Autor: TV News
Mijëra persona protestë në Jerusalem, presion Netanyahut: Marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza
Më shumë se 15,000 njerëz kanë dalë në rrugët e Izraelit për të kërkuar përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe për t’i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të bjerë dakord për një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura. Familjet dhe mbështetësit e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi mbushën Sheshin e Parisit në Jerusalem, ndërsa të tjerë u mblodhën në Tel Aviv. Nga 48 pengjet që mbahen ende në Gaza, besohet se rreth 20 janë gjallë. Izraeli ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht një marrëveshjeje që do të shihte lirimin e disa pengjeve, por më parë ka kërkuar kthimin e të…
Me një baba nga Kosova dhe një nënë nga Finlanda, ajo tha se trashëgimia e saj e përzier e ka bërë më të lehtë lidhjen me njerëz nga prejardhje të ndryshme. Vajza me prejardhje shqiptare Sarah Dzafce është shpallur Miss Finlanda 2025. Dzafce ia atribuoi fitoren e saj mbështetjes së fortë familjare. Me një baba nga Kosova dhe një nënë nga Finlanda, ajo tha se trashëgimia e saj e përzier e ka bërë më të lehtë lidhjen me njerëz nga prejardhje të ndryshme. Përcjellsja e parë ishte Tara Lehtonen, ndërsa Julianna Kauhaniemi zuri vendin e dytë. Konkursi u zhvillua në…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin nacional Burrel–Klos, ku nga përplasja e një makine me një motor, drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur. Fillimisht ai është transportuar në spitalin e Burrelit, ku ka marrë mjekimin e parë dhe më pas është dërguar drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet që çuan në aksidentin me një të plagosur
Para ndeshjes kundër Kosovës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, përzgjedhësi i Suedisë, danezi Jon Dahl Tomasson, foli për gjendjen e skuadrës së tij dhe për ekipin tonë. Ai u pyet edhe për talentin shqiptar, Besfort Zeneli, i cili ka zgjedhur nga Kosova të kalojë te Suedia. “Besfort Zeneli ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit. Është i ri, kam folur me të dhe i kam thënë se dua të shoh edhe më shumë prej tij. Po zhvillon një sezon të shkëlqyer në klubin ku luan”, deklaroi Tomasson. Duke folur për Kosovën, përzgjedhësi suedez nuk kurseu…
Donald Trump ka deklaruar se është gati të kalojë në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Rusisë, vetëm disa orë pasi Moska sulmoi Ukrainën. Të paktën katër persona janë vrarë, përfshirë një nënë dhe një foshnjë tre muajshe, ndërsa më shumë se 40 të tjerë janë plagosur, pasi Rusia nisi një bombardim me dronë gjatë natës, shkruan Sky News.Lexo edhe :Related Posts Ndërsa ishte duke shkuar në finalen e turneut të tenisit US Open, presidenti u pyet nëse ishte gati të kalonte në fazën e dytë të ndëshkimit për Moskën, të cilës ai iu përgjigj “Po”. Komenti i Trump vjen…
Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Vangjel Mile. Ashtu siç pritej, klubi bardheblu dhe tekniku i njohur kanë “shtrënguar duart” përfundimisht, me lajmin që tashmë është konfirmuar në kryeqytet.Ky vendim vjen pasi skuadra në dy ndeshjet e para, grumbulloi vetëm një pikë. “Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit. Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe…
Vendimi i mbrojtësit Adrian Bajrami për të vazhduar karrierën te përfaqësuesja e Zvicrës, duke braktisur grupin e Sylvinhos ka shkaktuar diskutime të shumta te tifozët, aq sa e kanë cilësuar si “tradhtar”. Por çfarë po ndodh me Bajramin?! Postimi i fundit nga 23-vjeçari përkon me datën 4 gusht. Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani përse mori vendimin drastik për të ndryshuar kombëtaren, as për mediat apo fanasat e tij në rrjetet sociale. Me Shqipërinë, Adrian Bajrami luajti në 3 miqësore, teksa e ka bërë debutimin si kuqezi para 3 vitesh. Aktualisht, inkuadrohet te skuadra zviceriane e Luzern. The…
Qeveria e Koresë së Jugut thotë se ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për të liruar qytetarët e saj të ndaluar në një bastisje masive të imigracionit në një fabrikë të Hyundai në Georgia. Shefi i stafit të presidentit të Koresë së Jugut tha se një aeroplan i çarteruar do të dërgohej për të sjellë të ndaluarit në shtëpi nëse përfundojnë procedurat administrative. Kang Hoon-sik tha se autoritetet po përpiqeshin të përmirësonin sistemin e vizave për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen. Zyrtarët amerikanë arrestuan 475 persona – më shumë se 300 prej tyre shtetas të Koresë së…
Gjatë konferencës për shtyp në TIF, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u pyet në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës dhe se kur qeveria greke do ta njohë shtetin palestinez. Lidhur me situatën në Gaza, kryeministri grek tha se qeveria ka kritikuar ashpër humbjen e jetëve njerëzore dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, dhe se e gjithë kjo i është përcjellë udhëheqjes izraelite, duke sqaruar sigurisht se “qeveria ka një aleancë strategjike me Izraelin”. “Ne kemi një aleancë strategjike me Izraelin. Kjo nuk na ka penguar të kritikojmë atë që po ndodh në Gaza dhe të…
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda beson në fitore ndaj Suedisë, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që luhet të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Foda ka pranuar se Suedia është favorite në këtë përballje, por personalisht beson se Kosova do të paraqitet shumë më mirë sesa ndaj Zvicrës. Kosova të premten e nisi ciklin eliminator në Basel, ku u mposht nga Zvicra 4:0 në kuadër të Grupit B. “E kemi analizuar ndeshjen e fundit të Suedisë. Suedia ka lojtarë shumë të mirë, shumë të fuqishëm, sidomos në sulm. E kemi parë që dy sulmuesit do…
