Autor: TV News

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka deklaruar se avionët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore norvegjeze në tre raste të ndryshme gjatë vitit 2025, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe duke tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve. “Incidentet në Norvegji janë më të vogla në shkallë sesa shkeljet kundër Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë, si në aspektin e vendndodhjes ashtu edhe të kohëzgjatjes. Megjithatë, ato janë incidente që ne i marrim shumë seriozisht”, deklaroi kryeministri norvegjez. Store gjithashtu shtoi se dy incidente ndodhën në det në verilindje të Vardos në prill dhe gusht, ndërsa i treti ndodhi në një zonë të…

Read More

Cilat shenja të zodiakut do të jenë me fat këtë vjeshtë? DashiPër Dashin, vjeshta do të sjellë njohjen dhe krenarinë e shumëpritur. Lajmet që do të merrni do të konfirmojnë se përpjekjet tuaja nuk ishin të kota. Do të jeni në gjendje të “hapni krahët” dhe të ndjeni forcën që e keni fshehur për një kohë të gjatë nën peshën e dyshimeve. Zemra juaj do të mbushet me besim në aftësitë tuaja dhe në krah do të gjeni njerëz që do t’ju mbështesin dhe frymëzojnë. BinjakëtFjalë të rëndësishme, një takim ose një ngjarje e papritur do të ndryshojnë humorin tuaj…

Read More

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të rrisë përgatitjet për një konflikt të armatosur, për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia. “Ne duhet të adoptojmë një mentalitet të ri evropian, të kalojmë nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”, tha Jonson në Berlin, përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, raporton DPA. “Rusia po armatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri “më vdekjeprurëse”, duke bërë përparime të mëdha në armët me rreze të gjatë dhe në luftën elektronike”, tha Jonson në një aktivitet në Fondacionin Konrad Adenauer.…

Read More

Napoli ka konfirmuar se anësori Matteo Politano ka nënshkruar një zgjatje kontrate që e mban atë në klub deri në qershor 2028. Që kur iu bashkua Napolit nga Interi në vitin 2020, Politano është bërë një figurë kyçe në skuadër. Shpejtësia, driblimi dhe shkathtësia e tij në krah e kanë parë atë të kontribuojë vazhdimisht me gola dhe asiste. Sezonin e kaluar, ai luajti një rol vendimtar në disa fitore kyçe të Serie A, duke ndihmuar klubin të ruajë avantazhin konkurrues në vend. 32-vjeçari, i cili u transferua përgjithmonë te Napoli në vitin 2021 pas një periudhe të suksesshme huazimi,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit europian të vendit është tepër intensiv, ndërsa ecurinë e deritanishme ia faturuar përpjekjeve të bëra nga Shqipëria dhe ndryshimet në mendësinë e liderëve të BE. Sipas tij ky ndryshim ka ardhur si pasojë e sulmeve të Moskës në Ukrainë, që kanë bërë të qartë për të gjithë që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes të BE. “Kermi ecur në proces me një shpejtësi që kurrë nuk është parë më parë, kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE përkundrejt zgjerimit për shkak të luftës në Ukrainë që…

Read More

Një ngjarje e pazakontë me protagonist presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ndodhi të hënën në mbrëmje në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Pasi përfundoi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme gjatë të cilit njoftoi se Franca do të njohë shtetin e Palestinës, Emmanuel Macron u përball me një bllokadë policore në dalje të ndërtesës së OKB-së. Arsyeja: po kalonte autokolona e Donald Trump, çka kishte sjellë ndalimin e plotë të qarkullimit. Një oficer policie i shpjegoi Macron-it: “Na falni, zoti president, gjithçka është e mbyllur, lëvizja është ndërprerë kudo”.…

Read More

Sipas Le Parisien, Paris Saint-Germain do ta nderojë Ousmane Dembele këtë të shtunë me një ceremoni të veçantë në Parc des Princes, pas triumfit të tij si fitues i Topit të Artë 2025. Dembele, i cili mori çmimin prestigjioz të hënën në Teatrin du Chatelet, do të festojë me shokët e tij të ekipit, zyrtarët e klubit dhe mbështetësit gjatë ndeshjes së PSG-së në Ligue 1 kundër Auxerre. Sulmuesi gjithashtu do të shfaqë trofeun e tij të Topit të Artë si pjesë e festimeve. Klubi nuk i ka finalizuar të gjitha detajet e ngjarjes, por mediat sugjerojnë se është planifikuar…

Read More

Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dashamir Çajka, rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin Mikel Osmani, rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi Mikel Osmani, është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit Dashamir Çajka   Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.  

Read More

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cilësoi si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës së vendit” ngjarjen e ndodhur të hënën, ku për shkak të futjes së disa dronëve në hapësirën ajrore, aeroporti i Kopenhagenit u mbyll. Shërbimet daneze të inteligjencës paralajmëruan sot se vendi po përballet me një “kërcënim të rëndësishëm sabotazhi”.Lexo edhe :Related Posts “Mbase nuk do të kemi një sulm të drejtpërdrejtë, por na ushtrohet presion për të parë si reagojmë”, u shpreh në një konferencë për shtyp drejtori i operacioneve të PET-it, Flemming Dreyer. Policia po heton disa skenarë mbi origjinën e dronëve, përfshirë mundësinë që ato…

Read More

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore në Këshillin Bashkiak të Tiranës, këshilltari i PD, Dorjan Teliti, ka folur për mediat duke theksuar se opozita ka kërkuar prej kohësh shkarkimin e Erion Veliajt dhe se ky vendim duhet të jetë i mbështetur fort në ligj për të mos u rrëzuar më vonë në gjykatë. “Sapo u mbyll mbledhja e vonuar nga socialistët. Shkarkimi i Veliajt ka qenë kërkesë e hershme e opozitës. Ne e kemi kërkuar këtë shumë më parë dhe insistojmë që vendimi të jetë i pakontestueshëm ligjërisht,” tha Teliti. “Veliaj ka të drejtën të dëgjohet, ashtu…

Read More