Autor: TV News
Rusia ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”. Forca ajrore ukrainase ka thënë se vendi është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima. Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës. “Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, ka thënë Putin në një forum ekonomik që…
Jannik Sinner mposhti kanadezin Felix Auger-Aliassime për të arritur në finalen e US Open, ku do të përballet me Carlos Alcaraz, i cili mposhti Novak Djokovic në gjysmëfinalen tjetër. Italiani, numri një në botë, fitoi 6-1, 3-6, 6-3, 6-4. Ndeshja zgjati 3 orë e 21 minuta. Tani, në finalen e Grand Slamit amerikan, ai përballet me rivalin dhe mikun e tij spanjoll që e pret me padurim për ta sfiduar. Kundër tij, Sinner luajti finalen e Roland Garros, duke e humbur, dhe finalen e Wimbledon, duke e fituar këtë vit. Në moshën 24 vjeç e disa ditësh, Sinner është lojtari…
Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës. Për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës.
Brian Hooper kaloi gati 30 vite në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, por e vërteta më në fund doli në pah falë rrëfimit të një gruaje, e cila këtë vit pranoi fajësinë për krimin. Hooper u lirua të enjten, pasi kishte kaluar 27 vite në një burg në Colorado, për një vrasje që në fakt ishte kryer nga një grua, e cila e kishte fajësuar atë. Në vitin 1998, një juri e shpalli fajtor Hooper-in për vrasjen e 77-vjeçares Ann Prazniak. Policia gjeti trupin e Prazniak në prill të vitit 1998, të fshehur në një kuti…
Portugalia e ka nisur mbarë misionin kualifikues në Kupën e Botës. Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez triumfoi me rezultat 0 me 5 ndaj Armenisë, shkruan GazetaBlic Sport. Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, Joao Felix poashtu dy, kurse një tjetër e realizoi Cancelo. Fitore siguroi edhe kombëtarja e Anglisë, e cila e mposhti Andorrën, duke triumfuar me rezultat 2 me 0. Një autogol i Garcia dhe një gol i Rice, i dhanë fitoren ‘Tre Luanëve’ në këtë takim. /GazetaBlic Sport/
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 26-vjeçari, Leonard Preza akuzohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare italiane. Sipas raportimeve, Preza i është afruar fillimisht 18-vjeçares, e cila ishte ulur në një stol pranë hotelit ku ishte me shoqërinë e saj, dhe ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike. Më pas ai e ka bindur të zhvendosen te zona e shezloneve, ku dhe ka abuzuar seksualisht me të. 26-vjeçari, punëtor i shezlonëve dhe babai i tre fëmijëve nuk është person i panjohur për policinë. Më herët ai ka qenë arrestuar për vjedhje dhe armëmbajtje…
Të paktën 58 persona janë vrarë nga forcat izraelite që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, përfshirë 37 në Qytetin e Gazës dhe në Rripin verior të Gazës. Organizata Save the Children tha më herët gjatë ditës së sotme se të paktën një fëmijë palestinez vritet mesatarisht çdo orë nga forcat izraelite në Gaza. Të paktën 20,000 fëmijë, rreth 2 përqind e popullsisë së fëmijëve në Gaza, janë vrarë që nga tetori i vitit 2023, sipas shifrave të qeverisë së Gazës. Të paktën 1,009 nga fëmijët e vrarë ishin nën moshën një vjeç, dhe gati gjysma e tyre…
Futbollisti i Kombëtares me tipare ofensive Ernest Muçi ka kaluar me formulën e huazimi te Trabzonspor. Ai ka lënë Besiktasin, pasi nuk gjeti hapësirat te gjigantët e Stambollit, ndërsa ka firmosur me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026. Pritet që Muçi të ketë rol të rëndësishëm në ekipin e ri. Aktualisht, Muçi është i dëmtuar dhe nuk ka një datë të saktë rikthimi. Me Shqipërinë, 24-vjeçari numëron 16 ndeshje, e përkthyer me 3 gola. Kartoni i tij sipas “Transfermarkt” vlerësohet 10 milionë euro. The post Zyrtare: Ernest Muçi transferohet tek Trabzonspor appeared first on GazetaBlic.
Përdhunimi i turistes italiane nga një 26-vjeçar në qytetin e Durrësit është raportuar në mediat italiane. Corriere della Sera citon policinë shqiptare, që njoftoi se Campagna Lupia ndodhej në një shezlong pranë një hoteli në orën 05:25 minuta, kur Leonard Peza abuzoi seksualisht me të. Ajo ka treguar në polici se gjatë kësaj kohe i është afruar një person i panjohur, i cili e ka sulmuar dhe megjithë tentativat e saj për t’u mbrojtur ai e ka përdhunuar e më pas ai është larguar. Menjëherë, pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin, ku ka treguar të gjitha të dhënat që…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste foli për vendimin e tij për të refuzuar ofertën e Putin. Presidenti rus e ftoi të udhëtonte drejt Moskës për të diskutuar një marrëveshje të mundhsme paqeje. “Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulme me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Ai mund të vijë në Kiev”. Putini “e di këtë”, shtoi Zelensky. Zelensky përsëriti disa herë gjatë intervistës se Putini nuk po kërkon realisht një takim me të, ndërsa ai vazhdon luftën në Ukrainë. Presidenti rus…
