Autor: TV News

Osteoporoza është një nga sfidat më serioze të shëndetit publik, pasi rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në legen, shpinë dhe gjymtyrët e sipërme. Deri më sot, ne dimë se zakone të tilla si pirja e duhanit, mungesa e gjumit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit janë të lidhura ngushtë me osteoporozën. Përveç këtyre, faktorë që nuk mund të modifikohen, siç janë mosha, gjinia, historia familjare dhe marrja e disa medikamenteve, janë gjithashtu të lidhur me osteoporozën. Në këtë kontekst, një studim i botuar në Journal of the Endocrine Society u përpoq t’i përgjigjej një pyetjeje thelbësore: A luajnë rol zakonet…

Read More

Deklaratat e Granit Xhakës dhe festimet e tij tek golat e realizuar ndaj Kosovës, kanë shkaktuar diskutime në vendin tonë. Për ta “zbutur” disi ka menduar vëllai i mesfushorit të Sunderland, Taulant Xhaka, i cili ka postuar një deklaratë të Granitit pas ndeshjes: “E gjithë bota e di që unë jam shqiptar plotësisht. Megjithatë, i festova golat sepse përfaqësoj Zvicrën”. Taulanti, ndryshe nga Graniti, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në arenën e futbollit europian, pavarësisht se kishte mundësi të ndiqte hapat e vëllait.

Read More

Fati i ish-çiftit politik meta-Kryemadhi është në dorën e gjyqtares Irena Gjoka. Emri i saj është caktuar përmes shortit të hedhur në gjykatë. Bëhet fjalë për dosjen e ish-presidentit Meta, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Meta besohet se ka shkelur ligjin në cështjen “CEZ / DIA” dhe tek lobingu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse kjo dosje  do të kalojë apo jo për gjykim. Të pandehur për këtë cështje janë marrë  edhe Monika Kryemadhi, e ëma e saj, bashkëpuntorja e tyre Ema Çoku si dhe biznesmeni Pirro Xhixho. Gjyqtarja…

Read More

Real Madridi e ka kthyer sërish vëmendjen te Erling Haaland, sipas mediave spanjolle. Dëshira e madhe e norvegjezit është të veshë fanellën e bardhë, por marrëveshja do të kërkojë një sakrificë serioze nga ana e klubit. Mbretërit kanë një nga sulmet më të fuqishme në botë – Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo, ndërsa të rinjtë Endrik dhe Gonzalo Garcia gjithashtu tregojnë potencial të madh. Është prania e kaq shumë yjeve që është një pengesë për transferimin e Haaland. Sipas publikimeve në Defensa Central, sulmuesi i Manchester City mund të mbërrijë në Madrid vetëm nëse shitet Vinicius Junior. Tashmë ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend. Rama theksoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se reforma synon shërbim më cilësor për qytetarët. Rama: Kemi pasur një trashëgimi shumë dramatike në sektorin e ujit, i cili është një sektor që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Kemi bërë në këto vite investime të mëdha, por tani jemi të bindur, duke parë edhe ecurinë e një reforme që u ndërmorr para disa vitesh…

Read More

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në shtëpi nga transferta e Gjibraltarit mbrëmjen e të premtes dhe këtë të shtunë ka zhvilluar stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Letonisë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime fizike dhe skema teknike me seancën stërvitore që zgjati për më shumë se 1 orë mes palestrës dhe fushës. Grupi ishte i plotë, përveç Myrto Uzunit, i cili u stërvit i diferencuar, për shkak të një problemi në kofshë, që po mbahet nën monitorimin e stafit mjekësor e që sipas analizave paraprake nuk është serioze. Ditën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, nënvizoi nevojën për reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit. Ajo tha se faza e parë e reformës është përmbyllur dhe tani qeveria është para një përgjegjësie të re. Faza e dytë e reformës konsiston në krijimin e Operatorit të Ujit, një strukturë që do të sigurojë menaxhim më të qartë, furnizim cilësor dhe adresim të problematikave nga thelbi, duke aplikuar modelin e suksesshëm të…

Read More

Portieri kamerunas i Manchester United, Andre Onana, mund të transferohet në Turqi te Trabzonspor. Klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim, por vendimi përfundimtar i takon vetë Onana nëse dëshiron ta pranojë transferimin. Trabzonspor ka nevojë për një portier pas shitjes së Ugurcan Cakir te Galatasaray dhe shpreson që Onana ta zëvendësojë atë. Transferimet në Super Lig turke mbeten të hapura deri më 12 shtator, edhe pse afatet e shumicës së ligave evropiane janë mbyllur. Onana ka humbur vendin e titullarit te Manchester United pas një sezoni të vështirë 2024/25 dhe tani është zëvendësuar nga Altay Bayindir. Ai luajti vetëm…

Read More

Politikani britanik Nigel Farage, ka njoftuar se do të vijë në Shqipëri ku do të zhvillojë një takim më kryeminstrin Edi Rama në javët e ardhshme, pas “betejës” që zhvilluan online për çështjen e emigrantëve. Gjatë një konference të partisë së tij “Reform Uk” në Birmingham, Farage premtoi një qeveri me politika të ashpra sa i takon emigrantëve dhe tha se është në bisedime me disa vende të huaja. “Do të shkoj të ha drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një aeroplan shumë të madh dhe të marr një ngarkesë emigrantësh me vete, nuk jam…

Read More

Drejtuesit e Fenerbahçes janë në kërkim të një trajneri të ri pas ndarjes nga Jose Mourinho dhe kandidati kryesor për këtë pozicion është Zinedine Zidane, shkruajnë mediat në Turqi. Zizou pritet të fillojë negociatat me gjigantët e Stambollit në ditët në vijim, me gazetën Sabah që shkon më tej dhe pretendon se francezi ka një marrëveshje me klubin, transmeton GazetaBlic Sport. Në shikim të parë, lajmi duket surreal, pasi Zidane i refuzoi një grupi gjigantësh evropianë me idenë e qartë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës 2026. Zizou ka qenë pa ekip që…

Read More