Autor: TV News

Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Menjëherë në fluturim u ngritën 4 avionë luftarakë F-16. Në fluturim u ngrit edhe një avion mbikëqyrës amerikan. Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, që interceptoi mjetin e fluturimit, bëri me dije se avioni rus qëndroi në hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane ose kanadeze. Vendet e NATO janë në gatishmëri pas disa rasteve të javës së kaluar, kur avionë dhe dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë. Megjithatë, rasti i…

Read More

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, mohoi në mënyrë kategorike që forca që ai përfaqëson të mbështesë një kandidat opozitar për bashkinë e Tiranës edhe nëse vjen nga shoqëria civile, për sa kohë në krye të PD është Sali Berisha I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Muçi tha se kjo nuk ndodh për sa kohë çdo kandidat është vegël e Sali Berishës. Ai tha se edhe nëse do të vinte një bashkëpunim, atëherë kushti do të ishte që në krey të PD mos ishet Sali Berisha. Pjesë nga biseda: Borakaj: Do të mbështesni një…

Read More

Arne Slott e ka udhëhequr Liverpoolin drejt lavdisë në Premier League në sezonin e tij debutues si trajner i klubit nga Merseyside, dhe në një intervistë me Ali McCoist të TNT Sports, trajneri i Liverpoolit zbuloi saktësisht se cili është prioriteti i tij këtë sezon. Slott hezitoi kur u pyet nëse do të preferonte të fitonte një tjetër titull të Premier Ligës apo ta sillte trofeun e Ligës së Kampionëve përsëri në Liverpool, por McCoist përfundimisht mori një përgjigje nga holandezi. “Nëse do të mund të fitoja vetëm njërën, këtë herë do të zgjidhja Ligën e Kampionëve”, tha Slott. Ish-trajneri…

Read More

Kush është Nesti Angoni dhe pse goditi Vokshin pas Veliajt? Kjo ishte një nga pyetjet që u diskutua këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Politikani Fatbardh Kadilli me batutë u përgjigj se Angoni më shumë ngjan me Diellën e Edi Ramës. Ndërsa për deputetin demokrat Besart Xhaferri SPAK në raste të tilla duhet të japë informacion nëse kemi të bëjmë me dononcues real. Pjesë nga biseda: Borakaj: Jemi te Nesti Angoni, pas Veliajt goditi Vokshin? Xhaferri: Nuk jam jurist. Kur bëhen kallëzime duhen lënë të dhëna reale. Ky lloj anonimati duket…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë atij se Kievi mund të përgjigjet ndaj sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë duke vepruar po njësojë, teksa Ukraina po vazhdon operacionet ndaj rafinerive ruse. “Nëse ata sulmojnë energjinë tonë, presidenti Trump mbështet që edhe ne të përgjigjemi me [sulme ndaj] energjisë”, tha Zelensky në një intervistë për Axios, të publikuar më 25 shtator. Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë. Megjithatë, Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që…

Read More

Të dielën, kampionati italian i futbollit sjell një ndeshje të madhe. Milani do të përballet me Napolin, një përballje që mund të japë më shumë qartësi për pretendentët e titullit të këtij sezoni. Kjo sfidë nuk është e rëndësishme vetëm për pozitat në tabelë, por edhe për duelin e veçantë mes dy trajnerëve, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, të cilët rikthehen ballë për ballë pas 12 vitesh. Herën e fundit që u ndeshën në Serie A ishte tetori i vitit 2013. Atëherë, Conte drejtonte Juventusin, ndërsa Allegri ishte në sezonin e tij të parë me Milanin. Statistikat favorizojnë trajnerin aktual…

Read More

Pronari i agjencisë turistike “Sunny Travel”, Ardi Gjuzi, 63 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nën hetim është vendosur dhe bashkëshorja e tij, E. Gj., 51 vjeçe, punonjëse në këtë agjenci, për të njëjtat veprat penale. Pronari Ardi Gjuzi 63 vjeç dhe bashkëshortja e tij E. Gj., 51 vjeçe dyshohet të kenë përfituar rreth 17.000 euro nga mashtrimi i vazhdueshëm i klientëve në agjencinë turistike. Hetimet lidhur me këta persona ka nisur prej disa javësh nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe…

Read More

Ushtria izraelite deklaroi se 700,000 palestinezë kanë ikur nga qyteti i Gazës në pjesën jugore të enklavës palestineze që nga fundi i gushtit. Forcat ushtarake izraelite nisën një ofensivë tokësore në të gjithë zonën, me qëllim shkatërrimin e Hamasit . Ushtria izraelite nisi një operacion më të gjerë më 16 shtator kundër qytetit të Gazës, qendrës më të madhe urbane në enklavën palestineze, me qëllim shkatërrimin e asaj që ajo e paraqet si fortesën e fundit të madhe të organizatës islamiste palestineze Hamas, sulmi i përgjakshëm i së cilës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, nisi luftën. Operacionet izraelite kundër…

Read More

Skuadra e Prishtinës ka siguruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës. Të drejtuarit e Arsim Thaqit triumfuan me rezultat 2 me 0 ndaj Prishtinës së Re, shkruan GazetaBlic Sport. Ilievski dhe Blendi Baftiu shënuan golat e fitores për Prishtinën, fitore kjo që e dërgon këtë skuadër në krye të tabelës. Pas gjashtë xhirove, Prishtina ka 13 pikë, 4 fitore, një barazim dhe një humbje. /GazetaBlic Sport/

Read More

Qeveria shqiptare ka bërë emërime të rëndësishme këtë të enjte në ekzekutiv. ‘Lëvizja’ më surprizë ka qenë ajo e Silva Cakës, e cila nga këshilltare e Partisë së Lirisë, është emëruar zëvendës ministre e Brendshme. Ndërsa, edhe dy zonja janë emëruar zëvendës ministre. Kështu, Eugena Tomini është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë. Ndërsa, Edona Bilali është emëruar zëvendës ministre tek Infrastruktura.

Read More