Autor: TV News

Në një konferencë për mediat të mbajtur sot, lideri i opozitës Sali Berisha ka bërë një sërë akuzash të forta lidhur me një skandal ndërkombëtar të pretenduar, në të cilin sipas tij përfshihen emra të njohur si ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, kryeministri Edi Rama, dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete kineze. Sipas Berishës, më 9 shtator 2017, McGonigal, i identifikuar në dokumentet e brendshme si “Eye One”, ka zhvilluar një darkë private me kryeministrin Rama në Tiranë. Në këtë takim, Berisha pretendon se ka qenë i pranishëm edhe Dorian Duçka, këshilltar i afërt i Ramës dhe zyrtar i qeverisë me…

Read More

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e qytetit të Gazës të evakohen menjëherë këtë të martë përpara nisjes së një ofensive të re, një ditë pas paralajmërimeve për zgjerimin dhe shpeshtimin e sulmeve ushtarake në territor. Urdhrat për evakuim shkaktuan panik dhe hutim mes banorëve të qendrës më të madhe urbane të Rripit të Gazës. “U them banorëve të Gazës, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: ju kemi paralajmëruar: largohuni prej andej”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Kryeministri izraelit tha gjithashtu se forcat tani po organizoheshin dhe po grumbulloheshin në Qytetin e Gazës për një manovër tokësore. Kjo është…

Read More

Andre Onana do t’i bashkohet ekipit turk Trabzonspor me një huazim për një sezon, me klubin që do të mbulojë pagën e tij të plotë. Portieri i Manchester United priste të qëndronte në Old Trafford këtë sezon, por kjo nuk ndodhi pas rikthimit të Senne Lammens. Onana do të udhëtojë për në Turqi të enjten për të finalizuar transferimin, me vizitat mjekësore të planifikuara tashmë. 29-vjeçari do të përfitojë gjithashtu nga një rritje page për shkak të normës së favorshme të taksave prej 20% të Turqisë për futbollistët në Superligë. /GazetaBlic Sport

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. “Siç nuk ka asgjë të përkryer nuk është e tillë as kjo paketë, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke nisur që nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë mbase edhe gjatë të gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje, deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike që gjatë…

Read More

Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli, njoftoi dorëheqjen e tij sot, një ditë pas protestave të ashpra kundër bllokimit të rrjeteve sociale dhe korrupsionit në vend, të cilat u shtypën me dhunë nga policia dhe shkaktuan vdekjen e 19 personave. “Kam dorëzuar dorëheqjen time sot nga posti i Kryeministrit (…) me qëllim që të hapet rruga për një zgjidhje politike dhe për të trajtuar problemet e vendit”, thuhet në letrën e tij drejtuar Presidentit, e cila u transmetua nga mediat. 73-vjeçari Oli u betua në korrik të vitit të kaluar për mandatin e tij të katërt si Kryeministër, duke u…

Read More

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe PSG-së, Jese Rodriguez, ka zbuluar se e ka këshilluar Kylian Mbappe-n, ndërsa ishte në klubin parisien, të bashkohej me Real Madridin nëse donte të fitonte Topin e Artë. “Tek PSG, i thashë Mbappe-s të bashkohej me Real Madridin për të fituar Topin e Artë”, tha Jese. Mbappe gjithashtu ka pranuar dëshirën e tij për të fituar çmimin e lakmuar, duke thënë së fundmi: “A është Topi i Artë ende diku në mendjen time? Sigurisht, është në mendjen e çdo lojtari. “Ka mundësi që duhet t’i shfrytëzosh, ose jo. Por gjithçka varet nga trofetë kolektivë.  Nuk…

Read More

Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, ka ndarë dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të prezantueses së njohur nga Peja, Linda Imami. Petekkaya, i cili është shumë i dashur për publikun shqiptar falë rolit të tij në serialin “Paramparça”, ka reaguar me një dedikim prekës në rrjetet sociale. Ai publikoi një video me disa kujtime, duke i shoqëruar me fjalë që shprehnin dhimbjen. “Lindo, mikesha ime e dashur, ike shumë herët. Nuk do të të harrojmë kurrë, kurrë, motra më e mirë. U prehtë shpirti yt në paqe, qoftë vendi yt në parajsë, Lindoooooo. Ahhhh Lindooooooo… ahhh, ahhhh, o…

Read More

Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit i ka mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor me kushte moderne. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shkolla, ndërsa shkruan se klasat janë modern, pajisjet bashkëkohore dhe që plotësojnë standartet. “Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit e ka nisur vitin e ri shkollor duke mirëpritur nxënësit dhe mësuesit në ambiente të rilindura me klasa moderne, pajisje bashkëkohore dhe kushte që plotësojnë të gjitha standardet për një arsim cilësor. Investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e një programi kombëtar për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke garantuar që çdo…

Read More

Skuadra polake, Widzew Lodz është krenuar me paraqitjen mbresëlënëse të Dion Gallapenit në duelin Kosovë – Suedi. Gallapeni i cili luan tek ky klub në Poloni, zhvilloi një paraqitje tejet të mirë në duelin ndaj Suedisë, të cilin Kosova e fitoi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport. Mbrojtësi 20 vjeçar ishte më i vlerësuari i ndeshjes nga të gjitha platformat e matjeve të statistikave të futbollistëve në ndeshje. Më poshtë keni postimin e ekipit polak: “Një performancë e shkëlqyer nga Dion Gallapeni në përballjen ndaj  Suedisë. Gallapeni bëri një pasim vendimtar në golin e parë dhe u zgjodh lojtari më…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Qipros, Constantinos Kombos. Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti Begaj vlerësoi se niveli i dialogut politik mes Shqipërisë dhe Qipros do të përbëjë një shtysë për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe në këtë kontekst i është dërguar një ftesë për vizitë në Shqipëri Presidentit të Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shprehur angazhimin e Shqipërisë për…

Read More