Autor: TV News
Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, ka triumfuar të dielën në garën e Çmimit të Madh të Italisë në pistën e Monzës. Verstappen e përfundoi garën me kohë 1:13:24.325, duke lënë pas vetes pilotin e McLarenit, Lando Norris, me një diferencë prej 19.2 sekondash. Shoku i skuadrës së Norrisit, Oscar Piastri, u rendit i treti. “Ishte një ditë e shkëlqyer për ne. Një realizim fantastik nga i gjithë ekipi. Mendoj se gjatë gjithë fundjavës ishim shumë mirë dhe është kënaqësi e madhe të fitojmë këtu”, deklaroi Verstappen pas garës. Në renditjen e përgjithshme, Oscar Piastri vazhdon të kryesojë me 324…
Më 5 shtator, u inaugurua aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një investim strategjik që pritet të transformojë ndjeshëm lëvizjen drejt juglindjes së vendit. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Shefi i qeverisë ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele përshtypjet e qytetarëve që kanë kaluar në rrugën e re. Segmenti i ri rrugor që shmang Prrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin, ka një gjatësi prej 43 kilometrash, dhe do t’i shërbejë të gjithë zonës së juglindjes. Qytetarët shprehen të kënaqur, duke vënë theksin te distanca e shkurtuar. “Shumë rrugë e mirë, shkurton, shpëtuam nga…
Vendimi i mbrojtësit Adrian Bajrami për të vazhduar karrierën te përfaqësuesja e Zvicrës, duke braktisur grupin e Sylvinhos ka shkaktuar diskutime të shumta te tifozët, aq sa e kanë cilësuar si “tradhtar”. Por çfarë po ndodh me Bajramin?! Postimi i fundit nga 23-vjeçari përkon me datën 4 gusht. Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani përse mori vendimin drastik për të ndryshuar kombëtaren, as për mediat apo fanasat e tij në rrjetet sociale. Me Shqipërinë, Adrian Bajrami luajti në 3 miqësore, teksa e ka bërë debutimin si kuqezi para 3 vitesh. Aktualisht, inkuadrohet te skuadra zviceriane e Luzern.
7 shtator 2025 – Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën vjetore #Diplo2025. Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale. Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin…
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje pas një viti në këtë pozitë, për shkak të dy humbjeve të mëdha në zgjedhje. Ky vendim vjen një ditë pasi Partia e tij Demokratike Liberale pritej të votonte nëse do të mbante një votim të brendshëm për largimin e tij nga pozita e lartë partiake. Kjo parti e ka udhëhequr Japoninë për pothuajse shtatë dekada, mirëpo nën Ishiban e ka humbur shumicën në dhomën e ulët të parlamentit, për herë të parë në 15 vjet, dhe më pas e ka humbur shumicën edhe në dhomën e lartë të parlamentit në muajin…
Spanja triumfoi bindshëm ndaj Turqisë me rezultat 6:0, në ndeshjen dominuese të Grupit E të kualifikueseve për Kupën e Botës. Pavarësisht përpjekjeve të mesfushorit Arda Guler dhe sulmuesit Kenan Yıldız, që tentuan disa herë të depërtonin mbrojtjen spanjolle, portieri dhe prania e fortë e mbrojtësve vendas nuk i lejuan të gjenin rrugën e rrjetës. Golashënuesit e Spanjës përfshinë Pedri me dy gola (6’ dhe 62’), Mikel Merino me hat-trick (22’, 45’+1, 57’), dhe Ferran Torres (53’). Asistuan Nico Williams (6’), Mikel Oyarzabal (22’, 45’+1, 62’) dhe Lamine Yamal (53’, 57’), duke siguruar një dominim të plotë të Spanjës gjatë gjithë…
Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura shqiptare po marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Exercise OAK Resolve” në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s. Gjatë stërvitjes, trupat shqiptare janë angazhuar me detyrë reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe për hapjen e shtigjeve që mundësojnë lëvizjen e trupave. Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, theksoi se ky angazhim rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive shqiptare në mjediset ndërkombëtare. “Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve”…
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka deklaruar se qeveria britanike po shqyrton përdorimin e kazermave ushtarake për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit, pasi 1,097 persona mbërritën të shtunën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla. “Po shqyrtojmë mundësinë e përdorimit të zonave ushtarake dhe joushtarake për akomodim të përkohshëm për personat që mbërrijnë me varka të vogla dhe që mund të mos kenë të drejtë të qëndrojnë këtu,” tha Healey për Sky News. “Jam duke e analizuar me kujdes këtë çështje, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, dhe e pranoj që humbja e besimit të publikut gjatë viteve të…
Nesër, Suedia do të përballet me Kosovën në një ndeshje vendimtare të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026, e cila zhvillohet në Prishtinë. Skuadra e Kosovës vjen me mungesa të ndjeshme. Kapiteni Amir Rrahmani nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të një dëmtimi muskulor që pësoi gjatë humbjes 4-0 ndaj Zvicrës të premten e kaluar. Qendërmbrojtësi i Napolit, 31 vjeç, është larguar nga tubimi për këtë ndeshje. Kosova ka pasur mungesa edhe te lojtarët kryesorë si Edon Zhegrova nga Juventus dhe Milot Rashica nga Beshiktash, gjë që e vështirëson edhe më shumë përzgjedhësin Franco Foda për të gjetur…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin – njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës – për një tjetër mandat në krye të Qeverisë. Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë duke fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës – të pamjaftueshme për të formuar vetë Qeverinë. LVV e ka marrë këtë vendim vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve…
