Autor: TV News
Pas seances se pare parlamentare ka reaguar kryeministri Rama, i cili me nje mesazh ne platformen X ka ironizuar opoziten duke e quejtuar humbese. “Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkruan Rama.
Rusia tha se ka rrëzuar 221 dronë ukrainas gjatë natës, një nga shifrat më të larta të dronëve të rrëzuara që kur ka nisur lufta mes dy shteteve mbi tre vjet më parë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 12 shtator se sistemet e mbrojtjes ajrore “kanë penguar dhe shkatërruar” dronët, mbi gjysma e të cilëve fluturuan mbi rajonet e Brjanskut dhe Smolenskut. Në mesin e dronëve të rrëzuara përfshihen edhe 28 avionë, që Rusia tha se i rrëzoi mbi rajonin e Leningradit. Guvernatori i Leningradit, Aleksandr Drozdenko, tha se shpërtheu një zjarr në një anije në portin e Primoskut,…
Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në Lushnje ku një person ka humbur jetën. Sipas informacioneve mësohet se ne Konjat të Lushnjes ka ndodhur nje aksident me vdekje. Viktima Qemal Krasniqi 72 vjec banor i Dushkut. Ështe përplasur nga prapa nga një autobuz i linjes Tirane- Athinë . Përplasja ka qene e forte duke bërë qe mjeti te ndahej ne dysh ndersa drejtuesi i tij humbi jeten menjehere ne hend ngjarje. Shkak i aksidentit dyshohet te kete qene shpejtesia mbi normën e lejuar e drejtzesit te autobuzit Hektor Lakuriqi, 50 vjeç nga Lushnja, i cili tashmë eshte arrestuar…
Sot, më 12 shtator, në orën 10:00, nis zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet. Roli i drejtuesit të përkohshëm i është…
Vezët e peshkut janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe rekomandohen fort për të zgjidhur problemin shqetësues të mungesës së kësaj vitamine. Kjo vitaminë e mrekullueshme ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve imunitare dhe formimin e qelizave të dëmshme. Në diagnostifikimin e sëmundjeve, mjekët po përfshijnë edhe analizat e sasisë së vitaminës D për të cilën ka nevojë pacienti. Ndaj ata po e rekomandojnë gjithnjë më shumë. Përveç suplementëve që gjenden sa hap e mbyll sytë, vitaminën D mund ta merrni nga burime natyrale. Këto të fundit janë shumë të shëndetshme. I tillë është rasti…
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi, ka komentuar në studion e QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, kabinetin e ri qeveritar Rama 4. Sa i përket ministrave të mbetur jashtë, ku njëri prej tyre është Arbian Mazniku, Këlliçi tha se ai e ka mbaruar cilklin e tij si Nesti Angoni, duke drejtuar gishtin se Mazniku është denoncuesi sekret i Veliajt në SPAK. “Nesti Angoni alias Arbian Mazniku e ka mbyllur ciklin e tij. Kam dorëzuar një kallëzim tjetër. Denoncimet kanë nisur me rrugën “Xhon Belushi”, por SPAK si rrallë herë e ktheu në Prokurorinë e…
FIFA i dha dritën e gjelbërt Athletic Bilbaos dhe i lejoi klubit të regjistronte Aymeric Laporte për sezonin e ri. Fillimisht, Shoqata Botërore e Futbollit ndaloi regjistrimin e mbrojtësit spanjoll, i cili mbërriti në Bilbao nga Al Nassr më 1 shtator. Arsyeja për refuzimin fillestar të FIFA-s ishte se dokumentacioni i dërguar nga klubi spanjoll nuk mbërriti në zyrat e La Ligës brenda afatit të përcaktuar, pra pas mesnatës së ditës së lartpërmendur. Organi qeverisës i futbollit botëror e ka ndryshuar vendimin e tij dhe do t’i lejojë Laporte-s të regjistrohet. Arsyeja e anulimit është se dokumentacioni mbërriti në selinë…
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi i ftuar në QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar kabinetin qeveritar Rama 4. I pyetur nga panelistët se a ka ndonjë ministër në kabinetin “Rama 4” që e vlerëson, Këlliçi tha se disa prej tyre nuk i paragjykon se nuk i njeh, por nuk mund të thotë vlerësim. Siaps tij për sa kohë që në krye të qeverisë është një person që akuzohet nga opozita për korrupsion, nuk mund të ketë vlerësim. “Me Adea Pirdenin nuk kam asgjë, Me Sofjan Japupajn nuk kam asgjë, me Andis Sallan…
Nesër, na pret një spektakël i madh basketbollistik. Kampionati Evropian është tashmë në fazën përfundimtare dhe nesër do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport. Finlanda e Edon Maxhunit, do ta sfidojë Gjermaninë, favoriten tashmë kryesore për ta fituar këtë organizim. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 16:00. Në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, një ndeshje jashtëzakonisht rivalizuese do të luhet mes Greqisë dhe Turqisë, atje ku pritet të ketë rivalitet të madh në parket, kjo edhe pak për shkak të situatës që kanë këto dy vende edhe në aspektin e përgjithshëm. /GazetaBlic Sport/
Qeveria suedeze njoftoi të enjten një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 8.6 miliardë dollarësh (rreth 7.33 miliardë euro) gjatë viteve 2026 dhe 2027. Dhe kjo ndihmë vjen ndërsa Kievi kërkon më shumë mbështetje nga aleatët e saj për t’iu kundërvënë pushtimit të Rusisë. “Kjo thekson natyrën e qëndrueshme të mbështetjes sonë për Kievin”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson në një konferencë për shtyp. “Në rast të një armëpushimi dhe madje edhe një marrëveshjeje paqeje, mbështetja ushtarake suedeze për Ukrainën do të mbetet e rëndësishme dhe do të vazhdojë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje përfundimtare”,…
