Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në Zvicër: Një flamur na bashkon dhe një histori na lidhë

29 Nëntor, 2026

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

29 Nëntor, 2026

NP “Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet janë në terren, të gjitha rrugët janë të kalueshme

29 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

29 Nëntor, 2026

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Krijohet Operator Kombëtar për ujin, Rama: Kemi bërë investime masive! Plan masash për të ndaluar abuzimet

TV NewsBy TV News7 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend. Rama theksoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se reforma synon shërbim më cilësor për qytetarët.

Rama: Kemi pasur një trashëgimi shumë dramatike në sektorin e ujit, i cili është një sektor që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Kemi bërë në këto vite investime të mëdha, por tani jemi të bindur, duke parë edhe ecurinë e një reforme që u ndërmorr para disa vitesh për përfshirejn e qeverisë në aksionet e kompanive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësit, që përfundimisht nuk kemi aryse të humbasim kohë dhe të besojmë në ndonjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje që na është sugjeruar shumë vite më parë nga disa prej ekspertëve dhe eksperiencave që kemi analizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë dhe borxhet e larta, paaftësia në menaxhim, e lidhur edhe me politizimin e burimeve njerëzore në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës, sollën situata të pajustifikueshme.

Shefi i qeverisë deklaroi se investimet e bëra nga qeveria kanë ndryshuar ndjeshëm situatën e furnizimit me ujë, por sfidat mbeten të mëdha. Ai solli shembullin e Vlorës, ku falë një ndërhyrjeje emergjente të qeverisë, u shmang një krizë e rëndë gjatë sezonit turistik.

Rama: Ne nga ana jonë kemi bërë investime masive dhe po të shohim hartën sot, nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë në 2013 dhe me humbje në rrjet që shkonin afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por është ndryshe në raport me atë që ishte. Nuk është tërësisht ndryshe me sfidën që kemi, aq më tepër në kushtet kur ne duam të shkëlqejmë në turizëm. Vlora e nisi sezonin turistik të këtij viti me një situatë të paparanueshme dhe alarmante  të zonave të tëra për furnizimin me ujë. Nuk është se ne bëmë ndonjë investim në ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me një mision të posaçëm i një ekipi nga Tirana dhe me vëmendjen e posaçme nga ministria këtu për ta vënë në vijë administrimin solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të asaj situate dhe hoqi ankthin dhe alarmin se s’kemi ujë. Si mund të ndodhë kjo? Raporti i bërë nga ai ekip për situatën në Vlorë është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie e frikshme. Ka dhe plot raste të tjera. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje, në vitin 2020 arritën në 13.6 miliard. Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe. Në 2021 ne ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në porcesin e bashkimit të kompanive. Nga 58 shoqëri, çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte përmirësimi i situatës. Sot kemi rezultate domethënëse të cilat na tregojnë që përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi, nuk është copëzimi. Njerëzit në rubinet duan ujë. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime nga OSHEE-së. Është një hap i jashtëzakonshëm.

Kryeministri tha se reforma e ujit po hyn në fazën e dytë, duke theksuar se deri tani janë lidhur në rrjet mbi 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë mijëra lidhje të paligjshme.

Rama theksoi se qeveria do të ndërhyjë me një plan masash për të ndalur abuzimet në furnizimin me ujë, duke përfshirë lavazhet, lidhjet e paligjshme nëntokë dhe shpërdorimet për qëllime fitimi.

Sipas kreut të qeverisë, qytetarët nuk janë përgjegjës për problemet në sistem, por abuzuesit me qëllim përfitimi. Ai paralajmëroi se këto raste do të jenë në qendër të planit të masave që nis së shpejti.

Rama: Ka një pikë ku duhet të ndalemi dhe që është thelbi i reformës. Uji në qiell është diçka tjetër, në rubinet është diçka tjetër. Nisim këtë fazë të dytë të reformës. Nga faza e parë janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshmë lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë, nga prodhimi te shpërndarja, furnizimi njësoj siç bëjmë me energjinë. Do të ndërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzumin. Këtu nuk abuzojnë qytetarët, jemi në kushtet kur kemi abuzues për qëllime fitimi, kemi abuzues me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare, abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë që do të jenë target i planit të masave./vizionplus.tv

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Lajmet e fundit

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në Zvicër: Një flamur na bashkon dhe një histori na lidhë

29 Nëntor, 2026

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

29 Nëntor, 2026

NP “Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet janë në terren, të gjitha rrugët janë të kalueshme

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.