Autor: TV News

Portugezi Fernando Santos nuk është më trajner i Azerbajxhanit, pasi Federata e Futbollit të Azerbajxhanit (AFFA) i ndërpreu kontratën të hënën, disa ditë pas humbjes 5-0 ndaj Islandës në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës. Santos, i cili më parë e udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, nuk ka fituar në 11 ndeshje që kur mori drejtimin e Azerbajxhanit në qershor 2024, duke pësuar nëntë humbje. Islanda shënoi pesë gola kundër Azerbajxhanit brenda gjysmë ore loje në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit D për Kupën e Botës 2026 të së premtes. Ayxan Abbasov, trajneri…

Read More

Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator. Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara…

Read More

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar mbi ecurinë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, deklaroi se këto masa nuk kanë arritur ta ndikojnë vendin. Në një koment në Telegram, Peskov u shpreh: “Në përgjithësi, mund të themi vetëm një gjë: ky numër i paprecedentë sanksionesh, që i është vendosur vendit tonë gjatë katër viteve të fundit, nuk ka pasur absolutisht asnjë ndikim.” Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën se është i gatshëm të kalojë në një fazë të dytë sanksionesh ndaj Rusisë, duke lënë të kuptohet se është shumë pranë forcimit të masave kundër Moskës apo blerësve të naftës…

Read More

E hëna e 8 Shtatorit 2025 shënon një ditë me energji të forta astrologjike, ku katër shenja të horoskopit do të përjetojnë një kombinim të fuqishëm të fatit, bollëkut dhe mundësive të reja. Megjithatë, përpara se lajmet e mira të shfaqen, mund të ndjeni një pakënaqësi të brendshme, që lidhet me aspekte të jetës suaj që kërkojnë ndryshim. Hëna hyn në shenjën e Dashit, ku takohet me Neptunin – planetin e iluzioneve dhe shpërbërjes. Kjo përplasje midis energjisë së zjarrit (Dashi) dhe ujit (Neptuni) krijon tensione, por edhe mundësi të jashtëzakonshme për rritje personale. Zemërimi dhe frustrimi mund të jenë…

Read More

Lionel Messi ka shënuar plot 885 gola në karrierën e tij, por këtë verë iu kërkua të zgjidhte vetëm një. 38-vjeçari vendosi për një nga golat ikonikë të hershëm të karrierës së tij të lavdishme. Këtë javë, Messi konfirmoi se paraqitja e tij për Argjentinën ishte e fundit në një ndeshje zyrtare në tokën argjentinase. Shumëkush kishte pritur që ai të vazhdonte së paku deri në Kupën e Botës verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në atë ndeshje, ai realizoi dy gola për ta shënuar momentin. Duke qenë se kishte pritur kaq gjatë për ta ngritur trofeun, nuk…

Read More

Ambasadori i BE-së në Shqipëri mori pjesë në një panel të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ku foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gonzato tha se tashmë mundësia e anëtarësimit në BE është reale dhe i bëri thirrje rinisë shqiptare që të mos largohen nga vendi, por ‘të shfrytëzojnë këtë mundësi të artë për ta dhe për Shqipërinë drejt BE-së’. Ambasadori tha se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për njohuritë dhe për inovacion. A është i mundur në një të ardhme të afërt anëtarësimi në BE? “Është fantastike të jesh përfaqësues i BE-së…

Read More

Franca rrezikon të humbasë edhe kryeministrin e tretë vetëm brenda 15 muajve, pasi shefi i qeverisë në detyrë François Bayrou ka kërkuar të përballet me një votëbesim në parlament. Sipas gjasave, Bayrou pritet ta humbasë votbesimin në seancën që do të zhvillohet këtë të hënë. Kjo pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian. Kryeministri i qendrës i emëruar nga Macron më pak se 9 muaj më parë, po rrezikon me shpresën se votimi do të bëjë bashkë deputetët pas propozimit të tij për shkurtimin e shpenzimeve publike. Bayrou beson se…

Read More

Artina Hasani përfaqëson Federatën e Basketbollit të Kosovës në EuroBasket, si pjesë e Komitetit Lokal Organizativ Në kuadër të një bashkëpunimi mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Qipros, përfaqësuesja e FBK-së, Artina Hasani, ka qenë pjesë e Komitetit Lokal Organizativ (LOC) në EuroBasket, ngjarja më e rëndësishme e basketbollit evropian. Hasani, në rolin e menaxheres së eventeve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka kontribuar në anën e organizimit të garës (competition side), me fokus të veçantë në menaxhimin e aktiviteteve brenda palestrës (venue), përfshirë: Koordinimin e fushës (court management), Menaxhimin e vullnetarëve për dhomat e zhveshjes,…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar sot pranë Portit të Jahteve në Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar i përmbysur, ndërsa paniku ka qenë i madh tek qytetarët që ndodheshin aty. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit shoferin e plagosur. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë. Ky aksident ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe kujdesin e drejtuesve…

Read More

Të paktën 5 persona mbetën të vrare nga një sulm i armatosur mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa10 të tjerë u plagosën rëndë. Të vdekur në vendin e ngjarjes mbetën edhe dy autorët e sulmit të identifikuarr si palestinezë, cilët u neutralizan  menjëherë nga policia izraelite pas të shtënave. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe kontrollet në disa fshatra përreth të banuara me palestinezë për bashkëpunëtorë të autorëve. Izraeli e ka cilësuar sulmin si terrorist, ndërsa nga ana tjetër Hamasi ka thënë se ky ishte një akt heroik.

Read More