Autor: TV News
Kylian Mbappe nuk pushon së qeni temë diskutimi. Në prag të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Ukrainës dhe Francës, kapiteni francez mbajti një konferencë për shtyp me komente që me siguri do të ngjallin diskutime, këtë herë në lidhje me kalendarin dhe ritmin e rraskapitshëm të sezoneve të futbollit. “A po luajmë shumë? Jo. Më parë mendoja kështu, por tani mënyra ime e të menduarit ka ndryshuar. Problemi nuk është numri i ndeshjeve, por mungesa e kohës së rikuperimit”, shpjegoi sulmuesi i Real Madridit, i cili tashmë ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e para të…
Afganistani është tronditur nga një tërmet tjetër i fuqishëm vetëm disa ditë pas një tërmeti shkatërrues në lindje të vendit, raportoi sot me Qendra Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë. që raportoi një magnitudë 5,6. Tërmeti ndodhi në mbrëmje pranë Jalalabadit, në një thellësi prej 10 kilometrash. Qendra Gjermane e Kërkimeve Gjeoshkencore (GFZ) në Potsdam raportoi magnitudën si 6,3 ballë. Dridhjet u ndjenë gjithashtu edhe në vendet fqinje, Indi dhe Pakistan, sipas raportimeve. Informacion mbi viktimat dhe dëmet ende nuk ishte i disponueshëm. Kjo zonë ishte prekur nga një tërmet i rëndë natën e së hënës dhe operacionet e shpëtimit janë ende në…
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar për kujdes dhe mosnaivitet në marrëdhëniet me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin. Ai bëri këto komente gjatë një fjalimi përkrah kryeministrit çek, Petr Fiala, duke iu drejtuar qytetarëve të Republikës Çeke dhe më gjerë në Evropë, Kanada dhe SHBA. “Për të gjithë ata që e shikojnë këtë, ju lutem, burra dhe gra, qytetarë të Republikës Çeke dhe të gjithë Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së, le të mos jemi naivë në lidhje me Rusinë,” tha Rutte. Ai shtoi se NATO e ka të qartë qëllimet e Putinit, duke u bazuar në ngjarjet që po zhvillohen…
FC Drita ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër, duke nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi. 25-vjeçari pritet të sjellë përvojën e tij ndërkombëtare në radhët bardhekaltër, pasi ka luajtur më herët në kampionatin shqiptar, kroat dhe hungarez. Pëllumbi, i cili ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare U21, njihet si futbollist i qëndrueshëm dhe i vendosur, cilësi që e bëjnë një shtyllë të rëndësishme për repartin defansiv të gjilanasve. Ja njoftimi:
Ne Shkodër rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen…
Pas samitit te rradhës të liderëve europian për Ukrainën, I cili u mbajt në Paris, presidenti Zelensky dhe homologu I tij francez Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij shefi I Elizesë theksoi se udheheqësit ranë dakort për dërgimin e trupave në Ukrainë kur të arrihet armëpushimi. “Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes. Qëllimi i këtyre forcave është të garantojnë paqen dhe të japin një sinjal strategjik për…
Është zyrtarizuar pamja e fazës “Round of 16” në EuroBasket 2025, ku nuk mungojnë duelet e forta dhe rivalitetet e veçanta. Një prej tyre lidhet ngushtë me Trepçën dhe basketbollin kosovar. Trajneri aktual i Trepçës, Adis Beçiragiq, i cili në këtë kampionat drejton kombëtaren e Bosnjë & Hercegovinës, do të përballet me Igor Miliçiqin, ish-yllin e Trepçës si lojtar dhe tashmë selektor i Polonisë. Ky duel mes dy figurave që kanë lënë gjurmë në Mitrovicë sjell një dimension krejt tjetër për sportdashësit kosovarë. Përveç kësaj përballjeje interesante, shorti solli duele të tjera të mëdha si: Lituani – LetoniGreqi – IzraelTurqi…
Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike duke i dhënë fund betejës ligjore për rezultatin e 11 majit, betejë që zgjati për 4 muaj më radhë. Në fund të seancës që zgjati për më shumë se 8 orë, gjyqtarët vendosën se pretendimet e opozitës kundër zgjedhjeve parlamentare janë të pabazuara. Partia Demokratike goditi në gjykatë vendimin e komisionit rregullator për shpalljen e rezultatit përfundimtar duke pretenduar se procesi i 11 majit ishte i parregullt dhe nuk reflekton vullnetin e qytetareve shqiptare. Por gjykata i rrezoi pretendimet e opozitës duke i hapur rrugë mbledhjes së parlamentit të ri. Tashme i takon Presidentit të…
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekura dhe të komentuar në botën e showbizit shqiptar. Së fundmi Luizi ka ndarë një lajm të madh me ndjekësit përmes një postimi në Instagram. Ai ka zbuluar se së bashku me Kiarën janë në përgatitje për një film të ri. Sipas Luizit xhirimet pritet të nisin shumë shpejt dhe ai do të luajë një rol krejtësisht ndryshe nga ai që kishte në filmin e kaluar. Detaje të tjera nuk janë bërë ende publike, por pritet që projekti të sjellë surpriza të bukura për publikun.
Një person ka vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në komunitetin Hollow Water First Nation në Manitoba. Policia tha se i dyshuari në sulm, i cili ishte nën hetim, u gjet i vdekur menjëherë pas incidentit. Tetë persona u transportuan me helikopter ose u dërguan në spitalet lokale me shkallë të ndryshme lëndimesh, thanë autoritetet. Policia Mbretërore Kanadeze e Kalëruar (RCMP) shprehu ngushëllimet e saj për familjet dhe banorët e komunitetit, duke shprehur trishtimin e saj për “dhunën e pakuptimtë”.
