Autor: TV News

Ambasada e SHBA në Doha u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Katar, të kërkojnë strehim pas sulmit izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit. “Ka raportime për sulme me raketa në Doha. Ambasada e SHBA-së ka vendosur një urdhër kufizimi në ambientet e saj. Qytetarëve amerikanë u këshillohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të monitorojnë mediat sociale për përditësime”, thuhet në deklaratë. Më parë, ushtria izraelite konfirmoi se kishte nisur një sulm që synonte udhëheqësit e Hamasit në kryeqytetin e Katarit. Një zyrtar izraelit duke folur për rrjetin televiziv izraelit Channel 12 tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump…

Read More

Armando Broja, foli për Klan Kuqezi, pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Letonisë. Në prononcimin e tij, sulmuesi u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë, por u shfaq i lumtur për fitoren. Broja theksoi se i mungon goli, por shtoi se ka besim se do të vijë. Gjithashtu ai pranoi se nuk ka zhvilluar fazë përgatitore. “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Kur luajtëm atje barazuam 1-1. Mbronin mirë. Luajnë shumë me pasime dhe futboll të bukur. Ndonjëherë duhet edhe 1-0, sepse ndeshjet janë të vështira për të krijuar raste dhe gola. Rrinin shumë mbrapa…

Read More

Papa Leoni XIV ka reaguar pas bombardimeve të kryera nga Izraeli në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ai ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit, duke theksuar se situata është e rëndë. Papa ka apeluar për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe ka theksuar se qytetarët e pafajshëm janë ata që po vuajnë më shumë nga këto veprime ushtarake. Nga ana tjetër, Izraeli ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se objektivi ishte udhëheqësia e Hamasit e strehuar në Katar. Ushtria izraelite sqaroi se, përpara ndërhyrjes, janë marrë masa të kujdesshme për të shmangur dëmet ndaj civilëve,…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi këtë të martë ministrin e Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, si kryeministër të ri të Francës, i katërti brenda afro një viti, në një periudhë të trazuar politike për vendin. Lecornu, 39 vjeç, ishte ministri më i ri i Mbrojtjes në historinë e Francës dhe arkitekti i një rritjeje të ndjeshme të buxhetit ushtarak deri në vitin 2030, e nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës. Ish-konservator që iu bashkua lëvizjes centriste të Macron-it në vitin 2017, ai ka mbajtur poste në administratën lokale, territoret jashtë Francës, si dhe gjatë krizës së “jelekëve të verdhë”, ku luajti rol…

Read More

Italia, përmes një deklarate të kryeministres Giorgia Meloni, i ka dal në krah Katarit pas sulmit izraelit sot në Doha, ku në shënjestër ishin krahu politik i Hamasit. “Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, shpreh mbështetjen tonë të sinqertë për Emir Tamim bin Hamad Al Thani dhe Katarin, duke përsëritur mbështetjen e Italisë për të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, tha kryeministrja Giorgia Meloni në mediat sociale. “Italia mbetet kundër çdo forme përshkallëzimi që mund të çojë në një përkeqësim të mëtejshëm të krizës në Lindjen e Mesme”, përfundoi Meloni.

Read More

Shqipëria ka fituar 1:0 ndaj Letonisë në kualifikimet për Kupën e Botës. Mjaftoi një gol i Kristjan Asllanit nga pika e bardhë në minutën e 25-të. Në anën tjetër, Anglia dërrmoi Serbinë në Beograd me rezultat 0:5. Kësisoj, pas pesë xhirosh, Shqipëria zë vendin e dytë në grupin K me tetë pikë, një më shumë se Serbia por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Read More

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror të Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Dohë. Në një postim në rrjetet sociale, BE e ka cilësuar sulmin si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Katarit, teksa  paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajon. “Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i Bashkimit Evropian,” tha zëdhënësi i Kaja Kallas, shefes së politikës së jashtme të BE-së, në një postim në rrjetin social X. Ai theksoi se çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget, pasi nuk është në interes…

Read More

Artisti i ri në skenën muzikore shqiptare, Adonis Binaku, ka publikuar sot këngën e tij më të re, të titulluar “Vetbesim”, raporton GazetaBlic. Me këtë projekt, Adonisi vazhdon të ndërtojë karrierën e tij muzikore, duke sjellë një stil të freskët dhe energjik në skenën muzikore. Pavarësisht moshës së re, Adonisi po tregon një pasion të madh për muzikën dhe një stil të veçantë që po e dallon në skenë.

Read More

Ambasadorë të huaj në Tiranë zhvilluan një takim pune me krerët e lartë të institucioneve të drejtësisë. Tryeza u organizua nga ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout VOS, dhe pjesëmarrës ishin Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani. Në takim morën pjesë dhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, ambasadori i Italisë Marco Alberti, ambasadorja e Austrisë Monika Zach, diplomatë të ambasadës së Francës…

Read More

Kosova U21 ka humbur në shtëpi nga Spanja U21 në kualifikueset për Kupën e Botës. Spanjollët kaluan në epërsi përmes Joel Roca-s në minutën e 11-të. Po 11 minuta më vonë Dardanët barazuan përmes një supergoli të Arianit Hasanit. Sidoqoftë, spanjollët u kthyen në epërsi në minutën e 70-të falë golit të Iker Bravos. Rezervisti Adrian Nino vulosi fitoren e Furisë së Kuqe në minutën e 95-të. Pas dy xhirosh, Kosova ndodhet e katërta në grupin A me një pikë. The post Kosova U21 mposhtet nga Spanja, por tregon paraqitje solide appeared first on GazetaBlic.

Read More