Autor: TV News

Njohja e një shteti palestinez nga Britania, Kanadaja dhe Australia është “një fitore” për të drejtat palestineze, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi. “Këto njohje përbëjnë një fitore për të drejtat e popullit palestinez dhe legjitimitetin e luftës sonë, dhe dërgojnë një mesazh të qartë: pavarësisht se sa larg shkon Izraeli në krimet e tij, ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të fshijë të drejtat tona kombëtare”, tha Mardawi për AFP.Lexo edhe :Related Posts Në një deklaratë të mëvonshme, lëvizja islamiste palestineze bëri thirrje për “masa konkrete” që shoqërojnë këto njohje. Këto duhet të përfshijnë një fund të menjëhershëm të “luftës…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar në New York konferencës së Ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator. Në konferencën e drejtuesve të diplomacisë ndërkombëtare mori pjesë edhe Kaja Kallas, kryediplomatja europiane, si dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. “Ne jemi këtu sepse ky incident shqetëson jo vetëm Estoninë, por gjithë komunitetin ndërkombëtar. Këto veprime të Rusisë janë të pamatura, të rrezikshme dhe të papranueshme, dhe nuk duhen toleruar”, thuhet në deklaratën e Ministrave të Jashtëm. Spiropali iu bashkua…

Read More

Para disa minutave është publikuar lista e Top 10 finalistëve për “Topin e Artë 2025”. Tashmë janë bërë zyrtare emrat e dhjetë futbollistëve që kanë hyrë në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz “Ballon d’Or 2025”. Sipas njoftimit të Squawka Football, në mesin e finalistëve janë: Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi, Kylian Mbappe, Nuno Mendes, Cole Palmer, Raphinha, Mohamed Salah, Vitinha, Lamine Yamal.

Read More

Portugalia është bërë vendi i katërt që njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe. Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, njoftoi të dielën se vendi i tij ka marrë vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Ai theksoi se Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon. Rangel u shpreh se një armëpushim i menjëhershëm është urgjent dhe nënvizoi se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë formë kontrolli në Rripin e Gazës apo përtej tij. Ai gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të të…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi  që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres. “Ky takim duhet të shërbejë…

Read More

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të mbahet në sonte në Paris. Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele janë në një garë të ngushtë për të fituar çmimin më të madh individual në botën e futbollit, shkruan GazetaBlic Sport. Legjenda e futbollit, Ronaldinho do të zbulojë fituesin e madh të këtij çmimi. Ronaldinho para pak çasteve ka arritur në vendin ku do të mbahet ceremonia. /GazetaBlic Sport

Read More

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli tha se shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj nuk ka asnjë pengesë ligjore. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Kadilli deklaroi se shkarkimi i Veliajt është një vendim politik i mazhorancës. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se figurat politike në opozitë që heqin dorë nga gara për Bashkinë e Tiranës, tregojnë që nuk e kuptojnë politikën dhe që nuk e meritojnë as atë votë që kanë marrë. INTERVISTA E PLOTË: Si e kupton këtë që po ndodh me…

Read More

Në Glendale, Arizona, dhjetëra mijëra mbështetës morën pjesë në shërbesën përkujtimore për aktivistin konservator Charlie Kirk, i vrarë 11 ditë më parë në një universitet në Utah. Presidenti Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të administratës e përshkruan Kirk si një figurë martire, duke premtuar se trashëgimia e tij do të jetojë. “Ai është më i madh tani se kurrë më parë. Dhe është i përjetshëm,” u shpreh Trump, duke njoftuar se do ta nderojë Kirk me Medaljen Presidenciale të Lirisë. E veja e tij, Erika Kirk, emocionoi publikun me një fjalim të fuqishëm ku premtoi të…

Read More

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Xhevahir Veizin pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur në qytetin e Lushnjës. Veizi akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Njoftimi i plotë i Gjykatës së Fierit: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg Xhevahir Veizin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për…

Read More

Një studim i Universitetit të Cambridge zbuloi se ChatGPT ka vështirësi në sfidat matematikore, duke bërë gabime në problemin e njohur platonik të “dyfishimit të katrorit”, ashtu si do të bënte çdo nxënës. Studimi, i botuar në International Journal of Mathematical Education in Science and Technology, tregoi se si ChatGPT-4 u përgjigj një prej problemeve më të vjetra matematikore, dyfishimit të katrorit, që përshkruhet nga Platon te dialogu i tij “Menoni”. Në këtë dialog, Sokrat i udhëzon një djalë rob që të zbulojë se katrori i ri duhet të ketë anët e barabarta me diagonalen e katrorit fillestar, duke demonstruar…

Read More