Autor: TV News

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda beson në fitore ndaj Suedisë, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që luhet të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Foda ka pranuar se Suedia është favorite në këtë përballje, por personalisht beson se Kosova do të paraqitet shumë më mirë sesa ndaj Zvicrës. Kosova të premten e nisi ciklin eliminator në Basel, ku u mposht nga Zvicra 4:0 në kuadër të Grupit B. “E kemi analizuar ndeshjen e fundit të Suedisë. Suedia ka lojtarë shumë të mirë, shumë të fuqishëm, sidomos në sulm. E kemi parë që dy sulmuesit do…

Read More

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi ka paralajmëruar për një botë me mbi 25 shtete me armë bërthamore. “Pa dashur të përhap panik, rreziku i një konflikti bërthamor është më i madh sot sesa në të kaluarën”, ka thënë ai në një intervistë për të përditshmen italiane, La Repubblica. Ai ka sugjeruar se në një pikë 20 deri në 25 shtete do të mund të kenë armë bërthamore, pa përmendur afate kohore. Aktualisht, janë nëntë shtete në botë me armë bërthamore, sipas ekspertëve. “Procesi i çarmatimit apo zvogëlimi i kontrolluar i arsenalit bërthamor është bllokuar”, ka thënë…

Read More

Papa Leoni XIV bëri thirrje për paqe në “Tokën e Shenjtë” në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të prekura nga konflikti gjatë lutjeve të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, transmeton Anadolu. “Zoti nuk dëshiron luftë. Zoti dëshiron paqe. Dhe Zoti mbështet ata që angazhohen për të thyer spiralen e urrejtjes dhe për të ecur në rrugën e dialogut”, tha papa, raportoi “Vatican News”. Pas meshës, Leoni i inkurajoi të gjithë të “vazhdojnë lutjet e tyre për popullin e Tokës së Shenjtë, Ukrainën dhe çdo pjesë të botës të pllakosur nga lufta”. Papa iu…

Read More

Zakonet e gjumit janë të vështira për t’u ndryshuar nga një ditë në tjetrën. Disa njerëz flenë përmbys, të tjerë ndihen rehat me shpinë dhe të tjerë i ndërrojnë pozicionet me lehtësi. Megjithatë, ekzistojnë pesë arsye të rëndësishme shëndetësore pse duhet të përpiqemi të flemë në anën e majtë. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky pozicion na mbron nga refluksi gastroezofageal, pasi në këtë mënyrë stomaku ynë mbetet poshtë ezofagut dhe lëngjet gastrike kanë më pak gjasa të ngrihen lart, duke shkaktuar atë ndjesi shumë të pakëndshme djegieje. Për më tepër, të fjeturit në anën e majtë ndihmon shpretkën…

Read More

Denzel Dumfries është një nga lojtarët kryesor të Interit në vitet e fundit. Mbrojtësi holandez po kalon sezonin e pestë te gjiganti italian, prej se u transferua nga PSV Eindhoven. Por 29-vjeçari me një intervistë të fundit ka paralajmëruar largimin nga zikaltërit. Ai tha se i pëlqen Serie A, por synimi i tij ëhtë Premierliga angleze, dhe beson se do të përshtatet në stilin e lojës. “Unë luaj në Serie A dhe ndihem rehat te Interi, por mendoj se mund të bëj mirë edhe në Premier League. Do të isha patjetër i interesuar. Premier League njihet për intensitetin e saj,…

Read More

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar e ka quajtur “gabim” vendimin e disa shteteve për ta njohur shtetësinë palestineze, dhe ka paralajmëruar se diçka e tillë mund të nxisë përgjigje unilaterale të paspecifikuar, pas raportimeve se Izraeli planifikon t’i aneksojë disa pjesë të Bregut Perëndimor. Disa shtete, përfshirë Francën dhe Britaninë, janë zotuar për ta njohur shtetin palestinez në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet këtë muaj. Marrëdhëniet francezo-izraelite janë tensionuar dukshëm javëve të fundit, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se shteti i tij planifikon të jetë nikoqir…

Read More

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shtrua me urgjencë mbrëmjen e djeshme në repartin e reanimacionit të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas problemeve të papritura shëndetësore. Për shkak të statusit të tij të veçantë dhe rëndësisë së dëshmive që ka dhënë në çështje me profil të lartë kriminal, Dumani iu nënshtrua një sërë analizash të specializuara, me qëllim përcaktimin e gjendjes së tij të plotë shëndetësore dhe përjashtimin e çdo tentative të mundshme kriminale në adresë të tij. Sipas burimeve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizat paraprake kanë treguar se nuk ka pasur përdorim…

Read More

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se ish-trajneri Simone Inzaghi nuk i kishte zbuluar kurrë planet e tij të largimit, por tekniku italian gjithmonë tregonte profesionalizëm dhe ishte forca lëvizëse e ekipit. Martinez tha: “Të gjithë janë të lirë të marrin vendimet e tyre. Trajneri kurrë nuk na tha se kishte marrë një ofertë ose se po largohej. Kështu që ne ishim shumë larg të gjitha thashethemeve dhe u përqendruam në objektivat tona. “Ai gjithmonë tregonte profesionalizëm. Ne ndiheshim shumë rehat me të, ai ishte forca jonë lëvizëse.” Inzaghi u largua nga San Siro për t’u bërë trajner i…

Read More

Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës në Ukrainë Në një përditësim të shkurtër të ndarë nga agjencia e lajmeve TASS, e cila citon Ministrinë ruse të Mbrojtjes, Moska thotë se objektivat ishin vende “ushtarako-industriale”. Sipas Moakës, u goditën uzina dronësh, objekte magazinimi dhe lëshimi për dronë me rreze të gjatë veprimi, fusha ajrore, stacione radari dhe vende ku mblidheshin ushtarë dhe mercenarë të huaj. Në një përditësim nga fusha e betejës, raporti thotë gjithashtu se Rusia ka pretenduar kontrollin e fshatit Khoroshe, në rajonin e Dnipropetrovskit. Ky raport nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Read More

Shkuan si turistë në Itali, kapen duke shitur kokainë n zonën e Ternit. Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët gjatë një kontrolli në Viale Centurini, kurse një i dytë u shpall në kërkim, teksa i shpëtoi arrestimit. I riu me precedentë penalë, u ndalua ndërsa drejtonte një fuoristradë me qira. U krye një kontroll në automjetin dhe trupin e tij dhe u gjetën 23 pako me kokainë dhe tre me kanabis, së bashku me një mijë euro para të gatshme nga trafiku i drogës. Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës. Arrestimi u vërtetua dhe gjykatësi urdhëroi,…

Read More