Autor: TV News
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta bëjnë këtë”. Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme dhe aleate kanë njohur ditët e fundit shtetin palestinez. “Ky do të jetë një shpërblim për mizoritë e Hamasit”, tha Trump para OKB-së. Trump u shpreh se ata që duan paqe, duhet të bashkohen në një mesazh: Të lirojnë pengjet tani! Ai ka shtuar se nuk do ta harrojnë kurrë 7 tetorin e vitit 2023, kur Hamas ka sulmuar jugun e Izraelit, duke vrarë 1,200…
Skuadra e Juventus e zhvillon të shtunën ndeshjen e radhës në Serie A. Zonja e Vjetër do të përballet me skuadrën e Atalantas në ‘Allianz Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport. Sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport, trajneri Tudor pritet t’i japë epitetin e titullarit Edon Zhegrovës. Sulmuesi kosovar hyri në fushë në minutën e 86-të në barazimin 4-4 të javës së kaluar me Dortmundin, përpara se të futej në lojë për dhjetë minutat e fundit në fundjavë kundër Veronës. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për Zhegrovën, për të treguar vlerën e tij. /GazetaBlic Sport/
Ora e shumëpërfolur e Mozzik nga marka “Richard Mille” del të jetë false. Kështu raporton ATV, bazuar në burimet e veta. Reperi Mozzik u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi që iu gjetën dy ora luksoze. Dogana e Kosovës menjëherë pas rastit, kishte lëshuar një deklaratë ku e sqaronte rastin. Në njoftim u tha se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro. Sipas njoftimit, “duke qenë se shmangia nga obligimet…
Komisionet Parlamentare ende pezull, Peleshi zhvillon takim informal me kryetarët e grupeve – faxweb
Në orën 15:00 kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të zhvillojë një takim informale me kryetarët e grupe parlamentare. Mësohet se në fokus të takimit, do të jetë diskutimi për formimin e komisioneve parlamentare, pasi këto të fundit janë ende pezull, por edhe zgjidhjen e ngërçit politik. Ndërkohë edhe pse PD depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për rregulloren e re, është mësuar se do dërgojë emrat e anëtarëve të komisioneve në Kuvend.
Presidenti Donald Trump bëri të ditura disa përfundime të sistemit shëndetësor amerikan, të cilat sugjerojnë se autizmi lidhet me përdorimin e paracetamolit në shtatzëni. Në një konferencë për shtyp, së bashku me Sekretarin e Shëndetësisë Kennedy, Trump paralajmëroi prindërit të qëndrojnë sa më larg të jetë e mundur këtij medikamenti. “Marrja e paracetamolit nuk është e mirë. Në rregull. Do ta them. Nuk është e mirë. Për këtë arsye, rekomandohet fuqimisht që gratë të kufizojnë përdorimin e tij gjatë shtatzënisë, përveç nëse është e nevojshme nga ana mjekësore. Kjo është, për shembull, në rastet e temperaturës jashtëzakonisht të lartë, kur…
Autoritetet e Napolit kanë ndaluar shitjen e biletave për tifozët e Eintracht Frankfurt për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve midis dy ekipeve më 4 nëntor. Ndalimi do t’i pengojë banorët e Frankfurtit të blejnë bileta në çdo seksion të stadiumit. Masa vjen mes një historie përleshjesh midis tifozëve të klubeve. Në vitin 2023, Napoli dhe Frankfurti u përballën në një ndeshje eliminatore të Ligës së Kampionëve. Ndërsa Napoli fitoi 5-0 në total, ndeshja e kthimit në Napoli u njollos nga dhuna. Para ndeshjes, shpërthyen përleshje në qytet, duke rezultuar në arrestimin e pesë tifozëve të Napolit dhe tre…
Njësitë e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur një aksion në Orikum, për shembjen e dy objekteve që nuk janë të pajisura me leje ndërtimi. Aksioni ka nisur tek një restorant dhe 10 dhoma pushimi në pronësi të Emanuela Xhanajt, e cila ngre shqetësimin se në muajin janar, pas një akti konstatimi, biznesi i saj është skualifikuar nga procesi i legalizimit. Pas kësaj, Emanuela Xhanaj tregon se ka nisur një proces gjyqësor me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), proces i cili është ende në vijim dhe pa një vendim gjykate. Për rrjedhojë, ajo e konsideron aksionin për prishjen…
NATO i ka dërguar një mesazh të qartë Rusisë, duke i kërkuar të ndalojë sjelljet “të papërgjegjshme” dhe “të pamenduara” kundër vendeve anëtare të Aleancës. Reagimi erdhi pas incidentit të ndodhur më 19 shtator, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31, të armatosur, shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për më shumë se dhjetë minuta. Pas kërkesës së Estonisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh urgjentisht dhe dënoi ashpër provokimin rus, duke shprehur “solidaritet të plotë” me vendet aleate që kanë përjetuar shkelje të hapësirës së tyre ajrore. “Këto veprime janë të rrezikshme, përshkallëzuese dhe mund të çojnë në gabime të…
Një nga lojtarët që ka performuar më dobët në këtë pjesë të hershme të sezonit për Juventusin është Teun Koopmeiners. Mesfushori holandez nuk ka arritur të ketë ndikim sa herë që është thirrur nga trajneri Igor Tudor. Sipas Sportmediaset, klubi është i përgatitur të marrë në konsideratë shitjen e tij që në afatin kalimtar të janarit nëse nuk ka kthesë në performancat e tij. Ai ishte transferuar nga Atalanta një vit më parë në një marrëveshje me vlerë 60.7 milionë euro duke përfshirë bonuset. Një huazim nuk mund të përjashtohet, duke i dhënë lojtarit një shans për të rindërtuar vlerën…
Angelina Jolie foli për debatin mbi lirinë e fjalës që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. Aktorja fituese e çmimit Oscar u pyet në një festival filmi në Spanjë gjatë fundjavës: “Çfarë keni frikë si artiste dhe si amerikane?”. “Është një pyetje shumë e vështirë”, u përgjigj Jolie, sipas The Guardian. “E dua vendin tim, por në këtë kohë, nuk e njoh vendin tim”, tha Jolie. “Gjithmonë kam jetuar ndërkombëtarisht, familja ime është ndërkombëtare, miqtë e mi, jeta ime”. Ajo vazhdoi duke thënë: “Këndvështrimi im për botën është i barabartë, i bashkuar dhe ndërkombëtar. Çdo gjë, kudo, që ndan apo…
