Autor: TV News
Është rrëzuar qeveria e kryeministrit francez François Bayrou, i cili ka humbur votëbesimin të cilin e kërkoi në Asamblenë Kombëtare. Deputetët votuan me 364 vota në favor të largimit të ekzekutivit, kundrejt 194 votave që mbështetën qeverinë, duke i dhënë fund mandatit të Bayrou-t dhe duke shkaktuar një krizë të re politike në Francë, sipas raportimit të BBC. Kjo humbje përbën një tronditje të madhe për kampin politik të Presidentit Emmanuel Macron, i cili tani përballet me sfida serioze për të rindërtuar një shumicë parlamentare ose për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Më herët, Bayrou kishte theksuar se…
Kombëtarja e Kosovës sonte luan në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Suedisë. Kosova dhe Suedia luajnë nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport. ‘Dardanët’ e nisën me humbje 0:4 nga Zvicra, kurse Suedia barazoi në udhëtim me Slloveninë 2:2. Ja formacionet zyrtare: Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni, Zabergja, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Muriqi, Rrahmani. Suedia: Olsen, Gusmundsson, Hien, Ekdal, Svensson, Saletros, Ayari, Larsson, Bernhardsson, Gyokeres, Elanga. /GazetaBlic Sport
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Ekzekutohen 25 masa sigurie “Arrest në burg”. Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht. Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë. Strukturat për Hetimin e Krimeve të…
Një anestezist në Francë akuzohet për helmimin e 30 pacientëve gjatë operacioneve, duke çuar në vdekjen e 12 prej tyre. Në gjykatën e Besançon, në Francën lindore, Frédéric Pessier po përballet me më shumë se 150 paditës. Vendimi pritet të shpallet më 19 dhjetor. Midis paditësve është Amadin Yellen, babai i të cilit, Damien, vdiq në vitin 2008 nga një atak në zemër gjatë një operacioni në veshka. Atij i ishte dhënë një dozë lidokaine dhjetë herë më e lartë se doza normale. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, Yellen, tani presidente e shoqatës së viktimave, u tha gazetarëve se “mezi pret…
Amir Rrahmani pësoi një dëmtim të lehtë në kofshën e djathtë në duelin Zvicër – Kosovë. Kosovari tashmë ka filluar rehabilitimin e tij, ka njoftuar sot klubi italian, Napoli, përcjell GazetaBlic Sport. Rrahmani pritet të mungojë 2 javë, teksa do të humbasë edhe duelin e Champions League ndaj Manchester Cityt. Antonio Conte thuhet se po përgatitet të aktivizojë një dyshe të re qendërmbrojtëse për ndeshjen e ardhshme të Napolit kundër Fiorentinës, pasi Alessandro Buongiorno i afrohet një rikthimi të plotë në formë, ndërsa Amir Rrahmani mungon./GazetaBlic Sport
Paraliza politike e Francës po e trondit BE-në: paqëndrueshmëria kronike dhe shkurtimet e buxhetit dobësojnë ndikimin e Parisit, pikërisht kur Italia nën drejtimin e Melonit fiton terren, duke shtyrë përpara role kyçe në BE dhe duke formësuar të ardhmen e bllokut, ndërsa Franca po përballet me vështirësi në vend. Franca është e përgatitur për një situatë të pasigurt politike pas një tjetër rënieje të qeverisë, pas humbjes së votëbesimit të kryeministrit François Bayrou në parlament të hënën, por kjo kërcënon të dobësojë edhe rolin tradicional të vendit si një motor kyç i BE-së. Rënia e Bayrou-t shënon ndërrimin e pestë…
Qindra njerëz rrethuan dhe rrëmbyen 45 ushtarë që punonin për të zbatuar programe për të shkatërruar të korrat e paligjshme në jugperëndim të Kolumbisë, në një zonë nën ndikimin e një grupi rebel, tha ushtria kolumbiane të dielën. Ushtria tha se 45 ushtarët u “rrëmbyen”, pasi u rrethuan nga rreth 600 persona që i penguan ata të vendoseshin në zonë. Kjo është hera e dytë që ushtarët janë marrë peng në më pak se një muaj. Në gusht, u morën peng edhe 33 ushtarë, thuhet se nga fshatarë që vepronin nën urdhrat e një grupi rebel në departamentin jugor të…
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushën e lojës nesër në mbrëmje për t’u përballur me Letoninë në kualifikueset e Kupës së Botës. Në prag të këtij takimi, kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti doli në konferencë për shtyp për mediat. Si është skuadra për nesër, a ndjeni presion për rrugëtimin? “Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë dhe kemi pasur kohë të përgatitemi. Nuk do të jetë e lehtë, por jemi mirë. Nuk ka ndeshje pa presion, shpresojmë që nesër të marrim tre pikët. Çfarë do bëni ndryshe nga ndeshja e fundit në Riga në Letoni? I kemi parë ndeshjet, edhe…
Një shtetas francez është arrestuar dhe ndaluar në paraburgim nga autoritetet ruse në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga burime diplomatike franceze, të cilat nuk dhanë detaje mbi datën apo rrethanat e ndalimit, dhe gjithashtu nuk zbuluan identitetin e të ndaluarit. Sipas gazetës franceze Le Monde, bëhet fjalë për Sofian Sehili, një çiklist 44-vjeçar i specializuar në garat e distancave të gjata. Ai u arrestua në Vladivostok, në fund të një udhëtimi me biçikletë nga Lisbona deri në skajin lindor të Rusisë, me qëllim thyerjen e rekordit botëror për përshkrimin e Euroazisë me biçikletë. Ai…
“Të mbrosh vendin tënd është një gjë, por të bombardosh spitale dhe të vrasësh fëmijë të pafajshëm nga uria është diçka krejt tjetër,” tha Sánchez. Ai shtoi se ajo që Netanyahu e paraqiti në tetor 2023 si një operacion ushtarak në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit, është shndërruar në “një valë të re pushtimesh të paligjshme dhe një sulm të pajustifikueshëm ndaj popullsisë civile palestineze – një sulm që raportuesi special i OKB-së dhe shumica e ekspertëve tashmë e përshkruajnë si gjenocid.” Sánchez theksoi shifrat tronditëse të të vrarëve, të plagosurve, të zhvendosurve dhe të uriturve në Gaza: “Kjo nuk është…
