Autor: TV News

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka shkruar për fitoren spektakolare të Kosovës kundër Suedisë. “Kosova shënoi një fitore mbresëlënëse ndaj Suedisë në një natë kur Kroacia, Danimarka dhe Zvicra shënuan fitore të mëdha në kualifikueset evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026, ndërsa Italia shënoi një fitore emocionuese me nëntë gola”, ka shkruar UEFA në faqen zyrtare të saj. Ndryshe, Kosova në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorë, pësoi humbje ndaj Zvicrës, por tri pikë i fitoi sonte karshi Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Read More

Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne. Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë. Stresi dhe pagjumësia Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë. Ushqimet e varfra në fibra e proteina Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më…

Read More

Politika e tarifave doganore e imponuar nga presidenti Donald Trump po sfidohet në gjykata nga disa kompani amerikane, përfshirë edhe një sipërmarrës italian dhe dy gjykata e kanë rrëzuar tashmë. Vendimi final pritet nga Gjykata e Lartë, ku shumica e gjyqtarëve është konservatore, por kjo nuk garanton fitoren e administratës në betejën e saj tregtare. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka pranuar se nëse Gjykata vendos kundër tyre, departamenti do të detyrohet t’u rimbursojë kompanive rreth gjysmën e tarifave që ata kanë paguar deri tani për importet, një humbje e madhe për Shtëpinë e Bardhë, sidomos në aspektin e imazhit…

Read More

Vedat Muriqi është prononcuar pas fitores së madhe ndaj Suedisë.  Ja deklarata: “Fitore shumë e madhe. Kemi treguar që jemi skuadër që po formohemi. Jemi formuar goxha mirë për nëntë vjet. Të reagojmë pas disfatës së rëndë me Zvicrës dëshmon se kemi mentalitet të jashtëzakonhshëm, sidomos në aspektin e lojës luftarake. Në përgjithësi, ajo që nuk funksionoi ndaj Zvicrës, sot ka funksionuar. Sot edhe Gallopeni ka luajtur shumë mirë. Kishim një mbledhje para ndeshjes. Si lider i ekipit, në mungesë të Amirit, kam folur unë. U kam thënë se duhet të shfaqim mentalitet. Sot Baton Zabërgja e pësoi një lëndim…

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgoi një mesazh të qartë banorëve të Gazës të hënën pasdite: “U them banorëve të Gazës, shfrytëzoj këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: Ju jeni paralajmëruar. Largohuni që andej.” Netanyahu zbuloi se Izraeli shkatërroi “50 kulla terroriste” në dy ditët e fundit dhe se kjo ishte “vetëm një prelud” i operacionit të tij për të pushtuar Qytetin e Gazës. Ai gjithashtu premtoi të shkatërronte të gjitha “foletë e terrorit” në një deklaratë të filmuar nga dhoma e operacioneve të Forcave Ajrore Izraelite, e njohur si gropa, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel…

Read More

KF Llapi ka njoftuar për angazhimin e mesfushorit me përvoje, Drilon Cenaj. 27-vjeçari ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke veshur fanellat e klubeve si FK Sarajevo (Bosnjë e Hercegovinë), Puskás Akadémia FC (Hungari) dhe Chievo Verona (Itali), ndërsa në futbollin kosovar, Cenaj tashmë është i njohur për paraqitjet e tij me Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Feronikelin ’74. Ja njoftimi:

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me takimin e kryeministrit Rama me Admiralin e Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën, Stuart Munch. Ambasada shprehet se gjatë bisedimeve, u theksua partneriteti i ngushtë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë, si dhe angazhimi i përbashkët në kuadër të NATO-s. Admirali Munsch shprehu mirënjohjen për rolin aktiv të Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve logjistike të Aleancës, duke vlerësuar investimet strategjike në porte dhe infrastrukturë, veçanërisht në Porto Romano. Në takim ishte dhe e Dërguara me Punë e Shteteve të Bashkuara,…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në veriperëndim të qytetit të Meksikos, ku një tren është përplasur me një autobus dykatësh, duke shkaktuar të paktën 8 viktima dhe 45 të plagosur. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Atlakomulko, në rrethana ende të paqarta. Autoritetet meksikane kanë njoftuar se përplasja ka ndodhur në një zonë industriale, ku ndodhen magazina dhe fabrika të mëdha. Shërbimi i Mbrojtjes Civile i shtetit të Meksikës ka deklaruar përmes rrjeteve sociale se ekipet e emergjencës ndodhen ende në vendin e ngjarjes, duke punuar për nxjerrjen e të mbijetuarve dhe sqarimin…

Read More

Kombëtarja e Letonisë zhvilloi të hënën në mbrëmje stërvitjen zyrtare dhe konferencën për shtyp në Tiranë, në prag të përballjes ndaj Shqipërisë, që do të luhet më 9 shtator, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës FIFA 2026. Trajneri i letonëve, Paolo Nicolato, tha se ekipi i tij po përqendrohet te rikuperimi dhe përmirësimi, ndërsa vlerësoi përpjekjet e fundit të skuadrës në ndeshjen ndaj Serbisë. “Ndeshja kundër Serbisë dhe ajo kundër Shqipërisë janë dy sfida të ndryshme. Na duhet të rikuperojmë lojtarët, sepse lamë shumë energji. Por jam i kënaqur me performancën tonë të fundit. Po ecim në drejtimin…

Read More

Një pjesë e aeroportit u evakuua si masë paraprake, pa u dhënë detaje se cilat zona u prekën. Sipas dëshmitarëve të cituar nga BBC, pasagjerët u panë duke pritur jashtë Terminalit 4, ndërsa situata mbeti nën monitorim të afërt. Vërehet se forca të forta të Zjarrfikësve dhe Policisë nxituan në vendngjarje pas raportimeve për një “incident të mundshëm me substanca të rrezikshme”. Njoftimi i Departamentit të Zjarrfikësve Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha në një deklaratë: “Zjarrfikësit po i përgjigjen një incidenti të mundshëm me materiale të rrezikshme në Aeroportin Heathrow. Ekipet e specializuara janë dërguar për të vlerësuar situatën…

Read More