Autor: TV News
Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një artikull të botuar së fundmi nga “Financial Times”, i bëri thirrje BE-së të përdorë asetet e ngrira ruse, për të financuar përpjekjet e luftës së Ukrainës. Ai ka argumentuar se “një veprim i tillë mund të zhbllokojë një kredi prej 140 miliardë eurosh për Kievin dhe të demonstrojë “forcën për të qëndruar në lojë” kundër agresionit rus. Në kontrast të plotë me skepticizmin e mëparshëm të Berlinit në lidhje me përdorimin e aseteve të sekuestruara ruse, Merz argumentoi se kredia duhet të përdoret për të financuar pajisje ushtarake. Dhe kjo sipas tij, të realizohet…
Një grua 75-vjeçare në Japoni është arrestuar për mbajtjen e trupit të vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet, tha policia sot. Të martën, gruaja shkoi në polici me një anëtar të familjes për të deklaruar se kishte mbajtur një trup në frigorifer dhe se “ishte vajza e saj” që kishte lindur në vitin 1975 , tha një zëdhënës i policisë japoneze për AFP . Oficerët e policisë që shkuan në shtëpinë e saj, të vendosur në pjesën verilindore të Tokios, gjetën trupin e një gruaje, të mbështjellë, të veshur me një bluzë dhe të brendshme brenda frigoriferit. Policia tha se “trupi ishte në një gjendje…
Ish lojtari i ri i Arsenalit, Billy Vigas, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru. Sulmuesi u vendos në koma të induktuar në fillim të kësaj jave, transmeton GazetaBlic Sport. Lëndimi u shkaktua gjatë një ndeshjeje me ekipin e Chichester, për të cilin ai luajti për herë të fundit, pasi goditi një mur betoni.
Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake “Zapad”, që Minsku zhvilloi me Rusinë. Pekini duket se ka luajtur një rol thelbësor në vendimin për rihapjen e kufirit. Në minutat e para të 25 shtatorit, automjetet e pasagjerëve rinisën kalimin përmes Terespol–Brest dhe kamionët në Kukuriki–Kazloviçi, ndërsa hekurudha e mallrave u rihap përmes Kuznica Bialostocka–Hrodna, Siemianovka–Svislaç dhe Terespol–Brest. Ky hap pasoi një urdhër të ministrit polak të Brendshëm, Marcin Kierwinski, i cili u bë publik nga kryeministri Donald Tusk. Kufiri kishte qenë i mbyllur që…
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas. Njoftim i Policisë: Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve:• L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë;• N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor…
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Giovanni Leoni, është zotuar të rikthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi debutimi i tij përfundoi me një dëmtim të rëndë në gju. Leoni, i cili mbërriti në klubin e Merseyside këtë verë, pësoi lëndim në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Southampton në raundin e tretë të Kupës Carabao, e cila përfundoi 2:1 në favor të Liverpoolit. “Dua të falënderoj sinqerisht çdo person që më ka mbështetur gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi 18-vjeçari italian në Instagram. “Nuk ishte debutimi që kam ëndërruar gjithmonë, por do të bëj çmos që të kthehem…
Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij turk Rexhep Tayip Erdogan. Në fjalën e tij Trump u shpreh se një marrveshje për përfundimin e luftës në Gaza është afër. “Siç e dini, u takova me Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, u takuam me Jordaninë. Mbreti i Jordanisë ishte atje. Patëm një takim vërtet të shkëlqyer. Mendoj se shumë gjëra u përcaktuan në atë takim. Dhe duhet të takohem me Izraelin, dhe duhet ta bëj edhe këtë. Ata e dinë se çfarë dua, dhe ne mendojmë se mund ta arrijmë këtë. Shpresoj se mund…
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Venezuelën veriperëndimore të dielën , tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Epiqendra ishte 24 kilometra në lindje-verilindje të Mene Grande dhe thellësia fokale u vlerësua në rreth 8 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për viktima. Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Cabello citoi institutin sizmologjik të Venezuelës (Funvisis): “Ishte një tërmet me magnitudë 5.4”, tha Cabello, “pa dëme të konsiderueshme në ndërtesa” dhe kjo për shkak të “cilësisë së ndërtimit në Venezuelë”. Agjencia gjeologjike e Kolumbisë fqinje tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.1 ballësh dhe u…
Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u tha udhëheqësve botërorë se populli i tij kundërshton sulmin e tetorit të vitit 2023 të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit. Gjatë adresimit në Kombet e Bashkuara, Abbas tha se ky grup radikal nuk do të ketë rol në qeverisjen e Rripit të Gazës pasi të ketë përfunduar lufta dhe duhet të dorëzojë armët para administratës së tij. “Agimi i lirisë do të vijë”, u tha ai palestinezëve. Abbas i…
Mbrojtësi William Saliba është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë me Arsenalin pas një oferte të përmirësuar nga “Topçinjtë”. Arsenali i dërgoi kushte të reja kontrate në gusht, të vlerësuara nga mbrojtësi dhe agjenti i tij në javët e fundit. Kontrata e re e 24-vjeçarit do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2030. Saliba mbërriti te Arsenali në verën e vitit 2022 nga Marseja. Mbrojtësi ka bërë tashmë 139 paraqitje për “Topçinjtë”, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tre asiste. /GazetaBlic Sport/
