Autor: TV News
Autoritetet ruse raportuan se dronët ukrainas goditën rafinerinë e naftës Afipsky në Rusinë jugperëndimore. Shtabi operativ rajonal i Krasnodar Krai raportoi se mbeturinat e dronëve ukrainas ranë mbi një nga njësitë e rafinerisë gjatë një sulmi më të gjerë me dronë në rajon. Zyrtarët pohuan se në sulm nuk pati viktima ose dëme në infrastrukturë, shkruan The Kyiv Independent. Kievi vazhdon të përshkallëzojë fushatën e tij kundër infrastrukturës ruse të naftës dhe gazit, një burim kyç i të ardhurave të Moskës që ndihmon në nxitjen e pushtimit të saj të plotë të Ukrainës. Rafineria Afipsky është një nga objektet strategjike të…
Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ka lënë sot qelinë e burgut të Durrësit. Dako ka përfunduar 11 ditët e qëndrimit në burg, pasi Apeli i GJKKO vendosi që ta kthente atë në qeli. Por fill pas këtij vendimi që dha gjykata, Dako nuk u dërgua në paraburgimin e Durrësit, por në spitalin Rajonal të qytetit bregdetar, pasi kishte probleme me shëndetin. Ndërkohë, pas qëndrimit të tij në banesë, në masën e ‘arrestit shtëpiak’, ndaj Dakos u mor masa për rikthimin sërish në qeli, ndërsa tashmë duket se i ka mbyllur problemet me drejtësinë, pasi ka shlyer dënimin e tij. AKUZATDako u akuzua…
Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë sigurie në hapësirë. Ai tha se qeveria federale gjermane synon të investojë një shumë prej 35 miliardë eurosh për projekte hapësinore dhe arkitekturë të sigurisë hapësinore deri në vitin 2030. Kjo përfshin satelitë, stacione tokësore dhe aftësitë e lëshimit, deklaroi politikani socialdemokrat në një kongres për hapësirën të Federatës së Industrisë Gjermane në Berlin. Konfliktet e ardhshme jo vetëm në Tokë Në këtë kontekst, ai paralajmëroi për kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina në hapësirë. Konfliktet e ardhshme nuk do…
Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Do të jetë një shenjë e fatit ajo që do ju udhëzojë. Në raportin në çift, do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat solide për të ardhmen. Demi Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do ju dhurojë aftësinë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë, dhe mundohuni të mbani nën kontroll xhelozinë. Një lëvizje e gabuar, mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme. Binjakët…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Duke folur përpara fjalimit të kryeministrit izraelit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të premten, presidenti amerikan u tha gazetarëve në Zyrën Ovale: “Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor… Kjo nuk do të ndodhë.” Trump, i cili do të takohet me Netanyahun të hënën, tha gjithashtu se një marrëveshje për Gazën ishte “shumë afër”. Izraeli po përballet me një presion global në rritje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pushtimit të Bregut Perëndimor,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një raund të ri tarifash doganore të ashpra mbi një sërë importesh, nga produktet farmaceutike deri te kamionët e rëndë. Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja me Bashkimin Evropian, e cila përcaktonte një nivel mesatar tarifash prej 15%. Sipas njoftimit të bërë nga Trump në rrjetin e tij social Truth, duke filluar nga 1 tetori, çdo produkt farmaceutik i markës ose i patentuar do të tatohet me 100%, me përjashtim të rasteve kur kompania ka nisur ndërtimin e një fabrike prodhimi në territorin amerikan. “Kantier do…
Olivier Giroud vazhdon të luajë në nivele të larta me formë optimale. Sulmuesi francez i dha fitoren e madhe skuadrës së Lille, sonte në Europa League, shkruan GazetaBlic Sport. Giroud u inkuadrua në minutën e 67-të ndaj Brann, kurse realizoi në minutën e 80-të, duke vendosur shifrat 2 me 1. Ja pamjet – VIDEO.
Kryeministri Edi Rama shkarkoi ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të pjesshme lokale për bashkinë e Tiranës. I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, foli për qasjen që do të ektë forca e tij politike në këto zgjedhje. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse do të jetë sërish Arlind Qori si kandidat, Muçi tha se kjo do të vendoset pas mbledhjes së anëtarësisë. Ndërsa hodhi poshtë në mënyrë kategorike hyrjen në koalicion. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e shikoni këtë garë që po…
Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Prishtina është në avantazh pas 45 minutave të parë ndaj Prishtinës së Re, shkruan GazetaBlic Sport. Ilievski realizoi golin e vetëm deri më tash, duke vendosur rezultatin prej 1 me 0. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë. /GazetaBlic Sport/
Gazetarja Klesiana Omeri tha se kryeministri Edi Rama i ka dhënë prej kohësh sinjalet që Tirana ka nevojë për një kryebashkiak të ri. E ftuar në studion e Quo Vadis në Vizon Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, Omeri zbuloi më shumë detaje nga mbledhjet që ka zhvilluar Edi Rama. Ajo u shpreh se në mbledhjen e Ramës me nënkryetarët e bashkisë, Ristani është larguar 1 orë më herët, duke hedhur dyshime se znj.Ristani mund të jetë përzënë. Sa i përket takimit të Ramës me disa deputetë ditën e djeshme, gazetarja Klesiana Omeri tha se është diskutuar për Ballukun si…
