Autor: TV News
Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua pak pas orës 12 të mesnatës në zonën e Nea Styra në Evia, duke u ndjerë ndjeshëm edhe në Athinë dhe zonat përreth. Nga aty, pas regjistrimit nga Instituti Gjeodinamik në orën 12:27, deri në orën 6 të mëngjesit të së martës pasuan afërsisht 25 lëkundje të forta, ku më e vogla prej tyre arriti në 1.3 ballë të shkallës Rihter dhe më e madhja në 2.8 . Megjithatë, nuk është përjashtuar mundësia që pika të “jepë” një lëkundje pasuese rreth 4-4.5 ballë të shkallës Rihter . Sipas profesorit grek…
Kombëtarja e Kosovës fitoi mbrëmë ndaj Suedisë në ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin 2:0. ‘Dardanët’ triumfuan me golat e Rexhbeçaj dhe Muriqit, duke marrë tre pikë masive në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport. Dëshpërimi e zhgënjimi tek mediumet suedeze ishte shumë i madh, pasi ata kërkonin fitoren në këtë ballafaqim. Mediumi suedez, “Svenskafans” ka vlerësuar të gjithë lojtarët me notën 1, përveç Emil Krafth i cili merr notën 2. Ja shkrimi i tyre (i përkthyer): “Robin Olsen 1 Duhet të kisha dalë dhe të kisha shpëtuar golin 1-0. Gabim i madh. Alexander Bernhardsson 1 Anonim dhe i…
Çdo mëngjes, prindërit përballen me të njëjtin dilemë në kuzhinë, si ta mbushin kutinë e ushqimit të fëmijës me diçka që të jetë ushqyese, e shëndetshme, por edhe tërheqëse. Kutia e ushqimit nuk është thjesht një enë për në shkollë, përmbajtja e saj është karburanti që do të mbështesë trupin dhe mendjen e fëmijës gjatë një dite plot me mësime, lojëra dhe krijimtari. Pse është e rëndësishme kutia e ushqimit për në shkollë? Fëmijët e moshës 6-12 vjeç ndodhen në një fazë zhvillimi të shpejtë. Ata ndërtojnë kocka, forcojnë muskujt, zhvillojnë dhëmbët dhe kanë nevojë të vazhdueshme për energji për…
Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut pas një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj ndjekësve të saj në rrjete sociale. Përmes një pyetësori virtual, asaj iu drejtua një pyetje delikate që shpeshherë ngjall debate të mëdha. “A duhet të jetë tradhtia arsye për të mos e falur një person, apo ekzistojnë edhe gjëra të tjera që mund ta prishin një marrëdhënie?”. Selvije nuk ngurroi të japë mendimin e saj, duke e parë çështjen nga një këndvështrim më të gjerë se thjesht ‘tradhtia klasike’. “Ka shumë gjëra që të bëjnë të mos…
Borxhi sovran në rritje i Francës, i shoqëruar me grindjet e brendshme politike, mund të kërcënojë stabilitetin fiskal të Eurozonës, raportoi Deutsche Welle, duke cituar një ekspert. Franca ka një nga borxhet kombëtare më të larta në BE, aktualisht në 3.35 trilionë euro (3.9 trilionë dollarë) – rreth 113% e PBB-së. Raporti pritet të rritet në 125% deri në vitin 2030. Deficiti i saj buxhetor parashikohet të jetë 5.4–5.8% këtë vit, shumë mbi limitin prej 3% të bllokut. Friedrich Heinemann i Qendrës ZEW Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane në Mannheim të Gjermanisë, i tha gazetës në një artikull të botuar…
Qeveria e Nepalit ka hequr bllokimin e rrjeteve sociale pas protestave masive dhe përplasjeve të dhunshme që tronditën vendin, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë e thellë të të rinjve ndaj udhëheqjes politike. Të paktën 19 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në kryeqytetin Katmandu dhe në qytete të tjera. Qindra mijëra të rinj protestuan kundër ndalimit të 26 platformave të njohura si Facebook, YouTube dhe Instagram, dhe kërkuan masa konkrete kundër korrupsionit. Shumë protestues arritën të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, duke ngritur parulla si “Mjaft” dhe “Jo më korrupsion”. Protestuesit u përballën me…
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj. Ndërkohë mëngjesin e sotëm mësohet se ka ndërruar jetë edhe pasagjeri, një nga dy personat që u plagosën nga përplasja. Viktima e dytë është identifikuar si Golaj Krume.
Shqipëria përballet sonte me Letoninë në ndeshjen e vlefshme për grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026. Takimi do të zhvillohet në orën 20:45, ku kuqezinjtë synojnë një fitore që do t’i mbajë në garë për një vend drejt fazës së ardhshme. Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e tretë me 5 pikë, pas Anglisë që kryeson me 12 dhe Serbisë me 7. Në këtë grup është edhe Andorra, e cila mban vendin e fundit me 0 pikë. Një triumf ndaj Letonisë do t’i jepte Shqipërisë një shtysë të rëndësishme për të qenë sa më afër objektivit madhor – Botërorit 2026.
Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet të premten, në orën 10:00. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi datën 12 shtator për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Në mesazhin drejtuar deputetëve, kreu i shtetit Begaj deklaroi se prioritet për Parlamentin duhet të jetë realizimi i reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Përmes punës së përditshme duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian,” theksoi Presidenti Begaj në mesazhin drejtuar Parlamentit. Ndërkaq, një ditë para se të nisë legjislatura e re, Kryeministri Edi Rama…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga godina e re e Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Transportit Rrugor. Ai e cilëson këtë projekt si një tjetër hap përpara drejt ofrimit të shërbimeve publike moderne për qytetarët. Sipas pamjeve të shpërndara, godina e re do të ketë një arkitekturë tërësisht të ndryshuar dhe do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore dhe moderne. “🏗️🧱Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve🤝🇦🇱”, shkruan Rama.
