Autor: TV News
Forcat ruse kanë torturuar sistematikisht civilë ukrainas në më shumë se 100 qendra paraburgimi në Rusi dhe në pushtimin e Ukrainës që nga fillimi i luftës, deklaroi këtë të martë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut. Në një raport të publikuar, përshkruheshin raste të ekzekutimeve të simuluara, goditjeve elektrike dhe përdorimit të pozicioneve të presionit të zgjatur mbi qytetarët ukrainas për akte jo-kriminale, siç është kritikimi i pushtimit të Rusisë, i cili tha se kishte rezultuar fatal në disa raste. “Kjo është torturë e përhapur dhe sistematike. Është dokumentuar në çdo rajon të territoreve të pushtuara, si dhe në dhjetëra…
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar sot, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar me 51 vota pro, për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë. Vendimi vjen si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai shpalli si kandidate për drejtimin e bashkisë ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Mbledhja u hap me një deklaratë nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila u shpreh se ky vendim përfaqëson një hap për “çlirimin” e kryeqytetit. “Sot po përmbushim detyrën tonë, duke i dhënë fund një…
Ish-mesfushori i Anglisë dhe Manchester United, Paul Scholes, ka kritikuar Marcus Rashford, pavarësisht se sulmuesi ka shënuar dy gola më 18 shtator në Champions League kundër Newcastle. Ish-futbollisti i njohur ka thënë se nuk mund të jetë i lumtur për Rashford, duke përmendur mënyrën se si lojtari u largua nga Manchester United. “Qëndrimi i tij ndaj United drejt fundit ishte i turpshëm. Shpesh e shihja duke ecur në fushë vetëm sepse donte të largohej nga klubi”, ka deklaruar legjenda e “Djajve të Kuq”. “Duhet të jetë i vetëdijshëm për veten, nuk është më fëmijë. A mund të jetë ndër lojtarët…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres. Takimi vjen pas kritikave të hapura që Trump shprehu ndaj OKB-së. Gjatë takimit, Guterres theksoi rolin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për OKB-në dhe vlerësoi angazhimin e Presidentit Trump për paqen. “Ne jemi tërësisht në dispozicion për të bashkëpunuar drejt një paqeje të drejtë,” deklaroi Guterres. Nga ana e tij, Presidenti Trump u shpreh se delegacioni amerikan ishte pritur me “respekt të madh” nga stafi i OKB-së. Ai gjithashtu e mori me sportivitet incidentin me shkallët lëvizëse të prishura që kishte hasur…
E ftuar në “The Dalina Show”, Egli Tako u ndal tek raporti i saj me Gjestin, një prej temave që ngjalli më shumë diskutime gjatë kohës së saj në reality show. Ajo sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë dashurore, por thjesht një lidhje shoqërore që e ndihmoi të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë. “Unë aty brenda kam dashur fort disa njerëz, dhe këtë e kam thënë gjithmonë. Me kalimin e javëve, secili fillon të bëhet egoist, shikon vetëm lojën e tij, por unë nuk kam qenë asnjëherë menefregiste. Për Gjestin e kam theksuar…
Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, tha në mbledhjen e sotme kur pritet propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, tha se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve. “Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin që kjo mbledhje të mbyllet. Ka qenë gjithmonë përpjekjet e opozitës vënies para përgjegjësisë të kryetarit të bashkisë, për aferat. Ai në vetë nuk i ka bërë këto zgjedhje, bashkë me ju i kanë bërë, ju…
Santiago Gimenez ka shënuar më në fund me fanellën e Milanit. Sulmuesi meksikan ka realizuar ndaj Lecces, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 0. Ja pamjet – VIDEO. The post Vjen më në fund goli, Santiago Gimenez shënon dhe çlirohet nga presioni i madh appeared first on GazetaBlic.
Hungaria nuk ka ndërmend të heqë dorë nga furnizimet me energji nga Rusia, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, në një intervistë për The Guardian, duke sfiduar kështu kërkesën e Shtëpisë së Bardhë, që vendet aleate të NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Europa të ndërpresë importet e naftës nga Rusia. Por Szijjártó u shpreh se burimet ruse të naftës dhe gazit janë jetike për shtetin hungarez. “Ne nuk mund të garantojmë furnizimin e sigurt të energjisë për vendin tonë pa burimet ruse të naftës dhe gazit”. Ai shtoi se bëhet…
Pas përfundimit të seancës së Këshillimit Bashkiak, ku u vendos shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, anëtari i këshillit Bashkiak të Tiranës Dotian Teliti ka deklaruar se Veliaj mori atë që meritoi.“Duhet të ndiqet menjëherë procedura ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave dhe të hapet menjëherë gara për zëvendësimin e Erion Veliajt. Sot Erion Veliaj mori atë që meritoi, atë që do të mbjellësh, do të korrësh. Mbolli urrejtje, korrupsion dhe gaz lotsjellës, të moshuarve 80-vjeçe dhe foshnjave. U shkarkua dhe që nga ky moment ai nuk është më kryetar. Ky është një lajm shumë…
Real Madrid e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në La Liga. Madrilenët do të përballen me skuadrën e Levantes, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:30, me ‘Mbretërit’ që kërkojnë të ruajnë bilancin 100%, sepse deri më tash kanë 5 fitore nga 5 ndeshje. Ja formacionet zyrtare: LEVANTE XI: Ryan; Toljan, Elgezabal, Dela, Pampín; Carlos Álvarez, Oriol Rey, Vencedor, Olasagasti; Iván Romero, Etta Eyong. REAL MADRID XI: Courtois; Asencio, Huijsen, Carreras, Fran García; Ceballos, Fede Valverde, Arda Güler; Mastantuono, Mbappé, Vinicius. /GazetaBlic Sport/
