Autor: TV News

Një 22-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar në Itali si turist, është arrestuar nga policia më 4 shtator, gjatë një kontrolli në Viale Centurini, në Terni. I riu, tashmë me precedentë penalë, u ndalua ndërsa drejtonte një fuoristradë që e kishte marrë qira. Gjatë kontrollit të 22-vjeçarit dhe të makinës, u gjetën 23 pako me kokainë dhe 3 me kanabis, së bashku me një mijë euro para cash, të ardhura nga trafiku i drogës. 22-vjeçari iu nënshtrua gjithashtu një testi droge, i cili rezultoi pozitiv. Gjithashtu, pasditen e 4 shtatorit karabinierët ndaluan për kontroll një automjet, i marrë me qira,…

Read More

Ish-sulmuesi Ronaldo , i njohur me nofkën “Il Fenomeno” është në pushime në Itali, ku po shijon disa ditë relaksi. Portali i Nerazzurrëve, FcInterNews.it, kapi ish-sulmuesin pranë hotelit ku po qëndron, ndërsa ai u jepte autografëve të tifozëve dhe kalimtarëve që ishin jashtë. Pyetja e vetme për Ronaldon ishte për ndeshjen që do të shohë ish ekipin e tij Inter të përballet me Juventusin kur të rifillojë Seria A. Dhe ish-sulmuesi brazilian ofron një siguri: “Çfarë pres? Një fitore të Interit, si gjithmonë”, thotë ai me një buzëqeshje, sikur të nënkuptonte se gjithmonë pret rezultatin më të mirë nga Interi.…

Read More

Plagosje me thike ne Durres. Ngjarja ka ndodhur mesditen e kesaj te diele ne lagjen 15 te qytetit te Durrësit. Burime nga policia thone se ne konflikt jane perfshire dy familje te cilat banojne prane njera-tjetres. Mesohet se ne urgjencen e spitalit te Durresit kane mberritur dy te plagosur: njeri i plagosur me thike dhe tjetri me sende te forta. Policia eshte vene ne ndjekje te autorit, dokumentimit dhe zbardhjen e plote te ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku kesaj ngjarje, ndersa po punohet per kapjen e autorit, i cili eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se kishte folur me Presidentin francez Emmanuel Macron pas sulmit më të madh ajror të Rusisë kundër Ukrainës. “Ne po koordinojmë përpjekjet tona diplomatike, hapat e mëtejshëm dhe kontaktet me partnerët tanë për të siguruar një përgjigje të përshtatshme”, tha Zelensky në aplikacionin e mesazheve Telegram. Një zjarr shpërtheu në ndërtesën ku ndodhet qeveria ukrainase në Kiev pas një vale bombardimesh ruse gjatë natës në qytet, duke vrarë të paktën pesë persona, tre në kryeqytet. “Për herë të parë” që nga shpërthimi i luftës në shkurt 2022, “çatia dhe katet e sipërme të ndërtesës qeveritare u dëmtuan nga zjarri…

Read More

Nesër nis viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu teksa u uroi suksese nxënësvem nënvizoi se viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Manastirliu shkruan “fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive”. “Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin…

Read More

PSG- ja fajësoi ekipin mjekësor të kombëtares franceze për lëndimet e Ousmane Dembele dhe Desire Doue. Të dy pësuan lëndime në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Ukrainës, me klubin që theksoi se kishte paralajmëruar për gjendjen e lojtarëve. Si rezultat, ata do të mungojnë për katër dhe gjashë javë. Kampionët e Francës dhe të Ligës së Kampionëve thonë se mjekët e ekipit të Didier Deschamps ishin të informuar për gjendjen e Dembele dhe Doue, por i lejuan ata të luanin pavarësisht kësaj. “Pas konfirmimit të lëndimeve të lojtarëve të thirrur në ekipin kombëtar francez – Ousmane Dembele…

Read More

Pasi u votua unanimisht për mandatar të Qeverisë, Kurti mori fjalën para Këshillit të Përgjithshëm të VV’së. Ai nuk la pa përmendur Gjykatën Kushtetues, gjyqtarët e së cilës i quajti “relikte të trashëgimisë jokulturore” “Në mes të mandatit tonë që s’po përfundon dhe mandatit të ri që s’po fillon, të nderuar delegatë të KP të VV’së, e dimë që ndodhet Gjykata Kushtetuese e cila po funksionon si një hije politike e opozitës ndaj VV’së. Meqë tash u zgjodh kryetari i kuvendit dhe 4 nënkryetarë gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së LS paarsyeshëm besoj dhe unë dhe kërkoi që…

Read More

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba  ka vendosur të japë dorëheqjen për të shmangur një përçarje brenda partisë së tij në pushtet, raportuan mediat japoneze të premten. Një zëdhënës i zyrës së kryeministrit nuk komentoi lajmin kur u pyet nga Reuters. Megjithatë, qeveria japoneze tha se Ishiba do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 6 pasdite sipas kohës lokale. Që kur erdhi në pushtet shtatorin e kaluar, koalicioni qeverisës i Ishibës ka humbur shumicën në zgjedhje në të dyja dhomat e parlamentit, për shkak të pakënaqësisë së votuesve për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Ishiba kishte refuzuar thirrjet e anëtarëve të Partisë…

Read More

Robben filloi një karrierë të re si lojtar profesionist i padelit. Në moshën 41 vjeç, ai debutoi në CUPRA FIP Tour, duke fituar ndeshjen e tij të parë në raundin kualifikues të FIP Bronze në Westerbork. Siç raporton “Marca”, Robben, së bashku me partnerin e tij Werner Lutsma, mposhtën Ralf Boekema dhe Marc Veldmaa me rezultatin, 4-6, 6-3, 7-6. Aventura e tyre përfundoi në raundin kryesor, ku humbën ndaj Sten Richters dhe Thijs Roper me rezultatin 1-6, 0-6. /GazetaBlic Sport

Read More

Nuredin Dumani i penduari i drejtësisë  është paraqitur në  urgjencën e Qendrës Spitalore Nënë Tereza gjatë së shtunës pasi ka shfaqur disa problemeve shëndetësore. Mësohet se Dumani ka  pasur probleme me frymëmarrjen dhe zemrën dhe është shoqëruar më pas në spital me masa të larta sigurie nga forca special e burgjeve dhe Renea. Sipas burimeve brenda spitalit,  i penduari i drejtësisë  ndodhet në shërbimin e reanimacionit nën monitorim të bluzave të bardha. Në lidhje me shoqërimin e Dumanit në spital është njoftuar edhe Prokuroria e Posacme Antikorrupsion. Kjo pasi Nuredin Dumani po bashkëpunon me drejtësinë për zbardhjen e një sërë…

Read More