Autor: TV News
Autoritetet në Gjermani po përballen me një valë teorish konspirative pas vdekjes së 16 kandidatëve përpara zgjedhjeve lokale. Votuesit do të shkojnë në kutitë e votimit më 14 shtator në North Rhine-Westphalia, landin më të populluar të vendit. Megjithatë, interneti është mbushur me teori konspiracioni pas vdekjes së disa kandidatëve, përfshirë shtatë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD). Ngjarja u përmend edhe nga bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel, në një postim në X, duke shkruar “Katër kandidatë të AfD-së vdiqën”. Megjithatë, Dr. Martin Vincents, një zëdhënës i degës së partisë në North Rhine-Westphalia, i tha Sky News se…
Nepali ka hequr ndalimin e mediave sociale, pasi kjo shkaktoi protesta kundër korrupsionit që çuan në përleshje me policinë, duke lënë të paktën 23 persona të vdekur. Vendimi u mor pasi demonstratat nuk u ndalën as pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, teksa protestuesit dogjën edhe godina qeveritare, mes tyre ajo e Parlamentit. Në javët para ndalimit, në mediat sociale kishte filluar një fushatë “nepo kid”, duke vënë në qendër të vëmendjes stilin e jetës luksoze të fëmijëve të politikanëve dhe akuzat për korrupsion. Kur qeveria vendosi të ndalojë 26 platforma të mediave sociale, përfshirë Facebook-un dhe YouTube-in, shpërthyen protesta…
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është shprehur i qartë përballë gazetarëve në konferencën për media, duke theksuar se skuadra e tij është e përgatitur për çdo situatë jashtë sportive që mund të ndodhë në udhëtim ndaj Serbisë. Sulmuesi i Bayern Munich kujtoi rastet e ngjashme në të kaluarën dhe bëri të ditur se ekipi anglez e njeh mirë protokollin e UEFA-s për përballimin e situatave me thirrje raciste. “Kemi përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka përgatitur një protokoll për këto raste dhe ne e njohim shumë mirë. Shpresoj shumë të mos kemi nevojë që ta…
Policia e Tropojës ka goditur disa raste të ndërtimeve pa leje, duke finalizuar me arrestime dhe me hetime në gjendje të lirë. Kështu, në fshatin Llugaj të Tropojës, policia arrestoi qytetarin me iniciale R.Gj. Ky i fundit po ndërtonte 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj. “Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë: arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte,…
Qeveria britanike dënoi situatën “krejtësisht të tmerrshme” në Rripin e Gazës, ndërsa tha se nuk e konsideronte atë që po ndodhte në Gazë një gjenocid, sipas “The Times”. “Qeveria nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli po kryen një gjenocid”, thuhet në një letër të datës 1 shtator, por të raportuar dje nga media, duke cituar David Lammy kur ai ishte ende sekretar i jashtëm. Letra e tij erdhi në përgjigje të Sarah Champion, kryetares së Komitetit të Zhvillimit Ndërkombëtar të Parlamentit Britanik, e cila kërkoi përgjigje se si politika e Britanisë së Madhe për furnizimin e vazhdueshëm të pjesëve…
Polonia mbyll kufijtë e saj përpara stërvitjeve ushtarake “Zapad-2025” që do të zhvillohen në Bjellorusi, në një kohë kur tensionet mes Minskut dhe Varshavës po rriten ndjeshëm. Kjo masë hyn në fuqi nga mesnata e së enjtes (11 shtator), njoftoi sot kryeministri polak, Donald Tusk. Stërvitjet ushtarake “Zapad-2025”, që do të mbahen në perëndim të Rusisë dhe Bjellorusisë, kanë ngjallur shqetësime për sigurinë në vendet fqinje anëtare të NATO-s, si Polonia, Lituania dhe Letonia. “Të premten fillojnë stërvitjet ruso-bjelloruse në Bjellorusi, shumë pranë kufijve polakë, një operacion shumë agresiv nga pikëpamja e doktrinës ushtarake”, tha Tusk gjatë një mbledhjeje qeveritare.…
Ange Postecoglou është prezantuar si trajneri i ri i Nottingham Forest, pasi ata u ndanë me Nuno Espirito Santo. Një deklaratë e klubit thotë: “Nottingham Forest është i kënaqur të konfirmojë emërimin e Ange Postecoglou si trajner i ekipit të parë të klubit. “Postecoglou ka qenë në menaxhim për më shumë se 25 vjet, duke mbërritur me përvojë në gara të rregullta dhe fitimin e trofeve në nivelin më të lartë.” Postecoglou i udhëhoqi Spurs drejt trofeut të tyre të parë të madh në 17 vjet, duke fituar Europa League në sezonin 2024/25, por u shkarkua pavarësisht fitores. Pronari, Evangelos…
Shpërthime të shumta janë dëgjuar në Doha, Katar ditën e sotme sipas dëshmitarëve që folën për Reuters. Një dëshmitar tha se mbi lagjen Katara të kryeqytetit të Katarit dallohej tym. Reporte sobre explosiones en Doha, Catar.Se trataría aparentemente de un intento de asesinato. Se continuará actualizando en caso necesario/relevancia. Moked Bitajón pic.twitter.com/phTPDFh0ZI — Moked Bitajon X (@Moked_Bitajon) September 9, 2025 Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një sulm që synonte zyrtarë të lartë të Hamasit në Katar, por nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi. “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha…
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, përsëritën qëndrimet e mëparshme se “marrëdhëniet e ndërlikuara në Bosnje dhe Hercegovinë janë pasojë e ndërhyrjes së madhe të Perëndimit në punët e brendshme të saj”. Lavrov e mirëpriti Dodikun në Moskë të martën. Duke folur në një konferencë për shtyp, Lavrov i përsëriti kritikat e tij ndaj përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt, duke thënë se ai “nuk ka mandat” nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe se “po përpiqet të imponojë vendime dhe ligje me urdhër të Perëndimit”.…
Federata e Futbollit e Kosovës përmes një shkrese nga presidenti Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit, e cila në komunikimet e saj zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2027, Kosovë-Spanjë, iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”. Më poshtë keni letrën e FFK-së në drejtim të UEFA’së: “I nderuar President Çeferin, Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë me shëndet të mirë. Në këtë periudhë të ngarkuar, do të preferoja të adresoja çështje më konstruktive dhe më vizionare…
