Autor: TV News
Silva Caka është eksponentja e radhës që i bashkohet Partisë Socialiste duke lënë pas jetën në opozitë. Ajo u emërua sot në detyrën e zv/ministres së Brendshme dhe nga sot do të jetë pjesë e qeverisë. Caka, e cila dikur mbante edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, në një deklaratë të 20 shkurtit 2024 u bënte thirrje qytetarëve që të protestonin kundër qeverisë së udhëhequr nga PS dhe kryeministri Edi Rama. Në atë kohë ajo shprehej se qeveria ka thyer çdo premtim që ka bërë përpara se të vinte në pushtet dhe se çdo…
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të enjte në Greqi. Një i mitur, 11 vjeç është përplasur nga një automjet, teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët qendrore të qytetit të Igumenicës. Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari u përpoq të kalonte rrugën, por u godit nga një automjet që po kalonte në atë moment. Përplasja ishte e fuqishme dhe shkaktoi plagë të rënda te fëmija. Menjëherë pas aksidentit, ai u dërgua në Urgjencën e Igumenicës ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes të rënduar, ai u transferua në Spitalin e Filiates,…
Skuadra e Lirisë e ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Liridon Leci do të jetë trajner i ekipit me shumë histori nga Prizreni, shkruan GazetaBlic Sport. Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizajt! Njoftimi i plotë zyrtar:
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim të enjten me ministrin e ri të Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social facebook, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ka informuar rreth takimit ku theksi u vu tek sfidat kyçe që lidhen me mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e mbetjeve, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe luftën kundër krimeve mjedisore. “Mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe lufta kundër krimeve mjedisore janë sfida kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Përballimi i këtyre…
Sllovenia të hënën i ndaloi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu hyrjen në territorin e saj, një veprim që vjen pas ndalimit të dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik, thuhet në një deklaratë qeveritare. Sllovenia, një anëtare e Bashkimit Europian, njohu shtetin palestinez vitin e kaluar, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli. Vërehet se shumica e vendeve në kontinentin europian tani e njohin shtetin e Palestinës, pas njoftimeve zyrtare të bëra të hënën nga podiumi i OKB-së nga…
Drita ka lëshuar një mundësi të jashtëzakonshme për gol. Arb Manaj ka dështuar ta dërgojë topin në portën kundërshtare, pavarësisht se ishte në situatë fantastike. Rezultati mbetet 1 me 0 për Ballkanin, kur po zhvillohet minuta e 60-të. The post E pabesueshme: Arb Manaj dështon nga afërsia, nuk e barazon rezultatin appeared first on GazetaBlic.
Zv. Kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndarë në rrjetin social “Facebook”, planin energjitik për vitin 2025-2029.Premisat e këtij plani në Shqipëri janë: humbja e më pak se 12% i nivelit të humbjeve në rrjetGjithashtu, sipas këtij plani 4 vjeçar për energjitikën në Shqipëri, pritet që të diversifikohen burimet me më shumë se 1500 MW.Ndërkaq, u prezantua dhe projekti për parkun më të madh eolik i cili do të pozicionohet në Tropojë. Ky park do të ofrojë 600 MW energji.Ndër të tjera, shpalosen plane të mëtejshme për sistemin e energjitikës në Shqipëri edhe për qytet e…
Më 22 shtator filloi ekuinoksi i vjeshtës, dhe në hemisferën veriore kjo do të thotë ditë më të shkurtra dhe net më të gjata për gjashtë muaj. Për këtë arsye, miliona evropianë të veriut që kanë mungesë dielli zakonisht shkojnë në plazhet e Karaibeve ose të Afrikës Veriore për të marrë disa rreze dielli dimërore. Mjekët e tyre ndoshta do të preferonin që ata të qëndronin në shtëpi. Përveç plakjes së lëkurës, rrezet ultravjollcë (UV) dëmtojnë ADN-në, gjë që shkakton kancer të lëkurës, dhe numri i rasteve po rritet gjithandej botës. Edhe pse pak diell është i nevojshëm për të…
Një gjykatë në Paris e dënoi ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, me pesë vjet burgim, pasi e gjeti fajtor për komplot lidhur me një skemë të supozuar për financimin e fushatës së tij presidenciale më 2007 me fonde nga Libia. Gjykata vendosi se ai do të burgoset edhe nëse e apelon vendimin. Por, gjykata tha se data për dërgimin e tij në burg do të caktohet më vonë. Gjykata e gjeti fajtor Sarkozyn për pjesëmarrje në organizatë kriminale në komplotin nga viti 2005 deri më 2007 për financimin e fushatës së tij me fonde nga Libia në këmbim të favoreve diplomatike.…
Skuadra e Ferizajt ka shënuar golin e avantazhit ndaj Malishevës. Golin e avantazhit e ka shënuar qendër mbrojtësi, Ardit Iljazi, shkruan GazetaBlic Sport. Iljazi realizoi golin e avantazhit pas 31 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 0-1. /GazetaBlic Sport
