4 shtator. Kim dhe Putin u takuan të mërkurën në margjinat e festimeve në Kinë që u organizuan për të shënuar dorëzimin e Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dy udhëheqësit u ftuan nga presidenti kinez, Xi Jinping, për të marrë pjesë në një paradë masive ushtarake. Kjo ishte hera e parë që udhëheqësit e tri…
